LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Në pamje të parë, ky zhvlerësim mund të konsiderohej një lajm i mirë për ekonominë dhe monedhën vendase. Por zhvlerësimi i pandalshëm i euros ka rihapur debatin nëse ai bazohet vetëm në rregullat standarde të ekonomisë apo lidhet edhe me ndikimin e parave të pista.

27 Korrik 2026, 14:49 Nga Blerina Gjoka

BIRN: Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë

TIRANË- Monedha europiane, Euro ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar gjatë dekadës së fundit, duke zbritur nga rreth 140 lekë në vitin 2014 në më pak se 94 lekë këtë verë.

Në pamje të parë, ky zhvlerësim mund të konsiderohej një lajm i mirë për ekonominë dhe monedhën vendase. Por zhvlerësimi i pandalshëm i euros ka rihapur debatin nëse ai bazohet vetëm në rregullat standarde të ekonomisë apo lidhet edhe me ndikimin e parave të pista.

Një pyetje vazhdon të marrë përgjigje kontradiktore; çfarë tregon në të vërtetë kursi i këmbimit për ekonominë shqiptare?

Qeveria e konsideron mbivlerësimin e lekut si rrjedhojë të përmirësimit të treguesve makroekonomikë të vendit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u përfshi ditët e fundit në replika me ekspertë të ekonomisë dhe gazetarë,  të cilët sugjeronin se zhvlerësimi i euros vinte edhe për shkak të futjes në tregun vendas të parave të pista të trafikut të drogës.

Në të kundërt, ministrja Ibrahimaj argumentoi se mbiçmimi i monedhës vendase reflekton rritjen e të ardhurave nga turizmi, remitancat, investimet e huaja, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si edhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Duke iu referuar vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ajo kundërshtoi pretendimet se ekonomia informale apo kapitali kriminal mund të konsiderohen shpjegim për forcimin e lekut. Sipas saj, nuk ka të dhëna zyrtare për të provuar këtë lidhje.

Qëndrimi zyrtar u kundërshtua nga ekonomistë dhe analistë, të cilët argumentuan se statistikat e ofruara nga Ibrahimaj nuk mjaftojnë për të shpjeguar sjelljen e kursit të këmbimit.

Irena Beqiraj, eksperte e ekonomisë dhe ish-zv.ministre e Financave ngriti dyshime se flukset valutore të raportuara nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja nuk shpjegojnë plotësisht ritmin e forcimit të lekut. Ajo sugjeroi se duhej analizuar roli i ekonomisë informale dhe hyrja në treg e parave nga trafiku i drogës.

Ndërsa gazetari Lutfi Dervishi e fokusoi debatin te pasojat sociale të fenomenit, duke argumentuar se efekti real i kursit të këmbimit duhet të vlerësohet përmes fuqisë blerëse të qytetarëve dhe jo vetëm përmes statistikave makroekonomike.

Për ekspertët e ekonomisë, fenomeni i zhvlerësimit të euros nuk mund të reduktohet në një zgjedhje mes turizmit dhe ekonomisë informale, pasi sipas tyre, kursi i këmbimit duhet analizuar në raport me produktivitetin, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe strukturën e rritjes ekonomike, elementë që, sipas tyre, tregojnë një panoramë më komplekse sesa ajo që pasqyrohet nga kursi i këmbimit.

“Forcimi i lekut nuk duhet parë automatikisht si provë e një ekonomie më produktive apo më konkurruese,” tha për BIRN Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit.

“Një monedhë forcohet në mënyrë të qëndrueshme kur ekonomia prodhon më shumë, eksporton më shumë produkte me vlerë të shtuar dhe rrit produktivitetin. Në rastin e Shqipërisë, kursi i këmbimit është ndikuar nga një kombinim faktorësh, ku përveç hyrjeve të ligjshme të valutës kanë rol edhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe flukset informale të euros,” shtoi Gjokutaj.

Sipas tij, forcimi i lekut reflekton më shumë një rritje të ofertës së valutës sesa një transformim real të ekonomisë.

Ola Xama, gazetare e ekonomisë dhe autore e emisionit “Kronos” sjell gjithashtu në vëmendje literaturën e ekonomisë, sipas së cilës forcimi i monedhës vendase duhet të shoqërohet me rritje ekonomike me faktorë kryesorë rritjen e sektorëve prodhues dhe eksportet.

“Gjatë viteve të fundit, ritmi i rritjes ekonomike ka qenë stabël dhe jo në raport të njëjtë me forcimin e monedhës vendëse,“ thotë Xama, e cila shpjegon gjithashtu se eksportet, bujqësia dhe manifaktura kanë qenë në rënie.

Xama thekson se edhe pas operacioneve të blerjes së monedhës nga Banka e Shqipërisë, euro u zhvlerësua sërish me 6.3%, duke evidentuar flukset e pajustifikuara të valutës si shpjegim për këtë fenomen.

“Kjo mund të shpjegohet vetëm me flukse të pajustifikuara të valutës dhe kjo pranohet edhe në tabelën shoqëruese të deklaratës së ndërhyrjes në tregun e parasë të Bankës së Shqipërisë, ku shprehimisht thuhet se ndërhyrjet janë bërë me qëllim forcimin e mëtejshëm të kursit të këmbimit,” theksoi ajo.

Edhe Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike “Monitor”, beson se zhvlerësim i euros kundrejt lekut nuk mund të shihet si forcim i ekonomisë vendase, pa analizuar faktorët e tjerë.

“Kursi aktual i këmbimit nuk reflekton asnjë ekonomi konkurruese dhe produktive, përkundrazi e ka bërë ekonominë më pak konkurruese, sidomos eksportet,” tha Liperi për BIRN.

Në mënyrë kontradiktore, sipas Liperit, ndërsa leku është forcuar, bujqësia dhe industria kanë shënuar tkurrje për më shumë se dy vjet, eksportet e mallrave kanë rënë, ndërsa rritja ekonomike është mbështetur kryesisht te ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe rritja e pagave në administratë publike.

Për këtë arsye, ajo argumenton se mbiçmimi i lekut reflekton më shumë një rritje të ofertës së euros, ku, krahas turizmit, rol kanë luajtur edhe flukset informale të kapitalit, sesa një përmirësim të produktivitetit apo të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Duke analizuar fenomenin që ka nisur një dekadë më parë, Liperi e lidh kurbën e rënies së euros me zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme, një sektor që u përdor për të investuar paratë e përfituara nga prodhimi dhe trafiku i drogës.

“Raporti i SPAK tregoi se sa lehtë futej paraja e krimit në ndërtim, përmes kalimit cash nga kufiri,” thekson Liperi.

Duke u bazuar mbi këto të dhëna, debati nuk është nëse faktorët e përmendur nga qeveria kanë ndikuar në kursin e këmbimit, por nëse ata e shpjegojnë të gjithë fenomenin.

Sipas ekspertëve, zhvillimet në ndërtim, tregun e pasurive të paluajtshme, ekonominë gri dhe dobësimi i sektorëve prodhues tregojnë se mbiçmimi i lekut nuk mund të analizohet vetëm përmes treguesve makroekonomikë, por kërkon edhe një lexim të burimeve të valutës që hyjnë në ekonomi.

Gjokutaj argumenton se remitancat e padeklaruara, të ardhurat cash nga turizmi, aktiviteti i ekonomisë gri dhe investimet në ndërtim kanë rritur ofertën e euros në treg, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit. Edhe pse këto flukse nuk maten drejtpërdrejt, ai thotë se ato lënë gjurmë në ekonomi.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te fakti që qeveria përmend turizmin apo investimet e huaja, por se ndalet aty.

“Argumentet e ministres janë pjesërisht të sakta”, thotë ai, pasi hyrjet valutore nga turizmi dhe shërbimet janë rritur, por ato nuk shpjegojnë pse, në të njëjtën kohë, eksportet e mallrave kanë humbur konkurrueshmëri dhe sektorët prodhues po tkurren.

Edhe për Ornela Liperin, rënia e euros nuk mund të shpjegohet vetëm me rritjen e turizmit apo të investimeve të huaja. Sipas saj, deri në vitin 2024 ndikim kryesor kanë pasur flukset informale të kapitalit, ndërsa më u shtuan edhe hyrjet valutore nga turizmi.

“Është praktikisht e pamundur të ndahet se sa ka ndikuar njëri apo tjetri faktor,” tha Liperi, ndërsa shpjegoi se një pjesë e parasë informale mund të përfshihet indirekt në vlerësimet për remitancat dhe shpenzimet e turistëve, të cilat Banka e Shqipërisë i llogarit mbi bazën e metodave statistikore.

Liperi vlerëson se argumentet e qeverisë nuk përputhen plotësisht me zhvillimet e ekonomisë reale, ndërsa ngre pikëpyetje edhe mbi cilësinë e investimeve të huaja, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk krijon kapacitete të reja prodhuese.

Në këtë kontekst, ajo bën përgjegjëse direkte qeverinë që “ka lënë paranë e krimit të hyjë në ndërtim, duke ndikuar në forcimin artificial të monedhës vendase dhe duke e shitur këtë si sukses ekonomik”./BIRN

leku ekonomia shqiptare qeveria edi rama

Sondazh

Poll

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit