Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona (EMRAT)
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
"Nuk na përfaqësoni", qytetarët sot protestë para Kuvendit: Parlament i krimit 27 Korrik, 07:50 Protestues...
• SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt Finlandës. • Ata janë Besnik Spata, Ermelind Pupa, Erind Agalliu, Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani, Toni Kota, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo. • Ata akuzohen për një sërë veprash penale që përfshijnë, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” etj. • Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. • Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme. • Në njoftimin e SPAK thuhet se karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 11 persona për trafikim të rreth 900 kilogramëve lëndë narkotike të ndryshme drejt Finlandës. Mes tyre janë ëshë drejtuesit e 4 grupeve kriminale. Besnik Spata, Ermelind Pupa, Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Kevin Qevani dhe Toni Kota akuzohen edhe si drejtues apo eksponentë të lartë të 4 grupeve kriminale.
Ndërsa, anëtarët Besnik Spata, Ermelind Pupa, Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Kevin Qevani dhe Toni Kota akuzohen nga SPAK për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga provat e administruara rezulton e provuar: Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë, shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.
Pjesë nga njoftimi
Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë (marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë etj) dhe të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
Nga provat e administruara rezulton e provuar:
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.
Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.
Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.
Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe 250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë.
Për hetimet kaë dhënë ndihmesën e tyre; Zyra e Oficerit Ndërlidhës së Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën si edhe “Rrjeti @ON”, i financuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, të konstatuara gjatë hetimeve paraprake./Dosja.al
TIRANA- SPAK ka dërguar sot për gjyq 11 persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë Besnik Spata, Ermelind Pupa, Erind Agalliu, Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani, Toni Kota, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo.
Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Lënda narkotike është shitur, shpërndarë dhe dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
Në njoftimin e SPAK thuhet se karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
Veprimtaria kriminale
Sipas provave prej vitit 2022 dhe në vazhdim, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj, të krijuar, të organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë trafikuar drejt Finlandës sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike me rrezikshmëri të lartë (marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, kokainë etj) dhe të cilat më pas janë shitur, shpërndarë, dorëzuar në disa qytete të Finalndës, përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllimin për të krijuar të ardhura të kundraligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ishte bashkëpunimi mes tyre dhe ndërveprimi me grupe të tjera kriminale. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e Finlandës për veprimtarinë kriminale.
Nga provat e administruara rezulton e provuar:
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.
Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.
Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.
Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.
Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.
Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe 250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë.
Për hetimet kaë dhënë ndihmesën e tyre; Zyra e Oficerit Ndërlidhës së Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën si edhe “Rrjeti @ON”, i financuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).
Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e shërbimit të policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë intesivisht hetimit për proçedimin penal nr.147 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, të konstatuara gjatë hetimeve paraprake./Dosja.al
TIRANA- SPAK ka dërguar në gjyq 11 persona, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike drejt Finlandës. Ata janë Besnik Spata, Ermelind Pupa, Erind Agalliu, Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani, Toni Kota, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha, Altin Musta dhe Nikollaq Godo.
Ata akuzohen për një sërë veprash penale që përfshijnë, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” , “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” etj.
Hetimet u kryen në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ende aktive, e cila u krijua më datë 21 nëntor 2023, mes Prokurorisësë Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Njoftimi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:
Besnik Spata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Ermelind Pupa (alias Ermelind Myzyri), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Erind Agalliu (alias Erind Teneqexhiu), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Geraldo Seferaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Dorjan Luzaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Kevin Qevani (alias Bojken Qevani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Toni Kota (alias Elton Tavani, alias Thoma Tavani, alias Toni Tavani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Eltion Myftari (alias Eltjon Miftari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Ledjon Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Altin Musta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Nikollaq Godo ( Pavjol Gode), i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Ky proçedim penal është ndarë nga çështja penale nr.147 e vitit 2023. Hetimet u kryen në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ende aktive, e cila u krijua më datë 21 nëntor 2023, mes Prokurorisësë Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, regjistrime të fshehta fotografike, filmike ose me video në vende publike), si dhe janë shkëmbyer informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Finlandës, në kohë reale.