LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama përgjegjësi kryesor, ka fshehur çdo gjë për Zvërnecin"/ Berisha: Ftoj çdo demokrat dhe qytetar të vërshojë në rrugët e Tiranës për të mbështetur këtë protestë 

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës dhe qytetarëve në Tiranë, duke deklaruar se ‘sot protesta merr përmasat më të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj’. • Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha u shpreh se, demokratët dhe qytetarët pa parti po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë, ndërsa shtoi se protesta ka marrë jehonë edhe ndërkombëtare.• Sipas kryedemokratit, zhvillimet aktuale lidhen edhe me çështjen e Zvërnecit, për të cilën ai akuzoi Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për mungesën e transparencës dhe shkelje ligjore të bëra gjatë këtij projekti. • Ai u shpreh se, në projektin për zonat e mbrojtura janë shkelur procedurat ligjore dhe janë anashkaluar komunitetet lokale. • Duke iu referuar situatës politike, Berisha akuzoi Edi Ramën për përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa e cilësoi protestën si një ‘uragan rinor qytetar’. • Më tej, Berisha theksoi se kjo ‘nuk është e Partisë Demokratike, por një lëvizje qytetare.

4 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

"Rama përgjegjësi kryesor, ka fshehur çdo gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot mijëra shqiptarë po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka të gjithë vizionin dhe po bën çdo përpjekje dhe do bëjë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Sipas tij do jenë vota e lirë e shqiptarëve që do përcaktojë qeverinë e ardhshme të këtij vendi.

Muharrem Kurti: Përshëndetje doktor Berisha, sot në protestë kombëtare kanë ardhur edhe shumë nga diaspora. Parashikimi juaj për fatin e Ramziut dhe të qeverisë së tij, e para. Dhe e dyta, elektorati i djathtë pret prej jush qeverinë në hije.

Sali Berisha: E vërtetë, Muharrem. Ka një vërshim të jashtëzakonshëm, të paparë dhe të paprecedent drejt Tiranës.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që lënë çdo gjë dhe vërshojnë sot nga të katër anët e dheut dhe të katër anët e Shqipërisë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, drejt Tiranës dhe kësaj proteste shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Natyrisht, ne e ndjekim me shumë vëmendje. Partia Demokratike ka të gjithë vizionin, të gjithë potencialet, dhe po bën çdo përpjekje dhe do bëjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Dhe do jenë vota e lirë e shqiptarëve që do përcaktojë qeverinë e ardhshme të këtij vendi. Faleminderit./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja tonat

"Rama përgjegjësi kryesor, ka fshehur çdo gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD mbështet 5 kërkesat e protestuesve, pasi kanë qenë dhe janë edhe beteja e opozitës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë do dështojnë.

Lideri i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që t'i bashkohen protestës, e cila është rinore jo partiake. Ai tha se nuk ka asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare.

Lida Xh: Një pyetje e drejtpërdrejtë për Berishën. Nëse më 5 qershor ishit kundër kësaj proteste, pse sot bëni thirrje për t'u bashkuar? Kjo protestë lindi nga qytetarët dhe shumë prej tyre nuk duan ta shohin të politizuar. Ndoshta për një herë të vetme do të ishte mirë të dëgjohej zëri i popullit dhe të respektohej iniciativa e tij pa u përpjekur t'i vihet flamuri askujt.

Sali Berisha: Absolutisht asnjë përpjekje, e nderuar zonjë. Të garantoj që nuk është bërë asnjë përpjekje. Por mos harro një gjë: kemi 13 vite që protestojmë. Mos harro një gjë, se vetëm për periudhën që patëm Kuvendin e këto, po ne ishim në protestë kundër Edi Ramës, kërkonim largimin e tij. Dhe 5 kërkesat e protestuesve janë njëkohësisht kërkesa, kanë qenë dhe janë betejat edhe tonat. Atëherë, cili ka qenë qëndrimi ynë?

E para, ajo që thoni ju: nuk është protestë e PD-së.
E dyta: asnjë paraqitje e simboleve të Partisë Demokratike në protestë, sepse është protestë rinore qytetare.
E treta: thirrje për pjesëmarrje masive si qytetarë.

Besoj se këtu, çfarë mund t'i thoni ju një populli që ka 13 vite që proteston kundër Edi Ramës dhe kauzat e veta, 'që të mos protestojë, ta heshtësh tani'? Kjo nuk do të kishte kuptim. Dhe e fundit: pavarësisht nga thirrjet e dirigjuara tërësisht nga opozita e opozitës dhe grupuskula të Sorosit, kundër Sali Berishës, për të ndihmuar Edi Ramën, me qëllimin e vetëm për të relativizuar dhe ndihmuar Edi Ramën. Thirrja ime ka qenë: të gjithë në protestë! Qytetarët kanë të drejtë të brohorasin si të duan, kurse ata të cilët mendojnë se duke shfrytëzuar mikrofonin mund ta manipulojnë atë protestë, ata do dështojnë.
Jam dakord me ty, ajo është protestë strikt rinore qytetare. Ndaj edhe nuk kam marrë pjesë. Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë dhe lëshoi lejen e ndërtimit në janar të këtij viti

"Rama përgjegjësi kryesor, ka fshehur çdo gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e  kryeministrit Rama, pasi sipas tij, ai mashtroi kompanitë dhe lëshoi lejen e ndërtimit në janar të këtij viti. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në të, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, të respektojë me përpikmëri ligjin evropian.

Lideri i opozitës shtoi se Rama ka kryer një krim të shëmtuar, pasi ka ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura, gjë të cilës PD e ka kundërshtuar me forcë ndryshimin e tij. Kryedemokrati tha se Komisioni Evropian ka kërkuar largimin e amendamenteve që bëri ai, ndërsa Rama sipas tij,  mashtron kur thotë se nuk ka ndryshuar gjë. 

Ben Hasani: Përshëndetje Doktor, Edi Rama në fjalimin e tij kilometrik sot ia hodhi fajin rrjeteve sociale për protestën qytetare që sonte pritet të jetë më e madhja. Siç duket, Edi Rama nuk shikon asnjë problem tek vetja dhe qeveria e tij, por sipas tij fajin e ka algoritmi. Si i komentoni këto qëndrime?

Sali Berisha: Unë këto qëndrime i komentoj si trillime, si fantazi e sëmurë, si verbëri nga pushteti i Edi Ramës.
Unë dua të theksoj këtu se dosja e Zvërnecit është fund e krye përgjegjësi direkte e Edi Ramës për mungesën totale të transparencës dhe dhunimin nen për nen të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Edi Rama përpiqet të fshihet, por mesa kuptoj unë, ai në mënyrë absolute ka mashtruar kompaninë dhe kompanitë pasi në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, ai ka lëshuar lejen e zhvillimit, për hir të së vërtetës, çka ai e fsheh, ai ka lëshuar në janar të këtij viti edhe lejen e ndërtimit. Dhe ka lëshuar lejen e ndërtimit për tre blloqe. Dhe kompania me noter ka kërkuar anulimin e lejeve të ndërtimit.
Edi Rama i fsheh të gjitha këto. Edi Rama tani përpiqet t’i vendosë në ligj gjërat, por mashtron.

E kam thënë dhe e them përsëri se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në BE, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, peizazheve të mbrojtura, rezervateve të paprekshme natyrore, parqeve kombëtare, është e detyruar të respektojë me përpikmëri ligjin evropian Natyra 2000 dhe direktivën e BE për habitatet dhe zogjtë që janë të viteve 2006-2008. Të ndalemi pak këtu. Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar duke ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura dhe duke i krijuar dorës së tij të zezë për t’u shtrirë aty ku nuk duhet të shtrihet.
PD e kundërshtoi me forcën më të madhe atë ndryshim dy vite më parë.

Komisioni Evropian ka kërkuar largimin e amendamenteve që bëri ai. Edi Rama mashtron kur thotë se nuk kemi ndryshuar gjë. Përveç kësaj, ka një ligj që ndalon dhënien e lejeve të ndërtimit apo zhvillimit aty ku ka konflikt gjyqësor privat. Dhe sot aty ka disa konflikte gjyqësore dhe ai bën lojë fjalësh. Jo, nëse ka konflikt gjyqësor, pritet zgjidhja e konfliktit. Dhe kur mbrapa lind konflikt gjyqësor, ligji thotë se palës së dëmtuar i përgjigjet qeveria. Edi Rama ka shumëzuar me zero komunitetin lokal, kusht themelor i Konventës së Aarhusit, konventë në të cilën Shqipëria është palë dhe detyron palët që për çdo veprim në zonë, duhet të konsultohen me komunitetin lokal. Edi Rama ka dhënë lejet e ndërtimit dhe lejet e zhvillimit pa u bërë, siç kërkon direktiva evropiane dhe ligji shqiptar, pa u bërë vlerësimi i mjedisit, pa ua bërë vlerësimi i përshtatshmërisë që është kushti i parë.

Asnjë nga këto hapa nuk është bërë. Tani thotë se po bëhen. Po duheshin bërë më përpara. Sepse në qoftë se vlerësimi i papërshtatshmërisë thotë se nuk mund të investosh, nuk mund të investosh. Kjo direktive nuk është pa garant. Është gjykata evropiane e Luksemburgut që gjykon njëlloj si për të drejtat e tjera çështjet e mjedisit me rreptësinë më të madhe. Edi Rama të gjitha këto i ka mbuluar sikur ta kishte pronë të tij. Sikur po punonte në oborrin e tij. Edhe në oborrin e tij nuk mund të punonte në këtë mënyrë. Ai ka mashtruar, ka vepruar si sulltan i një sulltanati mesjetar. Kështu që nuk e kanë fajin as algoritmet, as influencerët, as interneti jo e jo, po fajin e ka ai që e konsideron Shqipërinë çiflig të tij dhe që për interesa të veta është i gatshëm të marrë çdo vendim./Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Dështuan me kullat, shpikën Divjakën"/ Berisha: Sulm i orkestruar nga Edi Rama që nuk përgjigjet dot për hotelin Zig-Zag. Shpifjet dëmtojnë protestën e qytetarëve

"Rama përgjegjësi kryesor, ka fshehur çdo gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë prej një prej protestuesve në protestën e ditës së djeshme. Berisha shkruan se, deklarata se Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë ishte një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se ‘Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë’, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme. Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.

Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt. Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen. Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj. Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit