Aktualitet

Dosja e nxehtë për pronat në Jalë/ Jep dorëheqjen drejtoresha dhe zv/drejtori i Kadastrës në Vlorë

  • Pse dorëhiqen drejtuesit e Kadastrës së Vlorës?
  • Drejtoresha e Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj dhe zv/drejtori, Krenar Xhemalaj kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Shkak dosja e nxehtë e pronave në Jalë.
    Featured image of article: Dosja e nxehtë për pronat në Jalë/ Jep dorëheqjen drejtoresha dhe zv/drejtori i Kadastrës në Vlorë Alteo Nazeraj, Elona Hodaj dhe Ardian Musta
    Përditësuar:

    Vlorë- Kolaps sërish në Kadastrën e Vlorës. Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha, Elona Hodaj dhe zv/ drejtori Krenar Xhemali. Dosja.al mëson se shkak për këto dorëheqje janë bërë ‘dosjet e nxehta’ për pronat në këtë institucion që kanë sjellë shumë përplasje kohët e fundit.

    Sherri për pronën në Jalë

    Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’ pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës.

    Është një pronë e madhe e ndërtuar nga një biznesmen i fuqishëm, por kanë ndërtuar dhe disa persona të tjerë. Pronarët e tjerë që kanë këtë ndërtim, kanë fituar me vendim të formës së prerë në Gjykatë, por Kadastra kërkon që ndërtimi i tyre të kufizohet dhe të favorizohet biznesmeni i fuqishëm, duke rrëzuar vendimin e gjykatës.

    Pak ditë më parë pati një përplasje mes Elona Hodajt dhe nën-drejtorit të ALUIZN-it, Taulant Canametit, pasi ky i fundit firmosi një dokument duke favorizuar njërën palë për këtë pronë. Ky vendim u anulua menjëherë nga Hodaj, duke sjellë debate mes dy zyrtarëve.

    Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat. Menjëherë erdhi dorëheqja e nën-drejtorit të Kadastrës Ardian Mustës. 

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment