Politike

Protesta, Lleshaj i ashpër kundër opozitës: Tinëzarë, organizatorët do mbajnë përgjegjësi kushtetuese

  • Gjonaj: Opozita nxiti dhunën, të vihet në vend drejtësia për policët e plagosur
  • Bardhi i përgjigjet Gjonajt dhe Lleshajt: Treguat frikën e Ramës, nuk e ndalni dot popullin
  • Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinëzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit.

    TIRANË– Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj një ditë pas protestës së opozitës ka reaguar me anë të një deklerate për mediat, duke e quajtur atë si të dhunshme. Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinëzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit dhe për keqpërdorim të himnit kombëtar.

    Mbrëmë Tirana dhe Shqipëria përjetuan një ngjarje të pazakontë, një protestë të dhunshme. Pati më pak pjesmarrës, një lajm pozitiv sepse do të thotë që shqiptarët kanë kuptuar ndaj kujt nuk duhet të rendin. Protesta u zhvendos në mënyrë të pabesë nga vendi ku ishte deklaruar se do të mbahej, para kryeministrisë, drejt parlamentit, duke sjellë dëme. Nga ana e organizatorëve nuk kishin marrë asnjë masë për sigurinë  e saj, për të garantuar që protesta të zhvillohej brenda normave ligjore. Përkundrazi ata kishin marrë masa për të angazhuar grupe sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër forcave të rendit publik.

    Gjatë protestës u thanë thirrje të hapura atikushtetuese, thirrje për revolucion, dhunë, thirrje që po intensifikohen ndonëse nga grupe gjithnjë më të vogla njerëzish. U përdorën edhe lëndë shpërthyese. Më e keqja është që protesta kontribuojë për ta zhvendosur punën e policisë nga përballimi i grupeve kriminale në përballimin e një proteste. Polica reagoi me profesionalizëm, ajo përballoi një dhunë të egër, shumë të egër nga një grup i mirëorgazizuar dhe i mirë pajisur. Policia e shteti dhe pësoi shumë, shumë policë u lënduan, pesë prej të të cilëve përfunduan në spital. Protesta kishte natën si maskën e madhe për të fshehur dhunën e pajustifikueshme”, tha Lleshaj.

    Më tej ai shtoi se përdorimi i himnit kombëtar u përdor nga ata që nuk dinë as fjalët, duke e keqpërdour atë

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    U përdor himni kombëtar dhe u përdor keq, u përdor nga ata që nuk dinë as fjalët. Ata nuk u dinë as fjalë t dhe kuptimin. Pas protestës janë amrrë masa të fortë e të shpejt nga organet ligjzbatuese, për të shoqëruar, arrestuar atë që kanë kryer vepra penale. Përshkallëzimi i protestës, por e kthen atë nga një problem të rendit publik, por në një cënim të rendit kushtetues. Prandaj organizatorët e protestës mund të përballen me akuza të rënda për cënime të rendit kushtetues”, u shpreh Lleshaj.

    Më tej ministri përsëriti edhe një herë se  kjo protestë po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe po bllokon rrugën e vendin drejt BE-së. “Ky grupim nuk po godet qeverisë, por po e forcon atë. Ky grupim po godët shtetin shqiptar, po dëmton vendim dhe imazhin dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment