19 Qershor 2026, 16:44
Nga E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në vitet e ardhshme.
Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama u ndal edhe te Aeroporti i Vlorës, për të cilin tha se vonesat e deritanishme nuk lidhen me institucionet shtetërore, por me problematika të brendshme të kompanisë që po e ndërton.
Sipas tij, Ministria përkatëse ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe aeroporti do të hapet pavarësisht mosmarrëveshjeve të krijuara. Kryeministri tha ndër të tjera se qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për Aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të funksionojë si aeroport turistik dhe sezonal.
“Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjithë janë të informuar për disa vonesa të shkaktuara jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës.
Ministria ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi ynë është i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë. Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për çeljen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë aeroport turistik dhe sezonal. Ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5 për qind të popullsisë që kishte akses në aviacion, ndërsa sot që flasim shifra ka shkuar në afro 40 për qind e shqiptarëve që e përdorin avionin," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
19 Qershor 2026, 16:33
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linj&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 15:05
E. D
Gjykata Administrative
TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashk...
Politike
19 Qershor 2026, 14:59
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza t&eum...
Politike
19 Qershor 2026, 14:36
E.d
Pamje
TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet dit&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 13:55
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj ...
Politike
19 Qershor 2026, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për amistinë e cila u votua dje në Kuvend dhe shpjegoj se pse o...
Politike
19 Qershor 2026, 12:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hoteli “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK.&nb...
Politike
19 Qershor 2026, 12:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gj...
Politike
19 Qershor 2026, 12:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë ...
Politike
19 Qershor 2026, 11:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Part...