LIVE UPDATES
Politike

Skandal në Himarë/ PD: Kryebashkiaku Tavo i dorëzon 7308 prona një kompanie private, dyshime për grabitje me vulë zyrtare

Vangjeli deklaroi se dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

20 Qershor 2026, 10:46 Nga E.d
Skandal në Himarë/ PD: Kryebashkiaku Tavo i dorëzon 7308 prona
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një skanda i cili lidhet me Himarën dhe kryebashkiakun Vangjel Tavos. Gjatë një deklarate për mediat nga zyra e selisë blu, zëdhënësja e Antikorrupsioni, Genta Vangjeli tha se  Kryebashkiaku Tavo i ka dorëzuar 7308 prona një kompanie private.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Vangjeli deklaroi se dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Sipas saj, kjo kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë. Ajo theksoi se dhe vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Në fund, ajo tha se Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos apo Edi Ramës, po është është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative por një operacion i mirëorganizuar që rrezikon të vendosë në duart e interesave private fatin e mijëra pronave të banorëve të zonës.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Me pak fjalë, një kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë.

Kompania fituese ka qenë më herët partnere në projekte miliona eurosh me ‘Gjikuria’ shpk, një emër i njohur për interesat e tij të mëdha ndërtimore dhe pronësore në bregdetin e jugut.

Kjo ngre dyshime serioze për një skemë që mund të përdoret për të favorizuar klientët e pushtetit në kurriz të pronarëve të ligjshëm.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Por në vend që shteti të forcojë institucionet përgjegjëse dhe të garantojë mbrojtjen e pronës private, ja dorëzon këtë proces një kompanie private.

Kjo nuk është zgjidhje, kjo është një recetë e rrezikshme për manipulim. Në Himarë, ku prej vitesh zhvillohet një betejë për pronat dhe ku banorët kanë denoncuar vazhdimisht tentativa për tjetërsim, grabitje dhe përvetësim të tokave, një vendim i tillë nuk mund të konsiderohet rastësi.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush do të përfitojë nga ky proces? Banorët e Himarës apo oligarkët dhe klientët e pushtetit deri tek vetë Edi Rama?

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë për këtë proces, verifikim të menjëhershëm dhe garanci ligjore se asnjë pronë e himariotëve nuk do të bëhet objekt manipulimi në favor të interesave private. Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos as e Edi Ramës. Himara është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij. Koha e grabitjes së pronave me vulën e institucioneve duhet të marrë fund./Dosja.al

pd genta vangjeli himarë


Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë