Politike

Paloka sfidon Ramën: Nëse bën zgjedhje pa opozitën, largohem nga politika

Edi Paloka shprehet i bindur se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Ai paralajmëron se nëse ndodh e kundërta, do të largohet nga politika.
Featured image of article: Paloka sfidon Ramën: Nëse bën zgjedhje pa opozitën, largohem nga politika Edi Paloka dhe Edi Rama

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë, pasditen e sotme, ndërsa komentoi situatën politike në vend dhe protestën e opozitës së një dite më parë.

Ai u shpreh se nuk do të ketë zjgedhje pa opozitën, por nëse do të ndodhë diça e tillë, atëherë ai do të largohej nga politika.

“Nuk mund të këtë zgjedhje pa opozitën, Rama e di i pari dhe e dinë edhe diplomatët. Nuk ka datë dhe nuk mund të them se kur mund të largojmë Ramën. Në këtë mënyrë siç po shkon, nga revolta qytetare në njërën anë dhe nga krahu tjetër arroganca e qeverisë, mund të shkojmë edhe tek një përplasje që nuk e do askush.

PD është rritur në sondazhe në pak kohë me 10 pikë. Ne po ecim si opozitë dhe rruga jonë është pa kthim. Vendimi politike nuk ka më ekstrem. Do të ecim me këtë formë dhe me revolta me çdo mjet deri sa ta detyrojmë Ramën të realizojë zgjedhje të ndershme. Ne nuk do të lejojmë këtë. Nëse Rama zhvillon dot zgjedhje pa opozitën, unë do të dalë nga politika dhe këtë po e them këtu”, tha Paloka në studion e televizionit News 24.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment