Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Me anë të një deklarate, Bardhi theksoi se deputetëve nuk u është shpërndarë teksti i plotë i marrëveshjes dhe as relacioni shoqërues i projektligjit dhe për këtë arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në seancën plenare. Ai shprehet se seanca plenare e planifikuar për sot, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se opozita mbështet në parim marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh me SHBA-të për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake, por kundërshton mënyrën se si mazhoranca synon ta miratojë atë në Kuvend.
Me anë të një deklarate, Bardhi theksoi se deputetëve nuk u është shpërndarë teksti i plotë i marrëveshjes dhe as relacioni shoqërues i projektligjit dhe për këtë arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në seancën plenare. Ai shprehet se seanca plenare e planifikuar për sot, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij.
Deklarata e Gazment Bardhit:
Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament! Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.
Seanca plenare e planifikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij. Rasti konkret është edhe më flagrant, pasi deputetëve ende nuk u është shpërndarë teksti i marrëveshjes për të cilën ftohen të votojnë, madje as relacioni shoqërues i projektligjit të paraqitur nga Qeveria.
Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit, sipas së cilës deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes përmes një leximi në grup, brenda ambienteve të Kuvendit, është poshtëruese dhe bie ndesh me statusin kushtetues të deputetit. Kuvendi ka detyrimin t’u vërë në dispozicion deputetëve të gjithë dokumentacionin parlamentar. Nëse është kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike, atëherë deputetët mund të angazhohen me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit të saj.
Megjithatë, shumica parlamentare refuzon ta ndjekë këtë praktikë, duke i kërkuar Kuvendit të votojë një marrëveshje me përmbajtje të panjohur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundësinë ta shqyrtojnë atë. Për këto arsye, deklarojmë se nuk do të marrim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ky veprim antikushtetues i shumicës parlamentare është poshtërues për institucionin e Kuvendit, për deputetët e tij, si edhe për rëndësinë që mbart marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, Grupi Parlamentar i PD-së, në konsultim edhe me grupet e tjera parlamentare të opozitës, ia ka komunikuar me shkrim gjatë fundjavës Kryetarit të Kuvendit qëndrimin e tij dhe ka rënë dakord për sa vijon: Opozita është PRO, në parim, marrëveshjes me SHBA-në. Opozita kërkon të njihet me tekstin e plotë të marrëveshjes, duke respektuar të drejtën kushtetuese të çdo deputeti për të votuar i informuar. Menjëherë pasi të njihet me përmbajtjen e saj, opozita i ka garantuar Kryetarit të Kuvendit votën e saj PRO.
Opozita kërkon respektimin e procedurës kushtetuese të ratifikimit të marrëveshjes. Kuvendi nuk mund të injorojë Kushtetutën dhe të zhvlerësojë një marrëveshje me partnerin tonë strategjik – SHBA-në – duke ndjekur procedura të parregullta. Ratifikimi duhet të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Për këtë arsye, kemi propozuar që marrëveshja të miratohet, në respekt të afateve kushtetuese, në seancën plenare të së premtes, më 31 korrik 2026. Gjithashtu, kemi garantuar Kryetarin e Kuvendit për praninë tonë në atë seancë dhe për votën tonë PRO.
Këto kërkesa legjitime të opozitës, megjithëse u konsideruan të arsyeshme nga Kryetari i Kuvendit, u refuzuan nga shumica parlamentare, e cila po zbaton porosinë politike të Edi Ramës për të poshtëruar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të cenuar të drejtat kushtetuese të deputetëve dhe për të vënë në diskutim kushtetutshmërinë e ratifikimit të një marrëveshjeje me partnerin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Dosja.al
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta spanjolle El Correo i ka bërë jehonë protestave në vendin tonë, me anë t&e...
Flauers Shoshi TIRANË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Flauers Shoshi, ka ndërmarrë një nismë t...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se autorët e zjarrvënieje të ...
Agron Shehaj TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj. Mës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanj&eum...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë ...
Agron Shehaj TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku po mbahet...
TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kus...