LIVE UPDATES
Politike

Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të japë llogari për pesë kërkesat e protestuesve

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, thekson se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për keqqeverisjen, korrupsionin dhe mungesën e transparencës, duke u fokusuar specifikisht në 5 kërkesat e protestuesve

19 Qershor 2026, 17:35 Nga D.S
Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të
gazmend Bardhi

TIRANË-  Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar llogari në Kuvend mbi masat që qeveria ka ndërmarrë përballë protestave masive që po zhvillohen në kryeqytet.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, thekson se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për keqqeverisjen, korrupsionin dhe mungesën e transparencës, duke u fokusuar specifikisht në 5 kërkesat e protestuesve.

Kërkesa e opozitës mbështetet fort te Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian më 17 qershor 2026, e cila ka konfirmuar si të drejta kërkesat e qytetarëve dhe ka shprehur shqetësim serioz për ndikimin negativ të legjislacionit shqiptar në mjedis.

Institucionet europiane kanë kritikuar zgjatjen e ligjit për investimet strategjike dhe ndryshimet që lejojnë ndërtime në zona të ndjeshme, siç është projekti në Vjosë–Nartë, duke paralajmëruar se këto veprime janë në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian dhe rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë.

Opozita akuzon qeverinë se po injoron thirrjet për një moratorium të menjëhershëm ndaj ndërhyrjeve në zona të mbrojtura, duke theksuar se transparenca dhe përafrimi me legjislacionin mjedisor të BE-së janë kushte të panegociueshme për të ardhmen e vendit.

Njoftimi për shtyp i Partisë Demokratike:

“Sikurse jeni në dijeni prej datës 31 Maj 2026 e në vijim, në Shqipëri, qytetarë të paanagazhur politikisht, kanë thirrur protesta masive, që morën shkak nga mungesa e plotë e transparencës mbi një projekt zhvillimi në një zonë të mbrojtur. Prej ditësh tashmë masivisht qytetarët marrin pjesë dhe mbështesin këtë protestë paqësore, duke ngritur shqetësime që lidhen kryesisht me keqqeverisjen, abuzimin me pushtetin, mungesën e transparencës në projekte të caktuara, korrupsionin, apo mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndër të tjera, qytetarët kanë paraqitur disa kërkesa që kërkojnë adresim të menjëhershëm, sepse janë të bazuara. Konkretisht, qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesa, që përfshijnë:
1.Dorëheqjen e Qeverisë;
2.Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;
3. Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;
4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Është evident fakti që zëri i qytetarëve është dëgjuar nga isntitucionet europiane, ku së fundmi në seancën plenare të Parlamentit Europian, shumë eurodeputetë kanë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri nisur nga protesta masive e qytetarëve. Vetë Parlamenti Europian, në datën 17 Qershor 2026, ka miratuar Rezolutën P10_TA(2026)0217 “Mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025”. Ndër të tjera, në këtë Rezolutë, parashikohet se Parlamenti Europian:

Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë për Investimet Strategjike i vitit 2015 është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktim të kontrollit mjedisor, gjë që rrezikon të ketë ndikime negative mbi zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore.

Thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave. Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE.

Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë tregojnë pasojat konkrete të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike. Ndjek nga afër protestat masive dhe paqësore që po zhvillohen në këtë kuadër. I bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, në përputhje me kërkesat e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe në linjë me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës. Nënvizon se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent konsultimi publik me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.

Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet sa më lart, në kushtet kur kërkesat e qytetarëve shqiptarë që protestojnë janë gjetur të drejta edhe nga vetë Parlamenti Europian, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenarë më të parë, për të informuar Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protesojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftim./Dosja.al

gazmend bardhi pd

Sondazh

Poll

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha