Sulm në paradën e krenarisë në Gjermani/ Makina përplas turmën, humb jetën 1 person, 16 mbeten të plagosur, autori ende në kërkim
Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën...
Një i vdekur dhe 16 të lënduar, detaje nga sulmi në Berlin, Policia: 3 janë në gjendje kritike për jetën...
“Lironi shqipet”/ Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Nuk jeni vetëm! 25 Korrik, 23:00 Prote...
Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo që e ka ndjeshmërinë n&eum...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Qeveria nuk e gjykoi të udhës këtë propozim, duke mos I hapur rrugë miratimit të aktit normativ.
Nuk ka më lekë për sportin, përveç “pensionit-buxhetor” vjetor për federatat sportive. 4 milionë eurot e Kayne Uest, kanë qenë fundi për sportin, në të gjitha prioritetet e tij, për një alokim të mundshëm financimi, kërkuar së fundmi nëpërmjet Ministrisë përkatëse nga federatat sportive dhe KOKSH.
Qeveria shqiptare e hodhi poshtë dhe nuk e mori aspak në konsideratë këtë kërsë-alokimi të buxhetit, por indirekt ftoi një komunitet të tërë sportiv që në vijimësi ti bashkohet Bulevardit të Flamingove, pasi hodhi poshtë me refuzim spektakolar aktin normativ kërkues të jo pak institucioneve të sportit për rishikim të Buxhetit. Nga futbolli, te KOKSH, nga mundja te skitë, nga ekipet sportive te Lojërat Mesdhetare e deri te mungesa e stopimi i fondeve për infrastrukturën e Europianit U-21, për të shkuar deri te shpërblimet e medaljeve të sportistëve medalierë në kompeticionet europiane, të marra, por të padhëna ende.
Qeveria nuk e gjykoi të udhës këtë propozim, duke mos I hapur rrugë miratimit të aktit normativ. Mesa duket Lekët “kishin mbaruar” kohë më parë me koncertin e Kayne Uest (4 milionë euro), apo edhe te financimi I padelit (2.2 milionë euro). Edi Rama dhe Qeveria e tij, nuk e hodhi këtë hap për një shtesë të mundshme (me akt normativ) në buxhetin e shtetit për sportet.
Arsyet I di vetëm ai, në mos ai, korraca burokrate poshtë tij që I kanë argumentuar se pse sportit duhet ti mbyllet rubineti I oksigjenit financiar që kërkon. Njëherësh Ministria nuk ka përfshirë më këtë kërkesë Lojërat Olimpike Mesdhetare që pritet të mbahen këtë gusht në Taranto, por edhe vazhdimin e projektit “Ekipet Sportive” që ka qenë “bizhuja” e vetë Ramës që në startin e tij.
Koncerti i shifrave të frikshme i ka dhënë një grusht të madh sportit në vend, por njëherësh ka rritur pritshmëritë për ti sjellë në Bulevard shumë shpejt një masë të madhe sportive, së cilës Qeveria Shqiptare i mbylli derën, për të mos lënë një dritë jeshile, apo qoftë edhe një mundësi dakordësimi, në mënyrë që eventet e planifikuara të mos I vrasin federatat përkatëse, por ta gjejnë suportin e shtetit edhe më vonë. Draft-Akti është kaluar në sirtarin e qetësisë së “ruajtjes” së parasë publike nga “gllabëruesit” që duan ta marrin.
E teksa për një koncert u zunë “me grushta” se kush do e conte i pari në Qeveri kërkesën për alokim fondi, për sportin përgjigja ishte e qartë: Mu hiqni sysh, se nuk ju llogaris fare! Por çfarë konkretisht është kërkuar dhe është rrëzuar në Aktin Normativ:
1. Kampionati Europian UEFA U-21 në Shqipëri –
Vlera e kërkuar: 300.000.000 leke, dhe ky fond kërkohet për vijimin e investimeve dhe detyrimeve infrastrukturore.
2. World Football Summit Tirana (Samiti Botëror I futbollit ne Tiranë)
Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Një aktivitet që pritet të sjellë deri në 500 pjesëmarrës ndërkombëtarë në Tiranë, ku vetë FSHF do të shtojë pjesën e 10.000.000 lekë për këtë event. Me këtë bllokim humbet mundësia e organizimit të një eventi global në Tiranë, e ekspozimit mediatik, si dhe diplomacisë sportive.
3. Shpërblimet për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët
Vlera e kërkuar: 40.000.000 lekë – Kjo kërkesë është një detyrim I lidhur me kuadrin normativ ekzistues, si edhe me rezultatet konkrete të sportistëve në kompeticionet ndërkombëtare. Ky bllokim çon direct në moszbatimin e VKM-së nr.789/2021
4. Lojërat Mesdhetare 2026 në Itali
Vlera e kërkuar: deri ne 30 milionë lekë të reja – Kërkesa bëhet për përgatitjet e ekipit sportive shqiptar për mesdhetaret e futbollit, që planifikohej të ishte deri në 150 persona, dhe tashmë me mosmarrjen në konsideratë të kërkesës në bllok, do të reduktohet ndjeshëm deri në 100 persona. (e papwrfshirw nw project-alokim fondi)
5. Federata Shqiptare e Skive
Vlera e Kërkuar: 50.000.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet për sezonin sportiv 2026-2027, si dhe pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare të skive alpine, përfshirë lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026”, si dhe për Botërorin e 2027-tës në Crans Montana të Zvicrës.
6. Federata Shqiptare e Peshëngritjes
Vlera e Kërkuar: 15.300.000 lekë – Kjo kërkesë lidhet me Europianin Junior të këtij sporti për moshën U-23, që është planifikuar të zhvillohet në Durrës në datat 11-20 tetor të këtij viti, ku priten mbi 900 sportistë.
7. Federata Shqiptare e Mundjes
Vlera e Kërkuar: 22.338.364 lekë – Kërkesa lidhet për mbulimin në prill të shpenzimeve të Europianit për të rritur, ku në Shqipëri erdhën mbi 900 sportistë, trajnerë e zyrtarë. Mungesa e fondeve lidhet më cënimin e raporteve me UËË dhe risku reputacional për marrjen e eventeve të tjera.
8. Federata Shqiptare e Volejbollit – Beach Volley
Vlera e kërkuar: 295.400 euro – Kërkesa lidhet me zhvillimin e 7 turneve ndërkombëtarë në qytete të ndryshme bregdetare.
9. Rritja e mbështetjes për Federatat Sportive Olimpike
Vlera e kërkuar: 100.000.000 lekë – Gjatë marsit është realizuar shpërndarja e Grantit për Federatat Olimpike dhe kërkesa lidhet për fond për mbulimin e grumbullimeve, përgatitjeve të sportistëve të nivelit të lartë, për lojërat olimpike.
10. Financimi shtesë sërish për FSHF për organizimin e “SOCCA EURO 2026”, ku Shqipëria u promovua si destinacion ndërkombëtar, duke forcuar pozicionimin e vendit në hartën europiane të Eventeve sportive.
11. Agjensia e Shërbimit të Sportit
Vlera e kërkuar: 2.000.000 lekë – Kërkesë për mbështetjen e ekipeve kombëtare në eventet ndërkombëtare europiane e botërore.
Kjo ishte edhe kërkesa që Ministria I dergoi Institucionit të linjës, asaj të Financave dhe më tej Qeverisë Shqiptare, por një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë nga Qeveria, apo thënë më ndryshe, shteti i ka vënë drynin financimit për sportin, në të gjitha destinacionet bazike sportive që do të prodhonin imazh ndërkombëtar sportiv, dhe tashmë me bllokimin e tyre, si pasojë do të kenë humbje të përfitimeve nga turizmi sportiv.
1. Vlen te theksohet fakti se Ministria në këtë kërkesë për alokim fondi nuk ka dërguar zërin për ekipet sportive në Shkolla për sezonin e ri që aktivizon dhe mban në aktivitet sportive gjithëvjetor mbi 12.300 fëmijë në rang kombëtar për volejbollin e basketbollin, mbi 400 trajnerë dhe 100 koordinatorë. Projekt i Qeverisë Shqiptare, nën kujdesin direkt të Kryeministrit të vendit.
Kërkesa e refuzuar do ti hapte rrugën, dhe do të zhbllokonte disa arterie financiare të federatave përkatëse në planin ndërkombëtar të eventeve që kishin dhe që kanë në plan të organizojnë në Shqipëri. Por, duket fare qartë që koncerti 4 milionësh i këngëtarit ka zbythur tërë pjesën e sportit, duke bërë që Qeveria ti japë një mesazh të pastër e të qartë lëvizjes sportive në vend:
VRAFSHI VETEN, vdisni se nuk më rruhet fare, po fare!
Dhe në fakt kështu është. Kryeministri duhet ta lexojë ndryshe një kërkesë të tillë, sepse edhe te sporti ka besë, dhe japin besë. Dhe provat I kanë dhënë. Ndikimin e parë dhe direkt në shtet, apo te Kryeministri duhet ta jepte edhe Kryetari I Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si një supporter I futbollit, fans I flaktë I tij.
Ishte momenti të bënte diçka, është përherë momenti të bëjë sërish një lëvizje sepse sporti nesër nuk do luajë më në mbrojtje 5-4-1, por do të hidhet në sulm me një 4-3-3, që do të prodhojë shumë gola. Kjo zbythje që shteti I beri sportit tani në raport me 4 milionët e Kayne West ishte dhe shpulla më e madhe dhënë për një komunitet të madh sportiv, që nesër mund ta shikosh e gjesh aty ku nuk do dëshiroje kurrë të ishte…
Shpjegimi i dashurisë me anë te kurbave të kërkesës edhe ofertës , edhe një mësim për turizmin! Teksa dëgjoj...
Agim Nesho Përcaktimi i kohës tonë si një luftë ideologjike e dy fronteve Demokraci versus Autokraci ka mbetur si një pë...
Irena Beqiraj Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë. Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejti...
Silvana Begaj Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonomi...
Najada Toptani dhe Kico Londo Dy dekada më parë,në stinën teatrore 2004 - 2005, në Teatrin Kombëtar me seli në Qytez&eum...
Kur klienti të nxjerr karton të kuqLufta ime e yjeve! Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë vete...
Agim Nesho Protesta popullore e shqiptarëve kundër një regjimi të papërgjegjshëm, hajdut të Edi Ramës ësht&eum...
1) Rasti i Air Albania Air Albania u lançua në 2018 si "krenaria shqiptare e qiejve" — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), inv...
Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, prot...
Ethem Aga Me statusin e emigratit (refugé politique), sic thonim ne vitet 90, jam munduar te shkruaj kete artikull (en âme et conscience ).Shq...