LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol kyç në shpërndarjen e kokainës

Sipas autoriteteve ekuadoriane, rreth 70% e kokainës që mbërrin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kalon përmes Ekuadorit. Droga hyn në vend nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, ndërsa bandat vendase, të lidhura me kartelet meksikane dhe grupet kriminale shqiptare, organizojnë transportin drejt tregjeve ndërkombëtare.

28 Korrik 2026, 10:32 Nga I.A

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

EKUADOR- Qyteti i Duranit në Ekuador, një nga zonat më të goditura nga trafiku i drogës dhe luftërat mes bandave kriminale, është kthyer në simbol të krizës së sigurisë që po përjeton vendi. BBC shkruan se kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante, i cili drejton një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar, thotë se armiku i policisë nuk janë vetëm bandat, por edhe korrupsioni i përhapur brenda institucioneve shtetërore.

“Ne kemi shumë njerëz të këqij brenda policisë, brenda shtetit dhe politikës. Shumë prej tyre janë të korruptuar dhe paguhen nga bandat kriminale”, shprehet ai.

Gjatë një operacioni në një lagje të kontrolluar nga banda “Los Aguilas”, efektivët bastisën një banesë të braktisur, ku gjetën dy armë zjarri dhe municion për pushkë automatike. Sipas Bustamantes, çdo armë e sekuestruar është një rrezik më pak në duart e kriminelëve. Megjithatë, ai pranon se kjo është vetëm një fitore e vogël në një luftë shumë më të madhe.

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

“Bandat kanë shumë më tepër armë dhe para sesa shteti”, thotë ai.

Kapiteni ka humbur tre miq të ngushtë gjatë përballjeve me grupet kriminale. Ai pohon se nuk ka më frikë për veten, por prindërit e tij jetojnë çdo ditë me ankthin se mund të mos kthehet më në shtëpi.

Ekuadori, korridor kryesor i kokainës drejt Evropës dhe SHBA-së

Sipas autoriteteve ekuadoriane, rreth 70% e kokainës që mbërrin në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara kalon përmes Ekuadorit. Droga hyn në vend nga Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, ndërsa bandat vendase, të lidhura me kartelet meksikane dhe grupet kriminale shqiptare, organizojnë transportin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

Pozicioni gjeografik, kufijtë e dobët, mungesa e burimeve për forcat e sigurisë dhe dalja e gjatë në Oqeanin Paqësor e kanë kthyer Ekuadorin në një nyje strategjike të trafikut ndërkombëtar të drogës. Brenda pak vitesh, vendi që dikur konsiderohej një destinacion i qetë turistik është shndërruar në një nga vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në botë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, gjatë vitit të kaluar u regjistruan mbi 9.200 vrasje.

Lufta kundër bandave dhe akuzat për korrupsion

Presidenti Daniel Noboa ka ndërmarrë një ofensivë të ashpër kundër krimit të organizuar, por kritikët argumentojnë se arrestimi i drejtuesve të bandave ka sjellë copëtimin e grupeve kriminale në organizata më të vogla dhe më të shumta. Në një tjetër operacion, policia arrestoi tre persona të dyshuar për shpërndarje droge.

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

Në një vazo me lule u gjetën doza të vogla të drogës “H”, një përzierje shumë e rrezikshme që përmban heroinë dhe shitet për vetëm 1 dollar për dozë. Megjithatë, vetëm një nga të arrestuarit u akuzua zyrtarisht, ndërsa dy të tjerët u lanë të lirë. Koloneli Santiago Gavilanes, zëvendëskomandant i policisë së Duranit, fajëson sistemin e drejtësisë për lirimin e vazhdueshëm të të dyshuarve.

“Ne i arrestojmë, ndërsa ata lirohen. Më pas i gjejmë sërish në operacione të tjera. Disa prej tyre vazhdojnë të vrasin njerëz dhe lënë pas familje të shkatërruara”, deklaron ai.

Sipas tij, bandat kriminale kanë para të mjaftueshme për të korruptuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë. Një oficer tjetër policie, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për arsye sigurie, tregoi se kishte marrë oferta ryshfeti me vlerë të mjaftueshme për të dalë në pension, por i kishte refuzuar. Ai beson se dikush nga brenda policisë kishte informuar bandat për pozicionin dhe detyrën e tij.

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

Banda: “Paguajmë policët që të na paralajmërojnë”

Gjatë një takimi me një grup kriminal në periferi të Duranit, lideri i bandës, i identifikuar me emrin “Jonathan”, pranoi se kishte katër efektivë policie në listën e pagesave.

“Sapo policia planifikon një operacion, ata më telefonojnë. Më thonë të fsheh armët dhe drogën ose të largohem. Kur mbërrijnë, nuk gjejnë asgjë”, deklaroi ai.

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, BBC: Bandat shqiptare rol

Sipas tij, ky rrjet informatorësh i kushton bandës nga 1.500 deri në 2.000 dollarë në muaj. Jonathan pranoi gjithashtu se është trafikant droge dhe vrasës. Kur u pyet se sa persona kishte vrarë, ai u përgjigj: Rreth tetë. Nuk i mbaj mend saktësisht.

Ai tha se banda e tij lufton vetëm kundër grupeve rivale, por pranoi se adoleshentë të armatosur janë pjesë e organizatës. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, fëmijë vetëm 12 vjeç rekrutohen nga bandat, ndërsa në moshën 15-vjeçare shumë prej tyre shndërrohen në vrasës me pagesë.

jean carlos bustamante ekuadori kokaine bandat shqiptare


Sondazh

Poll

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kush është vajza që do të trashëgojë 85 milionë euro të pasurisë së Jeffrey Epstein?

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha