"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Ikën edhe Hodaj nga Kadastra e Vlorës/ Pronari: Tokën do të ma marrë Alban Xhillari, në skemë edhe kryeministri
8 Tetor 2019, 11:47Nga DOSJA
VLORË- Tensionet në Kadastrën e Vlorës nuk kanë të sosur. Pas dorëheqjeve të para, sot ka dhënë dorëheqjen edhe drejtoresha e Kadastrës në Vlorë, Elona Hodaj dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali. Shkak për largimin është vendimi i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet, ku është prëfshirë Alban Xhillari dhe familja Gjoka.
Në një deklaratë për mediat, pronari Kristo Gjoka, i shoqëruar nga avokati i tij, Geron Gunbardhi kanë kallëzuar në prokurori 23 persona. Gunbardhi akuzoi Xhillarin se ka arritur të mashtrojë edhe kryeministrin Edi Rama, nga i cili ka marrë një leje me dokumente të falsifikuara. Vetë pronari, tha se ka 30 vite që pret që të marrë pronën e tij.
Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’. Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.
Konflikti për pronën në Jalë
Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.
Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës
Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- I arrestuar si autori i vrasjes së ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali, i njohur edhe si i “forti i Myslym Shyrit”, ia ka dalë të fitojë lirinë...
Gjyqtarja ngre supet përpara se ta shprehë habinë e saj me zë. “Përse zgjodhe lekët nën dorë dhe jo gjobën?” pyet më pas gjykata të arrestuarin që ka dalë para ...
TIRANË- Një aksident i shumëfishtë është shënuar sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas një video të siguruar nga Dosja.al, shihet se disa makina...
Tiranë- Një makinë ka aksidentuar dy të mitur në Kamzës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.Sipas policisë janë aksidentuar A. M.,6 vjeç dhe L. ...
Media greke “Kathimerini”, e cila botoi e para informacionin se në Portin e Pireut u gjet kokaina që mbërriti në Durrës, zbardh skemën e plotë të trafikut. Plot...
GREQI– Ngjarja horror e raportuar një vit më parë ku nënë e bijë me origjinë shqiptare, mbytën foshnjen e porsalindur dhe e hodhën në plehra, është risjel...
Tiranë- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka dërguar një letër KLP-së, ku i kërkon që të emërohet në institucionet e tjera të hetimit...
SHKODËR– Hilmi Lakti është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, në zgjedhjet e zhvilluara paraditen e sotme. Kryetari i ri i qarkut Hilmi L...
ZVICËR- Gazeta Blick i ka kushtuar një artikull 24-vjeçarit shqiptar në Zvicër i cili ka ndërmarrë një nisëm për të ndihmuar disa njerëz të varfër, ...