Politike

Protesta/ Gjonaj: Opozita nxiti dhunën, të vihet në vend drejtësia për policët e plagosur

  • Bardhi i përgjigjet Gjonajt dhe Lleshajt: Treguat frikën e Ramës, nuk e ndalni dot popullin
  • Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë atas që shkaktuan dhunë.

    TIRANË- Ministjra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se  ky tubim ishte i dhunshëm. Sipas Gjonajt është shumë e rëndë që në protestën e opozitës të ketë akte dhune dhe më e rëndë akoma sipas saj është që kjo dhunë të jetë e organizuar nga opozita. Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë atas që shkaktuan dhunë.

    Është e papranusheme dhuna në cdo lloj proteste, por është më e rëndë kur kjo organizohet nga partitë politike. Shqiptarët e panë dje dhe në protestat e tjeraqë janë bërë së fundmi se keto nuk janë për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Gjonaj.

    Më tej ministrja kërkoi drejtësi për policët e plagosur dhe  prandaj duhet që organet e drejtësisë të marrin masa. Në këto akte dhune po dëmtohet Shqipëria. Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë që të cojnëpërppara ligjit ata që bënë aktet e dhunë sdhe të vihet në vend drejtësia për policët e dhunuar”, shtoi më tej ajo.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak më parë dhe Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat reagoi kundër opozitës duke i akuzuar ata për akte të rënda dhune që kanë cënuar dhe kushtetutën. (Lexo këtu)

    Kujtojmë se partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment