19 Qershor 2026, 18:07
Nga E. D
Enea Karakaçi
RINAS- Nisin fluturimet direkt Kanada-Shqipëri. Për herë të parë në histori, Shqipëria është e tashmë e lidhur me Amerikën e Veriut, duke shënuar kështu një arritje historike për aviacionin në vendin tonë. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërriti ditën e sotme avioni i parë i fluturimit transatlantik Toronto-Tiranë.
Në një ceremoni simbolike u mirëpritën pasagjerët e parë të këtij fluturimi, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në praninë edhe të Kryeministrit, Edi Rama, ministri Karakaçi tha se kjo linjë fluturimi krijon një urë të re duke nxitur shkëmbimet mes dy vendeve si dhe hap një treg të ri për turizmin shqiptar, duke sjell vizitorë nga një prej vendeve më të zhvilluara të botës. Lidhja direkt mes dy vendeve krijon mundësi të reja për biznesin, investimet dhe shkëmbimet ekonomike.
“Kjo arritje nuk është rezultat i rastësisë. Ajo është produkt i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe kanadeze, i një pune intensive diplomatike dhe teknike, si dhe i besimit që industria ndërkombëtare e aviacionit ka tek Shqipëria”, tha Karakaçi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky zhvillim dëshmon edhe një herë transformimin që ka përjetuar gjatë këtyre viteve të fundit aviacioni shqiptar, duke e renditur Shqipërinë një destinacion që po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.
“Vetëm pak vite më parë Shqipëria konsiderohej një treg periferik. Numri i pasagjerëve tashmë në ditët e sotme është trefishuar krahasuar me periudhën para pandemisë, lidhjet ajrore janë zgjeruar ndjeshëm dhe Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët nga e gjithë bota. Kjo rritje nuk do të kishte kuptim pa sigurinë në aeroport.
Prandaj kemi investuar paralelisht në forcimin e mbikëqyrjes së aviacionit civil, në përmirësimin e standardeve dhe në harmonizimin me kërkesat evropiane dhe ndërkombëtare. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, vizioni ynë është i qartë, më shumë lidhje, më shumë mundësi dhe një aviacion që mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u shpreh Karakaçi.
Ministri bëri të ditur më tej se së bashku me partnerët do të punohet për të zgjeruar më tej rrjetin e destinacioneve si dhe rritjen e kapaciteteve infrastrukturore si një garanci për të vijuar rritjen e fluturimeve drejt vendit tonë./Dosja.al
enea karakaçi
Politike
19 Qershor 2026, 17:35
D.S
gazmend Bardhi
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Ed...
Politike
19 Qershor 2026, 17:12
D.S
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Administrati...
Politike
19 Qershor 2026, 17:00
E. D
edi rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i shqiptarëve që përdorin transportin ajror është rritur ndjeshëm gja...
Politike
19 Qershor 2026, 16:44
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t&rsqu...
Politike
19 Qershor 2026, 16:33
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linj&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 15:05
E. D
Gjykata Administrative
TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashk...
Politike
19 Qershor 2026, 14:59
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza t&eum...
Politike
19 Qershor 2026, 14:36
E.d
Pamje
TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet dit&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 13:55
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj ...
Politike
19 Qershor 2026, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për amistinë e cila u votua dje në Kuvend dhe shpjegoj se pse o...