Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para Kryeministrisë/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Takimi u fokusua në masat për garantimin e sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik veror, forcimin e kontrolleve në terren dhe procesin e kategorizimit të operatorëve sipas standardeve të Bashkimit Europian.

VLORË- Në Vlorë u zhvillua një takim në kuadër të planit “Siguria Ushqimore 2026”, me pjesëmarrjen e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, Kryetares së Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, si dhe operatorëve të biznesit ushqimor që ushtrojnë aktivitet në fushën e hotelerisë, restoranteve, fast-food-eve, kateringut, akullores dhe ëmbëltoreve.
Takimi u fokusua në masat për garantimin e sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik veror, forcimin e kontrolleve në terren dhe procesin e kategorizimit të operatorëve sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se Shqipëria ndodhet përpara një sezoni turistik që pritet të jetë ndër më të suksesshmit, duke e bërë edhe më të rëndësishëm garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, por edhe një përgjegjësi e shtuar për institucionet që garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve. Çdo produkt që vendoset në treg, çdo restorant që shërben klientë dhe çdo operator që ushtron aktivitet në zinxhirin ushqimor duhet të respektojë standardet që mbrojnë shëndetin publik,” u shpreh ministri.
Ministri Salla vlerësoi punën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe kërkoi angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit veror.
“Kontrolli në terren duhet të jetë i vazhdueshëm, profesional dhe i paanshëm. Nuk mund të ketë asnjë kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e konsumatorit,” theksoi ai.
Ministri nënvizoi se qasja e institucioneve nuk synon vetëm kontrollin dhe ndëshkimin, por ndërtimin e një kulture standardesh ku biznesi e sheh respektimin e rregullave si investim në cilësi dhe reputacion.
“Objektivi ynë është të ndërtojmë një kulturë standardesh, ku biznesi e kupton se respektimi i rregullave nuk është një detyrim formal, por një investim në cilësi, reputacion dhe zhvillim afatgjatë,” deklaroi Salla.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua procesit të kategorizimit të operatorëve ushqimorë sipas standardeve të Bashkimit Europian, një reformë që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Ky proces nuk synon të vendosë barriera apo të përjashtojë operatorët nga tregu. Përkundrazi, ai krijon një pasqyrë të qartë të nivelit të përputhshmërisë, evidenton nevojat për përmirësim dhe orienton investimet drejt standardeve që kërkon tregu europian,” tha ministri.
Duke e lidhur këtë proces me integrimin europian të vendit, Ministri Salla theksoi se siguria ushqimore mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm të aftësisë së Shqipërisë për të ndërtuar institucione të besueshme dhe një ekonomi konkurruese.
Në përfundim, ai garantoi se qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset përmes politikave publike, instrumenteve financiare dhe fondeve të Bashkimit Europian, me qëllim që përmbushja e standardeve të shoqërohet me mundësi konkrete zhvillimi për sektorin agro-ushqimor shqiptar./Dosja.al
Enea Karakaçi RINAS- Nisin fluturimet direkt Kanada-Shqipëri. Për herë të parë në histori, Shqipëria ësht&eu...
gazmend Bardhi TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Ed...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Administrati...
edi rama RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i shqiptarëve që përdorin transportin ajror është rritur ndjeshëm gja...
Edi Rama RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t&rsqu...
Edi Rama RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linj&eu...
Gjykata Administrative TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashk...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza t&eum...
Pamje TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet dit&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj ...