LIVE UPDATES
Aktualitet

Media greke: Kokaina u kap falë një telefonatë anonime, porosia për dy grupe në Fier dhe Elbasan

8 Tetor 2019, 10:40 Nga DOSJA
Media greke: Kokaina u kap falë një telefonatë anonime, porosia

Media greke “Kathimerini”, e cila botoi e para informacionin se në Portin e Pireut u gjet kokaina që mbërriti në Durrës, zbardh skemën e plotë të trafikut. Plot 700 kilogramë kokainë me destinacion Durrësin dhe Selanikun është gjetur në total, në 12 konteinerë. Në Greqi janë arrestuar 4 persona, shkruan Kathimerini, teksa zbulon se një nga të arrestuarit është një biznesmen tejet i fuqishëm dhe i njohur në vendin fqinj. Dyshimet e palës greke janë se pas drogës qëndron “Mafia Shqiptare”, duke e lidhur drogën e kapur në Pire me sasitë që janë bllokuar më herët edhe në Maltë.

Shkrimi i plotë botuar nga “Kathimerini”

Një informacion fillestar erdhi tek autoritetet e Portit në Selanik natën e 2 gushtit. Një person anonim telefonoi sektorin e Anti-Drogës dhe i tha oficerit se një sasi kokaine e fshehur mes bananeve do të mbërrinte në port nga Ekuadori. Njësoj siç u njoftuan autoritetet, ashtu edhe ndodhi. Një konteiner me 47 pako me 51 kilogramë kokainë u gjet në frigorifer fshehur mes bananeve.

Ky ishte fillimi i një hetimi që zbuloi 700 kilogramë kokainë të fshehur në frigoriferët e 12 konteinerëve që transportuan banane nga Ekuadori me destinacion Pireun, Selanikun dhe Durrësin. Që nga kapja e parë, ajo e 3 gushtit, hetime të fshehta u zhvilluan në Pire dhe Selanik, dhe qindra konteinerë u verifikuan me rreze X, ku morën pjesë autoritetet portuale, Policia dhe DEA amerikane.

Tre burra dhe një grua u arrestuan në Pire, të cilët akuzohen se kishin dijeni se në një nga konteinerët ndodheshin 100 kilogramë kokainë.

Midis tyre është një importues i njohur i frutave, si dhe CEO i një kompanie të njohur shumëkombëshe që tregton banane në të gjithë botën. “Kathimerini” ka ndjekur zhvillimet që nga momenti i parë dhe sot zbulon sfondin e kësaj dosjeje e denjë për kinematografi.

Hetimi në Shqipëri

Zhvillimet më të fundit janë në 19 shtator 2019 por jo në Greqi, por në Shqipëri. Në një nga konteinerët që vinin nga Ekuadori, ishte fshehur droga, e cila pas kalimit në portin e Pireut do të kishte si destinacion portin e Durrësit. Më 19 shtator, ndërsa “kutia” po vëzhgohej për të tetën ditë radhazi nga policia shqiptare, një person hyri dhe hoqi një kuti. Më pas në një makinë private, bashkë me dy persona të tjerë, ata u larguan nga porti. 20 minuta më pas, pasi ata e kontrolluan dhe panë se kokaina ishte zëvendësuar me oriz, ata e hodhën nga makina pasi kuptuan se ishte një kurth.

Policia shqiptare arrestoi 2 persona të lidhur me biznesmenin e peshkut, i cili ia doli të arratiset në mënyrë misterioze. Policia shqiptare e kodoi operacionin “Kuito”, që i referohet kryeqytetit të Ekuadorit, nga ku nisi udhëtimi i drogës. Hetimet vazhdojnë në Shqipëri dhe Greqi, dhe hetuesit janë të bindur se pas këtij trafiku fshihet “Mafia Shqiptare”. Besohet se janë dy organizata kriminale pas drogës, të lokalizuara në Fier dhe Elbasan.

Droga që erdhi nga Kolumbia

Kjo nuk është hera e parë që kokainë brenda bananeve kapet në Shqipëri. Në shkurt të 2017, policia kapi 613 kilogramë kokainë që vinte nga Kolumbia. Konteineri erdhi në Durrës nga Italia dhe Malta. Disa muaj më pas, në Maltë u gjet 90 kilogramë kokainë brenda një konteineri me banane në dhjetor të 2018. Sërish konteinerët ishin nisur nga Ekuadori, dhe kishin si destinacion Greqinë dhe Shqipërinë. Në prill, sërish në Maltë u gjetën 144 kilogramë kokainë brenda një konteineri me banane. Asokohe u përfol se droga kishte si destinacion një bar në Mal të Zi dhe portin e Durrësit.

24 orë pasi u kap sasia e parë e kokainës në 2 gusht 2019 në Selanik, një konteiner i dytë meb me të njëjtin itinerar erdhi në Selanik. Pas konsultimit me DEA-n, oficerët nuk e kontrolluan direkt konteinerin në sistemin e ftohjes, por vendosën që t’a linin nën vëzhgim për të parë kush do të shkonte për të marrë drogën.

Bananet u shkarkuan nën maskën e “agjentëve” sekret në depon e importuesit që ndodhej në portin e Selanikut dhe “konteineri” u transportua në një depo për t’u pastruar para se të ripërdorej. 24 orë më vonë, duke mos parë lëvizje të dyshimta dhe duke konfirmuar frikën se reklamimi do t’i ndalte trafikantët që të shkonin për drogën, atëherë kokaina u sekuestrua nga Autoriteti Portual.

Ata ‘skanuan’ 300 ngarkesa

Për rreth dy javë, në konteinerët me banane në Portin e Selanikut, oficerët e anti-drogës zbuluan kokainë të fshehur në sistemin e ftohjes. Shuma totale e sekuestruar vlerësohet të arrijë në 700 kg. Gjithsej 12 konteinerë me makina me rreze X u zbuluan se kishin kokainë.  Megjithëse janë testuar më shumë se 300 konteinerë “të dyshimtë”, nuk janë gjetur sasi shtesë të drogave. Vlerësohet se rruga Ekuador – Greqi është “e djegur”,  dhe se trafikantët përkohësisht do të kërkojnë rrugë të reja.

Burimi: Kathimerini.gr

Përshtati në shqip: Fjola Graçi, Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kokaina ne durres mediat greke per kokainen kokaina ne durres mediat greke per kokainen

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari