LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët finalizojnë sot ditën e 58-të rë revoltës së tyre. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.  • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

4 artikuj për këtë temë.

11 MINUTA ME PARE

Dita e 58-të e protestës/ Protestuesi: Oligarkët kanë shitur vendin, këtu njerëzit janë të papunë

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një protestues ka shprehur pakënaqësitë e tij gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se ka dalë në tubim për të mbrojtur të drejtat dhe pronat e qytetarëve.

Ai foli për vështirësitë ekonomike, papunësinë dhe akuzoi kryetarin e Bashkisë Dibër se e ka larguar nga puna për arsye politike.

Protestuesi rrëfeu edhe historinë personale, duke treguar se pas humbjes së bashkëshortes dhe përballjes me vështirësi financiare, vijon të jetojë me borxhe, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

“Jam pa punë dhe protestoj për pronat dhe të drjetat. Baballarët tanë e kanë blerë me florid he vjen shteti të na i marrë. I bëj thirrje Dibrës, Bulqizës që të marrin masa e të mbldihen të protestojnë, veriu duhet të vijë në protestë.
Oligarkët kanë shitur vendin, këtu njerëzirt janë të papunë, paga 40,000 lekë, qiraja 60,000 lekë.

Kryetari i Bashkisë, Rrahim Spahiu më hoqi nga puna kur kisha bashkëshorten të sëmurë.
Unë kam lënë 50 mijë euro që të shpëtoja gruan, por ajo vdiq. Kur u ktheva në punë më hoqi nga puna.
Vij nga një familje e të përndjekurve politikë.

Qiranë e paguaj 55,000 lekë dhe jam me borxhe. Më tha se i ke dhënë votën Ismail Ukës dhe mos eja më në bashki”, tha ai./Dosja.al

18 MINUTA ME PARE

"E gjithë bota është me ne"/ Pensionistja në protestë: Si nuk ngrihet ky popull

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një pensioniste nga Vlora ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë gjatë grumbullimit në Sheshin Skënderbej, në kuadër të protestës qytetare.

Ajo ka folur për vështirësitë ekonomike dhe pensionet, ndërsa ka kritikuar ashpër klasën politike. Protestuesja deklaroi se kishte udhëtuar nga Vlora për të marrë pjesë në tubim dhe bëri thirrje për më shumë reagim qytetar.

“Edi Ramën zvarrë do e heqim! Pensionet nuk na dalin. Por këta janë si këta gjarpërinjtë. Më të këqij se këta gjarpërinj, Rama, Berisha, të gjithë, janë gjarpërinj, të gjithë e kanë vendin këtu.

Si nuk ngrihet ky popull?! Kam ardhur nga Vlora sot, me dy vezë të ziera në çantë. E gjithë bota është me ne, e pasqyron. Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, tha ajo./Dosja.al

 

29 MINUTA ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej(VIDEO)

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në

TIRANA-  Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, për të vijuar ditën e 58-të të protestës qytetare.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në zhvendosjen përballë godinës së Ktryeministrisë pritet të mbahen fjalime nga qytetarët për të shprehur pakënaqësitë e tre kundër sistëmit qeverisës dhe më pas pritet të nis marshimi drejt rrugëve të Tiranës./Dosja.al

 

 

 

1 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për largimin e Ramës

Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 58-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar disa ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.

Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

Sondazh

Poll

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!