LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Arben Bilalit/ Gjykata u kap te ADN-ja për të liruar Gjergj Cukalin, i ‘forti’ i Myslym Shyrit ‘lan’ duar

8 Tetor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Arben Bilalit/ Gjykata u kap te ADN-ja për të liruar

TIRANË- I arrestuar si autori i vrasjes së ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali, i njohur edhe si i “forti i Myslym Shyrit”, ia ka dalë të fitojë lirinë. Gjykata e Apelit, e ka quajtur të paligjshme mënyrën sesi është marrë ADN, (Acidin Desoksiribonukleik, materiali trashëgues), për Cukalin në identifikimin e vrasjes së ish-policit Arben Bilali.

Vendimi mban datën 4 shtator 2019, dhe është marrë me shumicë votash nga gjyqtarët Alaudin Malaj dhe Albana Lluri, të cilët i kanë dhënë “Ok” Cukalit për të dalë nga qelia. Ata kanë nxjerrë të paligjshëm procedurën e kryerjes së analizës së AND-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, duke e krahasuar atë me mostra të vjetra pështyme që i janë arrestuar këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë.

Burime i thanë “Dosja.al”, se dy gjyqtarët nuk e kanë marrë për bazë as analizimin e mjetit tip “Benz” që është përdorur në këtë vrasje.  Arsyeja sipas gjykatës lidhet me faktin se ekspertiza nuk është bërë në vendin ku “Benz-i” u gjet, por se makina u transportua me karroatrec në një garazh policie, ku u bë ekspertiza.

I vetmi gjyqtar që ka qenë kundër dyshes Malaj-Lluri është Gerd Shala, i cili ka votuar kundër lirimit të Cukalit. Prokurori i cështjes, iu drejtua gjykatës së Tiranës më 4 shkurt 2019, se duhet të caktohej masa e arrestit për Cukalit, pasi sipas ADN, ai ishte i dyshuari kryesor i vrasjes së Bilalit. Akuza i sqaroi gjykatës, se pështyma e Gjergj Cukalit u gjet në një bidon uji plastik “Spring” që u sekuestrua në makinën që vrasësit përdorën për t’u larguar nga skena e krimit.

E njëjta pështymë, u krahasua me monstrat që policia i kishte marrë Cukalit në vitin 2018, kur u arrestua nga Policia pasi ishte larguar nga vendi që i kishte vendosur gjykata për të qëndruar. Rezultatet laboratorike dolën të përafërta, e prandaj Policia e arrestoi Cukalin në fillim të qershorit. Kjo duket se ka qenë edhe përplasja Gjykatë-Polici-Prokurori.

Siç bëjnë me dije burime për “Dosja.al”, Policia e Shtetit e arrestoi Cukalin me vullnet dhe jo me urdhër nga prokuroria, pasi bazohej tek prova e ADN. Mbrojtja e Cukalit, avokati Alban Bengasi e kundërshtoi këtë analizë duke pohuar se ajo ishte kryer në kundërshtim me procedurën ligjore. Sipas Bengasit, makina është gjetur me vonesë nga policia dhe para policëve, në makinë kanë hyrë edhe banorë të zonës, të cilët kanë prishur provat. Avokati kërkoi një ekspertim të ri, që Cukalit t’i merrej një kampion i ri pështyme për të bërë analizimin. Kjo solli dakordësinë edhe të prokurorisë, e po ashtu edhe lirimin e Cukalit.

Vrasja e Arben Bilalit

Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij gjatë kohës së lëvizjes dhe në momentin kur ka zbritur është qëlluar nga autorët që ndodheshin në një makinë Benz. Mbi të është qëlluar rreth 15 herë me breshëri.

Bilali, 50-vjeç, është i treti që ekzekutohet në harkun e 20 viteve, pasi më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Familja Bilali është prej vitesh në hasmëri me familjen Xhabafti, gjë e cila ka prodhuar disa viktima. Ish-polici u qëllua në në Selitë,  900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

I vetmi person që ka mbetur në burg për vrasjen e Bilalit është Arben Xhetani një ish-i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj albana lluri ekzekutimi i arben bilalit gerd shala lirohet gjergj cukali alaudin malaj albana lluri ekzekutimi i arben bilalit gerd shala lirohet gjergj cukali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj