19 Qershor 2026, 17:12
Nga D.S

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Administrative në kuadër të seancës gjyqësore me prokurorin e posaçëm, Ols Dado.
Seanca është zhvilluar në kushte të rrepta sigurie, ndërsa procesi nuk është lejuar të transmetohet live për publikun. Në sallën e gjyqit, për të shprehur mbështetjen e tij ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ishte i pranishëm edhe aktori i njohur i humorit, Gaz Paja.
Në fund të seancës, Veliaj është larguar nga ambientet e gjykatës i shoqëruar nga forca të Policisë së Shtetit, ku përpara se të linte sallën, ai ka përshëndetur të pranishmit.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
gjyqi veliaj- dado në administrative erion veliaj
Politike
19 Qershor 2026, 17:00
E. D
edi rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i shqiptarëve që përdorin transportin ajror është rritur ndjeshëm gja...
Politike
19 Qershor 2026, 16:44
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t&rsqu...
Politike
19 Qershor 2026, 16:33
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linj&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 15:05
E. D
Gjykata Administrative
TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashk...
Politike
19 Qershor 2026, 14:59
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza t&eum...
Politike
19 Qershor 2026, 14:36
E.d
Pamje
TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet dit&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 13:55
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj ...
Politike
19 Qershor 2026, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për amistinë e cila u votua dje në Kuvend dhe shpjegoj se pse o...
Politike
19 Qershor 2026, 12:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hoteli “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK.&nb...
Politike
19 Qershor 2026, 12:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gj...