Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
SHKODËR– Hilmi Lakti është zgjedhur kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, në zgjedhjet e zhvilluara paraditen e sotme. Kryetari i ri i qarkut Hilmi Lakti do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme, Greta Bardeli.
Lakti ka marrë votëbesimin thuaje unanim të anëtarëve të Këshillit, duke “rrëmbyer” 18 vota nga 20. Pas numërimit të votave, Lakti i ka falenderuar të gjitha ata që e kanë votuar duke premtuar se do të mundohet t’u përmbushë pritshmëritë.
“Përshëndes kryetarët e Bashkive respektive, ju premtoj se do të mundohem të justifikoj besimin që më keni dhënë. Ju uroj edhe ju sukese në punën tuaj. Faleminderit shumë,”-tha ai.
Ndonëse në zgjedhje kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut, është vënë re mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila nuk ka qënë e ftuar.
Mungesa e ftesës ndaj saj është justifikuar me argumentin se anëtarë këshilli janë kryetarët e Bashkive që janë votuar nga populli në zgjedhjet e fundit.
Dosja.al ka tentuar që të kontaktojë me kryebashkiaken, zyra e shtypit të së cilës ka konfirmuar përjashtimin që i është bërë Ademit nga zgjedhja.
“Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, është përjashtuar nga pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Qarkut. Qytetarja e Parë e Shkodrës nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë mbledhje.”
Në zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, opozita vendosi të bojkotonte duke mos marrë pjesë në votime. Pjesë e bojkotit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Zgjedhjet u fituan nga kandidati i vetëm Valdrin Pjetrit, i cili nuk u betua kurrë për shkak të probleme me ligjin e dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi vijon të mbajë detyrën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të tjera.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ZVICËR- Gazeta Blick i ka kushtuar një artikull 24-vjeçarit shqiptar në Zvicër i cili ka ndërmarrë një nisëm për të ndihmuar disa njerëz të varfër, ...
ELBASAN– Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka bërë rezistencë dhe ka kërcënuar Policinë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasa...
Tiranë- Disa ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u dërgoi një letër bankave të nivelit të dytë dhe Guvernatorit të Shqipërisë, Gent Sejkos për çështje...
Shqipëri: Policia Rrugore ka bërë kontrolle blic në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin, ku janë arrestuar 3 persona pasi nuk...
TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lenë në burg Ardian Begën, oficerin e sigurisë që u arrestua në operacionin “Kuito”, ku u sekuestruan 137 ki...
Vlorë- Kolaps sërish në Kadastrën e Vlorës. Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha, Elona Hodaj dhe zv/ drejtori Krenar Xhemali. Dosja.al mëson se shkak ...
ITALI- Mediat e italiane kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa tregohet momenti i vrasjes së 2 policëve italian Matteo Demenego dhe Pierluigi Rott...
Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Administrative i ka kthyer padinë për KLP-në, ish-kandidatit për kryeprokuror Lulzim Alushajt. Gjykata i ka lënë Lulzim Alushit 10...
Durrës- Një automjeti i është vënë flaka mesnatën e kaluar në qytetin e Durrësit dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Niko Dovana”.Mësohet se një ...
Shijak- Në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë 40-vjeçari Gentian Balla, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për një vrasje. Ai është arrestuar n...