LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta/ Policia: Dhunuan institucionet, kemi arrestuar 37 persona, procedohet dhe Gazmend Bardhi

14 Prill 2019, 08:08 Nga DOSJA
Protesta/ Policia: Dhunuan institucionet, kemi arrestuar 37 persona, procedohet

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 61 persona pas protestës së opozitës. Sipas informacioneve nga Policia për Dosja.al mësohet se ata janë identifikuar nga pamjet filmike, por nuk dihet ende akuza e saktë që rëndon mbi ta.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.“, shkruan më tej Policia

NJOFTIMI  I PLOTË

61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme. Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.

Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit:

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;
O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;
N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;
A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;
R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;
D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;
H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;
O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
K. S., 21 vjeç, banues në Berat;
M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;
E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, policia shoqëroi 20 persona ndërsa sot paradite numri i tyre ka shkuar në 61. Kujtojmë se opozita ditën e djeshme zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëlluar më gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akte dhune ne proteste opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019 shoqerimi i qytetareve akte dhune ne proteste opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019 shoqerimi i qytetareve

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Prill 2019, 09:10

Gjendet një trup i pajetë në Fier

FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet