LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para Kryeministrisë/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg

• Protesta të 21-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama ka nisur. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë. • Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. • Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. • Në këtë ditë, janë të shumtë ata që kanë ardhur edhe nga diaspora, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend.

12 artikuj për këtë temë.

35 MINUTA ME PARE

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet! Është koha t’i largojmë zvarrë, na kanë mohuar zhvillimin

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Aktivistja Arilda Lleshi deklaroi se mërgata ëndërron çdo ditë që të rikthehet në atdhe dhe tani të gjithë së bashku po pjekin kushtet që kjo të jetë e mundur. Duke folur në podiumin para Kryeministrisë, ajo tha se vendi nuk është në luftë e megjithatë emigrimi vijon edhe më shumë se në vitet ‘90.

“Ata na larguan, por ka ardhur koha t’i largojmë zvarrë. Shqiptarët janë një ndër popujt më të lidhur me vendin e tyre. Ata ëndërrojnë cdo ditë të rikthehen nëse piqen kushtet, e tani po i pjekim kushtet vetë. Kryeministri thotë se nuk duam zhvillim, po emigrojmë pikërisht sepse na keni mohuar zhvillimin. Ata nuk duan zhvillimin tonë, por tokën tonë. Një shoqëri është e paplotë nëse nuk kthen mërgatën, është shumë e thjeshtë, ne duhet të çlirojmë tregun dhe politikën nga kapja. Mjaft emigrate janë rikthyer, por kur janë përballur me padrejtësitë janë laruar me vrap. Përse në duhet të emigrojmë sikur jemi në luftë? Si në vitet ’90. Unë vetë jam emigrante e rikthyer, jam përballur me dorëzimin e shqiptarëve dhe dhunën e pushtetit, por kur ju shoh them se ishte vendimi më i mirë. Mirë se erdhër në shtëpi mërgatë”, tha ajo./Dosja.al

 

40 MINUTA ME PARE

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama dhe hajdutët si puna juaj(VIDEO)

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj theksoi se kontrata për Shqipërinë e re nuk mund të përfshijë kurrsesi kryeministrin Edi Rama. Banorja e rrjollit i ka bërë këto komente në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra më herët.

“Kontratë për Shqipërinë e re. Ke keqkuptuar diçka zoti kryeministër se shqipëria e re, pikën e parë të kontratës është që ti të mos jesh pjesë e saj. Qytetarët kanë një kërkesë të thjeshtë, jep dorëheqjen Rama në burg, Berisha në burg”, tha mes të tjerash banorja e Rrjollit./Dosja.al

 
52 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar, qytetarët "pushtojnë" Bulevardin

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Në kryeqytet po zhvillohet protesta e 21 kundër kryeministrit Edi Rama. Pamje madhështore dhe një pjesëmarrje rekord është në këtë tubim. Protestuesve iu është bashkuar edhe diaspora, e cila ka mbërritur sot me një autokolonë makinash. 

Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike. “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përsërisin ata. Kjo është dita e 21-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

55 MINUTA ME PARE

Sot protesta e 21-të/ Rama publikon fotot: Një shkelëse e ligjit që ka ndërtuar banesë në mes të Kalasë së Durrësit, ve kujën për atdheun

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale, teksa protesta para Kryeministrisë është në ditën e 21-të. Me anë të një postimi në Facebook, Rama pretendon se një prej protestueseve që ka bërë thirrje për mobilizimin e diasporës është njëkohësisht ndërtuesja e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit, objekt që sipas tij do të shpronësohet në kuadër të projektit për Rilindjen e Zonës Historike. Sipas tij, një shkelëse e ligjit po vishet me flamurin e interesit publik, që tregon se si funksionon algortimi i manipulimit në rrjetet sociale. 

REAGIMI

DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale: Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para Kryeministrisë/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg

 

1 ORE ME PARE

PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Sot mbahet protesta 21 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Me mijëra shqiptarë të diasporës kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë bashkuar revoltës kundër kryeministrit.

Shqiptarët janë bërë bashkë si asnjëherë tjetër. Kjo është revolta më madhështore që është mbajtur ndonjëherë në vend, me një pjesëmarrje rekord si asnjëherë tjetër. Siç shihet edhe në pamje i gjithë Kryqyteti është veshur kuq e zi/Dosja.al

1 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Tirana "vishet" kuq e zi, diaspora u bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Protesta e 21 për largimin e kryeministrit Edi Rama ka nisur.  Kjo e sotmja është cilësuar si protestë kombëtare, ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar edhe diaspora.

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

Siç shihet edhe në pamje, disa prej shqiptarëve të diasporës kanë kaluar me makina në akset kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para
Diaspora është grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’ dhe pritet të nisin marshimin drejt kryeministrisë. Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike./Dosja.al

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin paraMijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin paraMijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin paraMijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

1 ORE ME PARE

Sot protesta e 21 kundër Ramës/ Diaspora u bashkohet protestuesve në Tiranë, nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Sot mbahet protesta 21 në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas do zhvendosen drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit po adresojnë kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. 

Qytetarëve shqiptarë u janë bashkuar sot edhe shqiptarët e diasporës. Shqiptarët janë bërë bashkë si asnjëherë tjetër dhe kjo është revolta madhështore që po mbahet për të larguar Ramën nga pushteti./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Sot duhet të jetë dita e fundit për Ramën"/ Shqiptarët e diaspora në Tiranë: Mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Autokolona me flamuj kuq e zi të shqiptarëve të diasporës kanë "pushtuar" sot në mesditë rrugët e Tiranës. Një nga shqiptarët e diasporës tha se ka ardhur nga Anglia për t'iu bashkuar protestës për largimin e Edi Ramës.

Ai tha se shpreson që sot të jetë dita e fundit në pushtet e Ramës, ndërkohë theksoi se janë mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa që kanë ardhur. 

Kemi ardhur nga Londra jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa” thotë njëri.  

Ndërsa një tjetër u shpreh se kanë ardhur për të mbështetur shqiptarët dhe për t'iu thënë që nuk janë vetëm. 

“Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit. Unë po të isha Edi nuk do të doja të isha në vend të tij. Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur ti japim forcë e moral shqiptarëve për ti thënë që nuk janë vetëm. Ne kemi ikur por nuk kemi humbur”  thotë një tjetër.

Autokolona me makinat e diasporës ndaluan në Bulevardin e ri dhe shqiptarët e diasporës po bëhen gati për tiu bashkuar protestës që pritet të nisë sot në orën 19:00 para kryeministrisë. 

Sipas organizatorëve, ky mobilizim synon të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve të tij. Diaspora do iu bashkohet nesër protestuesve në Tiranë, të cilët prej shumë ditësh po kërkojnë largimin e qeverisë Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Jam i vogël por e kuptoj ç’po ndodh"/ Përlotet vogëlushi në rrjetet sociale: Këto që ka bërë Rama nuk janë të drejta! Qaj nga gëzimi

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

TIRANË- Një video e një vogëlushi që përlotet për ardhjen e mijërave shqiptarëve të diasporës në mbështetje të protestës kundër Ramës, ka bërë bujë në rrjet. Vogëlushi shprehet se ndonëse është i vogël, e kupton shumë mirë se çfarë po ndodh në vend. Ai shprehet se ndihet i lumtur që mijëra emigrantë po i bashkohen revoltës qytetare, që tani ka hyrë në ditën e 21-të.

Në video, vogëlushi thekson se kur bëhen të gjithë bashkë, çdo gjë shkon me sukses dhe se qeveria mund të mundet. Në fund, ai u bën thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen, pasi çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses.

“Po qaj me lot gëzimi sepse më në fund po rregullohet vendi, vendi ku ti ke lindur. Gëzim për mua. Jam akoma i vogël por e kuptoj se çfarë ka ndodhur.  Nuk është e drejtë për njerëzit çfarë ka bërë Rama. Gëzohem kur shoh njerëz së bashku që po vijnë dhe bëjnë diçka. Nuk jemi vetëm ne, por e gjithë bota që po na ndihmo. Kënaqem kur i sheh të gjithë së bashku. Mos u dorëzoni sepse çdo gjë që bëhet me njëri-tjetrin del me sukses. Duhet të jemi të gjithë bashkë që ta mundim atë problem”, u shpreh ai./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

"Në makina ka vetëm shoferë..."/ Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik (PAMJET)

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para
Edi Rama, shqiptarët e diasporës

TIRANË- Mijëra shqiptarë të diasporës dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisë Rama. Disa prej autokolonave të shqiptarëve të diasporës kanë mbërritur në Kryeqytet.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me vargun e makinave të protestuesve nga diaspora. Mësohet se nga mbledhja me dyer të mbyllura Rama është shprehur se autokolonat e makinave që po vijnë në Shqipëri për protestën kanë në bord vetëm shoferët dhe se, sipas tij, gjithçka po bëhet për efekt mediatik dhe viralitet.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë.

Por siç shihet në pamje, deklarata e Ramës bie poshtë, pasi shqiptarët e diasporës kanë "pushtuar" Kryeqytetin edhe pse na ndajnë disa orë nga protesta.

 Aolona automjetesh me emigrantë kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare të Muriqanit gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ndërsa më pas janë ndalur në Lezhë dhe rreth tre orë para nisjes së tubimit kanë mbërritur në Tiranë.

Me thirrjet “Rama ik, Berisha ik” shqiptarët e diasporës prej disa minutash janë duke përshkuar rrugët e Tiranës. Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë./Dosja.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para

VIDEO/ Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

 

protesta per largimin e rames

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë