LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria e gatshme të ndihmojë Spanjën dhe Francën"/ Beteja me flakët, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

• Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanjës dhe Francës, të cilat janë në 'luftë' me flakët dhe si pasojë qindra mijëra banorë janë evakuuar. • Duke folur gjatë takimit me trupat e Emergjencave Civile dhe zjarrfikësit, Kryeministri theksoi se përballë kësaj sfide të përbashkët rreziku është i njëjtë për të gjithë, pasi zjarri nuk njeh kufij. • Sipas tij, Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë nëse do t'i kërkohet, ashtu siç ka bërë edhe në raste të mëparshme për vendet fqinje dhe partnerët europianë. • Rama u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret në vendin tonë, duke theksuar se ky sezon do të tregojë të gjithë përgatitjen e strukturave dhe autoriteteve, teksa shtoi se qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e shërbimit. • Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk duhet të humbasë asnjë hektar, dhe sipas tij janë bërë përgatitje për 'luftën' ndaj zjarreve. • Rama tha ndër të tjera se janë mbyllur procedurat për blerjen e tre avionëve të rinj zjarrfikës, të cilët do t’i shtohen flotës në fund të këtij viti, ndërkohë që është dakordësuar mbështetja me mjete ajrore nga bazat partnere në rast se vendi do të përballet me emergjenca kritike.

3 artikuj për këtë temë.

36 MINUTA ME PARE

"Deri në 15 vite burg për autorët", Lamallari: Do të godasim çdo rast zjarrvënieje të qëllimshme

"Shqipëria e gatshme të ndihmojë Spanjën dhe
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se autorët e zjarrvënieje të qëllimshme do përballen me dënim deri në 15 vite burg. Gjatë prezantimit të planit kombëtar të gatishmërisë për sezonin e zjarreve në Bazën Ajrore të Farkës, Lamallari tha se qeveria ka forcuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit për goditjen e çdo rasti të zjarrvënies së qëllimshme.

Ministri tha gjithashtu se Shqipëria do të forcojë më tej kapacitetet për përballimin e zjarreve me investime të reja. Sipas tij, flotës aktuale do t'i shtohen tre avionë zjarrfikës në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa është planifikuar financimi i 130 mjeteve të reja zjarrfikëse dhe ndërtimi i katër stacioneve të reja në Prrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë.

“Çdo verë është një sprovë e re edhe për ne këtu në Shqipëri, dhe puna e përbashkët nuk matet vetëm me numrin e zjarreve që shuajmë, por mbi të gjitha me ato që arrijmë të parandalojmë. Zjarri nuk pyet për kufij administrativë, nuk njeh orar dhe nuk fal neglizhencën tonë. Përkundrazi, kërcënon jetën, pronën, ekonomin, mjedisin dhe të ardhmen e komuniteteve tona. Prandaj, përgatitja për sezonin e zjarreve nuk është një ushtrim rutinë dhe as përmbushja e një detyre funksionale. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e gjithsecilit prej nesh dhe emergjenca më e mirë është ajo që nuk ndodh kurrë.

Prandaj, kemi forcuar gatishmërinë operacionale në të gjithë strukturën tonë. Kemi garantuar funksionalitetin e mjeteve, rezervat logjistike, pajisjet e ndërhyrjes, komunikimin në terren dhe dislokimin e forcave në zonat me risk më të lartë. Në bashkëpunim me prefektët, bashkitë, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar një mekanizëm shumë më efikas reagimi sesa vitet e shkuara. Shqipëria është më e përgatitur se dje dhe plotësisht e gatshme për sfidat që na paraqet ky sezon. Së bashku do ta përballojmë këtë sfidë me profesionalizëm, disiplinë dhe bashkëpunim," u shpreh Besfort Lamallari./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë hektar"/ Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

"Shqipëria e gatshme të ndihmojë Spanjën dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë të gjithë përgatitjen e strukturave dhe autoriteteve. Duke folur gjatë një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, Rama tha se qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e shërbimit.

Ai u shpreh se Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk duhet të humbasë asnjë hektar, dhe sipas tij janë bërë përgatitje për 'luftën' ndaj zjarreve. Rama tha ndër të tjera se janë mbyllur procedurat për blerjen e tre avionëve të rinj zjarrfikës, të cilët do t’i shtohen flotës në fund të këtij viti, ndërkohë që është dakordësuar mbështetja me mjete ajrore nga bazat partnere në rast se vendi do të përballet me emergjenca kritike.

“Shqipëria është shumë e vogël dhe nuk duhet të humbasë asnjë hektar, kemi bërë përgatitje. Ky sezon sdo të jetë provë për çfarë jemi përpjekur të përmirësojmë, për të pasur performancë më të mirë. Kjo provë kërkon disiplinë dhe investim të pandërprerë. Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë që do vijnë në fund të vitit, kemi një proces të dakordësuar që në momentin e një nevoje të veçantë, kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe po bëhen gati avionë e rinj. Ne do përpiqemi ta shoqërojmë me mbështetje konkrete, kapaciteti zjarrfikës është rritur dhe do vazhdojë të rritet. Do investojmë në modernizimin e shërbimit”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

"Shqipëria e gatshme të ndihmojë Spanjën dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanjës dhe Francës, të cilat janë në 'luftë' me flakët dhe si pasojë qindra mijëra banorë janë evakuuar. Gjatë një takimi me trupat e Emergjencave Civile dhe zjarrfikësit, Kryeministri theksoi se përballë kësaj sfide të përbashkët rreziku është i njëjtë për të gjithë, pasi zjarri nuk njeh kufij. Sipas tij, Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë nëse do t'i kërkohet, ashtu siç ka bërë edhe në raste të mëparshme për vendet fqinje dhe partnerët europianë.

"Në Francë dhe në Spanjë mbi 320 mijë njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre deri mbrëmë dhe vetëm në orët e fundit, 55 mijë banorë janë evakuuar nga zona përreth Bordosë, ku flakët kanë hyrë deri në lagjet e periferisë. Kur sheh qindra mijëra njerëz që ikin të lemerisur është njësoj sikur të shohësh njerëzit tanë, për shkak se rreziku dhe sfida është e njëjtë. Prandaj unë dua që edhe me lejen tuaj nga kjo sallë, t’u shpreh një solidaritet të gjithë kolegëve tuaj në Spanjë dhe në Francë. Ne e kemi bërë edhe në shkuarën falë jush, dhe jemi gati ta bëjmë sërish dhe të përgjigjemi në rast se na kërkohet, siç u jemi përgjigjur kur fqinjët dhe miqtë tanë europianë janë në hall. Sikurse ata na janë përgjigjur kur ne kemi pasur nevojë, sepse zjarri nuk njeh kufi," u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama zjarret ne spanje zjarret ne france tirane

Sondazh

Poll

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët

Paketa e Maleve/ Bardhi nxjerr videon: As Diella nuk e beson, e-Albania rrëzon propagandën e Ramës

Elektriçisti humbi jetën nga goditja elektrike, banorët e zonës: Punonte dhe në ditët e pushimit

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin