LIVE UPDATES
Aktualitet

Post-protesta/ Basha: Ky është fundi i qeverisë. Lleshaj dhe Gjonaj: Opozita dhunoi institucionet

14 Prill 2019, 12:09 Nga DOSJA
Post-protesta/ Basha: Ky është fundi i qeverisë. Lleshaj dhe

TIRANË– Një ditë pas protestës së opozitës kanë ardhur reagime të shumta nga ana e politikës. Ndërkohë që ish-deputetët Spahia, Salianji dhe kryetari i PD-së në Kukës, Aqif Raxhimati kanë postuar foto në rrjetet sociale me protestues të lënduar osë jo.

Nga ana tjetër, policia Bashkiake ka gjbitur Partinë Demokratike me 20 mijë lekë. Në një status në rrjetet sociale Kryebashkaiku Veliaj e quan protestën e opozitës ‘organizim të urinimit publik’.

Në deklarata për shtyp, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë akuzuar opozitën për dhunim institucionesh dhe për prishje të qetësisë publike. Theksin dy ministrat e vënë tek policiët e dhunuar.

Ish-ministri Manjani ka bërë thirrje për shpallje të zgjedhjeve, duke u shprehur se qeveria ankohet për 5 policë të gërvishtur.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 61 protestues.

Ora 19:17 Erion Braçe fyen liderin e opozitës Lulzim Basha: Idiot parapolitik i Tiranës (VD)

Ora 18:42 “Sulmet ndaj institucioneve kanë ndodhur edhe në Evropë”, Avokati i Popullit: Protesta kryesisht paqësore

Ora 18:13 Paloka sfidon Ramën: Nëse bën zgjedhje pa opozitën, largohem nga politika

Ora 14:10 Vasili akuza të forta kundër Lleshajt: Kriminel. Kush e dhunoi fotografin dhe gazetarët?

Ish-kreu i Grupit të LSI, tha se Policia dhe qeveria janë të kriminalizuara dhe kanë arrestuar sot njerëz të pafajshëm. Më tej ai pyet Lleshaj se ku i ka gjetur provat për arrestimin e qytetarëve, që sipas tij nuk ka bërë asgjë.

Ora 13:36- Policia: Dhunuan institucionet, kemi arrestuar 61 persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 61 persona pas protestës së opozitës. Sipas informacioneve nga Policia për Dosja.al mësohet se ata janë identifikuar nga pamjet filmike, por nuk dihet ende akuza e saktë që rëndon mbi ta.

“Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.“, shkruan më tej Policia

Ora 13:23 Gjonaj: Opozita nxiti dhunën, të vihet në vend drejtësia për policët e plagosur

Ministjra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se  ky tubim ishte i dhunshëm. Sipas Gjonajt është shumë e rëndë që në protestën e opozitës të ketë akte dhune dhe më e rëndë akoma sipas saj është që kjo dhunë të jetë e organizuar nga opozita. Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë atas që shkaktuan dhunë.

Ora 12:47- Salianji: Janë heronjtë e Shqipërisë si gjithë Europa

Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku shkruan se janë dy protestues. Sipas Salianjit, Gazi dhe Nesheti kanë qëndruar gjithë natën para Drejtorisë së Policisë për miqtë dhe të afërmit e tyre.

Ora 12:37- Manjani: S’ka nevojë për lot krokodili, shpallni zgjedhjet parlamentare

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dhe njëherë tjetër protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë.

Në një status në rrjetet sociale në Facebook, Manjani shkruan se qeveria është alarmuar për 5 policë të gërvishtur dhe sipas tij duhet të shpallë zgjedhjet parlamentare.

Ora 12:36- Lleshaj: Tinëzarë, organizatorët do mbajnë përgjegjësi kushtetuese

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj një ditë pas protestës së opozitës ka reaguar me anë të një deklerate për mediat, duke e quajtur atë si të dhunshme. Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinëzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit dhe për keqpërdorim të himnit kombëtar.

Ora 12:13- Paloka ironizon: Edhe velina e bashkisë tallet me Edvinin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Erion Veliajt, se do të gjobisë qytetarin që urinoi tek Kryeministria. Në një reagim plot ironi ka reaguar pas deklaratës së Veliajt, ku shprehej se opozita po gjobitet për të pestën herë me pasi ka kryer kundravajtje penale “Ogranizim i urinimit publik”.

“Edhe velina e bashkise tallet me edvinin. Ja menyra qe ka zgjedhur per ti kujtuar atje ku eshte, se mbreme protestuesit e pshurren…”, shkruan Paloka.

Ora 11:58- Rama poston foton duke u pastruar Kryeministria nga boja: Ata klith e ne fito

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës, ku tregon një foto teksa po pastrohet boja në murin e Kryeminisitrisë.

Në reagimin e tij Rama shkruan se ata janë të kundërt me opozitën, pasi ata prishin dhe qeveria ndreq. “Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito?”, shkruan Rama.

Ora 11:38- Basha pas protestës: Ky është i fundi i qeverisë-bandë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës së 9-të opozitës, duke thënë se ky është fundi i qeverisë. Basha në postimin e tij në rrjetet sociale se nuk do të ketë kompromis me ëndrrën e shqiptarëve që e duan vendin si gjithë Evropa.

Ora 11:32- Spahia publikon videon e protestuesit të dhunuar: E lidhën me pranga në spital

Ish-deputeti Bardh Spahia, ka publikuar disa foto të një protestuesi, cili siç shihet ka hematoma dhe shenja dhune në trup. Spahia shkruan se bëhet fjalë për protestuesin Armando Gecaj, 26 vjec, i cili sipas ish-deputetit është mbajtur i lidhur me pranga dhe është dhunuar nga policia.

Ora 09:52- Bashkia gjobit PD-në pas protestës, Veliaj: Organizim i urinimit publik

Kryebashkiaku Erion Velia ka publikuar gjobën që Policia Bashkiake ka vënë kundrejt Partisë Demokratike, një ditë pas organizimit të protestës së 13 prillit.

Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se është e pesta herë që Partia Demokratike gjobitet për vandalizëm në protestat e saj.

Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aqif raxhimati erion veliaj ervin salianji etilda gjonaj partia demokrate protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj aqif raxhimati erion veliaj ervin salianji etilda gjonaj partia demokrate protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Prill 2019, 09:10

Gjendet një trup i pajetë në Fier

FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet