28 Korrik 2026, 11:11
Nga I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijoi këtë të martë shqyrtimin e dosjes ndaj Laert Haxhiut, duke dëgjuar një tjetër dëshmitar të thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Në sallën e gjyqit u paraqit Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, i cili u soll nën masa të rrepta sigurie, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë, pasi ndodhet në paraburgim për një procedim tjetër penal.
Gjatë dëshmisë, ai tregoi se në kohën kur u vra vëllai ishte duke vuajtur dënimin në burg dhe se menjëherë pas lirimit u mor në pyetje nga policia, e cila i komunikoi se trupi i Fridmanit ishte gjetur në rezervuarin e Drenovës.
“Kam qenë në burg kur u vra vëllai. Më morën në komisariat dhe më pyetën, sepse vëllain nuk po e njihnin ngaqë ishte gjetur në ujë. Unë ato ditë mbarova dënimin. Kur dola shkova në shtëpinë e vjehrrës, se kisha nusen atje. Gjeta policë që po kontrollonin. Më shoqëruan. Atje më thanë që është gjetur në rezervuar në Drenovë. Kur fola njëherë me vëllain, kur isha në burg, ai më tha që do ikte jashtë shtetit, në Itali. Vëllait tjetër, të voglit, ata çunat i kishin prerë biletë dhe e kishin nisur në Greqi. Lul Spahiu e kishte marrë e çuar në Elbasan. Aty i kanë prerë biletë e pastaj Lul Spahiu dhe Kristi Bixheku ka marrë Fridmanin. Vëllai i vogël u kthye në Lushnjë e pas dy ditësh iku në Greqi. Luli dhe Bixheku i kishin thënë se bashkë me Fridmanin do iknin në Greqi e se do i binin nga Korça”, tregon Xhaferraj.
Xhaferraj deklaroi se para se të humbiste jetën, Fridmani i kishte thënë se synonte të largohej drejt Italisë, ndërsa sipas tij persona të tjerë kishin organizuar udhëtimin e tij dhe të vëllait më të vogël drejt Greqisë. Dëshmitari u ndal edhe te dyshimet që qarkullonin në Lushnjë pas ngjarjes, duke theksuar se nuk kishte dijeni personale, por vetëm ato që dëgjoheshin në qytet.
"Unë e pyeta babain e Laert Haxhiut a dinte gjë. Flitej në Lushnje që vëllai kishte qenë me Laertin dhe që ka dhënë urdhër Laerti për ta vrarë, ngaqë ka folur. Nuk jam i sigurtë, por kështu flitej. Babai i Laertit tha që djali im nuk ka gisht në këtë punë. Unë atë kohë qëndrova 1 muaj në burg. Nuk më ka ardhur ndonjë nga vëllezërit të më takonte. Fridmani nuk më tregonte asnjëherë se çfarë bënte. Shoqërinë nuk ia kam njohur. Nuk rrinte fare me mua, se unë rrija me familjen time. Ai ka konsumuar lëndë narkotike, hashash dhe kokainë," përfundoi ai./Dosja.al
xhuliano xhaferraj fridman xhaferraj gjkko
Aktualitet
28 Korrik 2026, 10:32
I.A
EKUADOR- Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, &eum...
Aktualitet
28 Korrik 2026, 10:22
G.M
Pamje
ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji. Sipas...
Aktualitet
28 Korrik 2026, 08:27
I.A
TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshm...
Aktualitet
28 Korrik 2026, 08:08
I.A
Foto Ilustruese
Bizneset që do të kërkojnë të rinovojnë në vitin 2027 marrëveshjen e Paqes Fiskale pritet të k...
Aktualitet
28 Korrik 2026, 08:06
I.A
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mbështeten në të njëjtët motorë zhvillimi. Disa vende kanë ruajtur një ...
Aktualitet
28 Korrik 2026, 07:14
I.A
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.Sipas Shërbimit Me...
Aktualitet
27 Korrik 2026, 22:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. N&e...
Aktualitet
27 Korrik 2026, 22:00
G.M
Pamje
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në...
Aktualitet
27 Korrik 2026, 21:49
G.M
Pamje
DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Vllazërimi&...
Aktualitet
27 Korrik 2026, 21:50
E.d
Pamje
TIRANA- Aktivistja dhe gazetarja Elsa Demo ka deklaruar se pas teatrit, qeveritarët u sulët te zonat e mbrojtura, ku morën hov p&...