LIVE UPDATES
Editorial

Kush fiton nga pasiguria?

Sazani dhe Zvërneci nuk janë më vetëm një projekt turistik, një lagunë apo një protestë mjedisore. Janë nyja ku takohen disa sisteme njëkohësisht: kapital i madh, qeveri e lodhur nga pushteti i gjatë, opozitë që kërkon hapësirë, rrjete ndërkombëtare të shoqërisë civile, interesa rajonale, integrim evropian, media, diasporë dhe qytetarë që nuk besojnë më se vendimet e mëdha merren në emër të tyre.

25 Korrik 2026, 14:25 Nga BIRN

Kush fiton nga pasiguria?

Kur dëshiron të kuptosh një krizë politike, mos pyet vetëm çfarë thuhet. Pyet kush fiton, kush humbet dhe kush paguan nëse gjërat dalin jashtë kontrollit.

Ky është ‘reverse engineering’ i situatës shqiptare: jo analiza e sloganit, por analiza e incentivave. Jo kush duket më moral në ekran, por kush fiton në secilin skenar të mundshëm.

Sazani dhe Zvërneci nuk janë më vetëm një projekt turistik, një lagunë apo një protestë mjedisore. Janë nyja ku takohen disa sisteme njëkohësisht: kapital i madh, qeveri e lodhur nga pushteti i gjatë, opozitë që kërkon hapësirë, rrjete ndërkombëtare të shoqërisë civile, interesa rajonale, integrim evropian, media, diasporë dhe qytetarë që nuk besojnë më se vendimet e mëdha merren në emër të tyre.

Prandaj pyetja nuk është vetëm: a duhet ndërtuar resorti?

Pyetja është: çfarë ndodh me Shqipërinë në secilin skenar?

Nëse projekti ecën përpara pa transparencë të plotë, fiton investitori dhe fiton qeveria në afat të shkurtër. Investitori nuk merr vetëm mundësinë për të ndërtuar dhoma hoteli. Merr pozicion: gjeografik, ligjor, ekonomik dhe relacional. Një prani afatgjatë në një ishull strategjik të Adriatikut e bën atë jo vetëm biznesmen, por faktor. Largimi i tij më vonë bëhet i kushtueshëm politikisht dhe ligjërisht.

Qeveria fiton narrativën e zhvillimit: kapital i madh, turizëm luksoz, imazh ndërkombëtar, ambicie rajonale. Por nëse kushtet nuk janë të qarta për publikun, ajo humbet diçka më të rëndësishme se një debat mediatik: humbet besimin. Dhe besimi, në një shtet të dobët, është kapitali më i rrallë.

Në këtë skenar, kush humbet? Mund të humbasë natyra, nëse kufijtë mjedisorë janë të dobët. Mund të humbasin banorët lokalë, nëse prona, aksesi dhe kompensimi mbeten të paqarta. Mund të humbasë qytetari, nëse kupton se pasuria publike negociohet mbi kokën e tij. Mund të humbasë edhe vetë ideja e zhvillimit, sepse një projekt i dyshimtë e bën çdo investim të ardhshëm të duket si grabitje.

Por nëse projekti ndalohet menjëherë, pa analizë të plotë dhe pa mekanizëm institucional, as kjo nuk është domosdoshmërisht fitore. Fiton protesta në planin moral. Fiton opozita në planin politik. Fitojnë rrjetet që e kanë kthyer çështjen në kauzë ndërkombëtare. Por Shqipëria mund të mbetet me të njëjtin problem: zona të mbrojtura në letër, institucione të dobëta në terren, mungesë menaxhimi, mungesë modeli zhvillimi dhe një precedent që çdo projekt i madh vendoset jo nga procedura, por nga përplasja.

Natyra nuk mbrohet vetëm duke ndaluar ndërtimin. Mbrohet duke pasur shtet që mat, kontrollon, menaxhon, ndëshkon dhe i jep publikut garanci. E mbrojtur nuk duhet të thotë e braktisur. Por e mbrojtur nuk mund të thotë as dhomë pritjeje për investitorin e radhës.

Turizmi luksoz nuk është armiku në vetvete. Në shekullin XXI, luksi nuk është domosdoshmërisht beton. Luksi është rrallësi: det i pastër, qetësi, biodiversitet, peizazh, autenticitet. Flamingot dhe laguna nuk janë kundërshtarë të vlerës. Janë vetë vlera. Një investitor që shkatërron lagunën nuk e kupton produktin që po blen. Ose e kupton dhe ka llogari të tjera.

Prandaj ndarja “zhvillim apo natyrë” është pyetje e varfër. Pyetja reale është: a ka Shqipëria shtet të mjaftueshëm për ta kthyer kapitalin privat në vlerë publike, dhe jo në kontroll privat?

Skenari i tretë është më i rrezikshmi: kriza nuk zgjidhet. Projekti nuk ecën plotësisht, por as nuk ndalet qartë. Qeveria nuk publikon gjithçka, por as nuk tërhiqet. Protesta nuk fiton, por as nuk shuhet. Opozita nuk ofron alternativë, por fiton nga zemërimi. Organizatat ndërkombëtare fitojnë relevancë. Media fiton konflikt. Fuqitë rajonale presin. Investitori ruan pozicionin. Dhe qytetari mbetet në mjegull.Ky është skenari ku pasiguria bëhet produkt politik.

Shumë aktorë, me interesa të ndryshme, mund të përfitojnë nga e njëjta paqartësi. Investitori fiton levë nëse ka të drejta të hapura por detyrime të paqarta. Qeveria fiton kohë dhe e kthen kritikën në debat për motive. Opozita fiton kapital pa marrë përgjegjësi. Rrjetet ndërkombëtare fitojnë terren moral dhe operativ. Aktorët rajonalë fitojnë hapësirë nga dobësia shqiptare. Askush nuk ka nevojë ta orkestrojë krizën. Mjafton që incentivat të bashkohen dhe institucionet të mos prodhojnë zgjidhje.

Kush humbet nga pasiguria? Qytetari i zakonshëm. Ekosistemi. Biznesi normal. Pronari lokal. Besimi publik. Dhe ideja se Shqipëria mund të jetë shtet negociues, jo territor i përdorshëm.

Skenari i katërt është politik: kërkesa për largimin e kryeministrit kthehet në qendër. Pas shumë vitesh në pushtet, lodhja demokratike është reale. Asnjë njeri nuk duhet të bëhet i pazëvendësueshëm në një republikë. Rotacioni është normal, madje i shëndetshëm.

Por edhe këtu pyetja nuk mund të jetë vetëm “ik”. Pyetja është: kush hyn në vendin bosh? Nëse ndryshon nyja qendrore, por grafi mbetet i njëjtë; lejet, toka, mediat, oligarkët, prokurimet, klientelizmi, financimet e errëta,  atëherë sistemi nuk rrëzohet. Rilidhet. Oligarkët dinë të ndërrojnë qeveri. Mediat dinë të ndërrojnë sponsorë. Administrata di të ndërrojë flamur. Korrupsioni nuk ka ideologji. Ka metodë.

Prandaj një protestë që ka të drejtë moralisht duhet të pyesë edhe politikisht: çfarë vjen pas presionit? Zgjedhje? Qeveri teknike? Hetim i pavarur? Moratorium? Reformë e zonave të mbrojtura? Garanci për pronën dhe aksesin publik? Pa këto, energjia qytetare rrezikon të bëhet material për aktorë më të organizuar.

Skenari i pestë është ai që duhet shmangur me çdo kusht: eskalimi. Një protestë mund të nisë nga një arsye e drejtë dhe prapë të dalë nga duart e atyre që e nisën. Historia shqiptare e njeh këtë. Komunizmi nuk fitoi terren vetëm përmes dhunës; ai kanalizoi edhe dëshirën reale për drejtësi dhe ndryshim drejt një projekti fatal. Në vitin 1997, zemërimi pas humbjes së kursimeve ishte i kuptueshëm, por boshllëku institucional solli armë, frikë, krim dhe plagë që zgjatën me vite.

Sot nuk jemi në vitin 1997. Por logjika e eskalimit nuk kërkon përsëritje identike. Kërkon vetëm dy kampe të ngurtësuara, institucione që nuk arbitrojnë, media që amplifikojnë ekstremet dhe aktorë që dinë të presin derisa emocioni të bëjë punën e tyre.

Nëse situata del jashtë kontrollit, nuk e paguan investitori i madh. Ai ka avokatë, kontrata, pasaporta dhe dalje emergjence. Nuk e paguajnë politikanët. Ata negociojnë. Nuk e paguajnë rrjetet ndërkombëtare. Ato kalojnë te kriza tjetër. Nuk e paguajnë oligarkët. Ata përshtaten. E paguan qytetari: familja që jeton me pagë, biznesi i vogël, fëmija që shkon në shkollë, i sëmuri që pret shërbim, emigranti që mendon të kthehet, i riu që kërkon arsye për të mos ikur.

Prandaj zgjidhja nuk është të zgjedhësh kamp para se të dish realitetin. Zgjidhja është të thyesh pasigurinë. Publikoni dokumentet kryesore. Publikoni hartat, afatet, pronarët përfitues, të drejtat e aksesit publik, detyrimet mjedisore, mekanizmin e ndëshkimit në rast shkeljeje dhe përgjegjësitë nëse projekti dështon. Nëse marrëveshja është e mirë, transparenca e forcon. Nëse nuk publikohet, edhe kjo është përgjigje.

Dhe protesta, nëse kërkon të jetë më shumë se shpërthim, duhet të prodhojë kërkesa institucionale, jo vetëm kundërshtarë. Sepse ndryshimi pa arkitekturë është tronditje. Dhe në një vend të vogël, tronditja nuk mbetet abstrakte. Bëhet çmim, frikë, ikje, heshtje.

Pyetja nuk është vetëm kush fiton nga Sazani. Pyetja është kush fiton nga secili skenar dhe pse, në pothuajse çdo skenar të keq, faturën e paguan i njëjti njeri: qytetari shqiptar. Ndryshimi fillon kur ai refuzon të jetë instrument. Kur mban zemërimin, por kërkon faktet. Kur nuk lejon që pasioni t’i përdoret kundër vetes. Kur pyet jo vetëm “kundër kujt jam?”, por “çfarë ndodh më pas?” Vetëm atëherë Shqipëria mund të dalë nga roli i territorit ku të tjerët testojnë forcën e tyre, dhe të bëhet shtet që mbron interesin e vet.

Sondazh

Poll
Editorial 8 Korrik 2026, 17:39 Agim Nesho

Pse Edi Rama nuk po jep dorëheqjen?

Agim Nesho Vetëm një figurë e errët në historinë e një kombi mund të jetë indiferent kur populli i ka dalë...

Editorial 4 Korrik 2026, 07:38 Lutfi Dervishi

Ra kjo protestë e u pamë!

Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...

Editorial 21 Qershor 2026, 10:20

KAMPIONATI YNË I VËRTETË

Meri Lika Mbrëmja e djeshme në Shqipëri nuk ishte thjesht një protestë më shumë në kronikën e rëndomt&eum...

Editorial 20 Qershor 2026, 15:06 Agim Nesho

Algoritmi që po ha monstrën e tij

Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer...

Editorial 14 Qershor 2026, 15:22 Lutfi Dervishi

Përtej largimit dhe burgut!

Lufti Dervishi Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...

Editorial 11 Qershor 2026, 10:04 Meri Lika

QEVERIA E KOLLTUKUT

Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator