Politike

“Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj”, Basha: Deri në fund në krah të njerëzve

Basha në postimin e tij në rrjetet sociale se nuk do të ketë kompromis me ëndrrën e shqiptarëve që e duan vendin si gjithë Evropa. Pas akzuave dhe kundër akzuave mes qeverisë dhe opozitës, Basha ka reaguar sërish duke thënë se  do jetë deri në fund në krah të njerëzve.
Featured image of article: “Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj”, Basha: Deri në fund në krah të njerëzve Kreu i Partisë Demokratike dhe pamje nga protesta e opozitës
Përditësuar:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës së 9-të opozitës, duke thënë se ky është fundi i qeverisë. Basha në postimin e tij në rrjetet sociale se nuk do të ketë kompromis me ëndrrën e shqiptarëve që e duan vendin si gjithë Evropa.

Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas akzuave dhe kundër akzuave mes qeverisë dhe opozitës, Basha ka reaguar sërish duke thënë se  do jetë deri në fund në krah të njerëzve. Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve shton se fati i qeverisë që e quan dhe bandë është rrëzimi i saj.  

Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan Basha.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment