Dita e 20 e revoltës popullore/ Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërhe...
Politike
Detajet nga mbledhja e grupit të PS/ Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale! Replika me Braçen: Nxjerr Erioni koshat...
Gjatë mbledhjes, Rama ka replikuar edhe me deputetin socialist, Erion Braçe, lidhur me postimet që ky i fundit bën në rrjetet sociale për mbeturinat.
20 Qershor 2026, 16:00Nga E. D
mbledhja e PS
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PS. Bëhet me dije se gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më shumë prezent në rrjetet sociale. Sipas tij, deputetët duhet të nxjerrin punët që bën qeveria me argumentat përkatës.
“Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje.
Gjatë mbledhjes, Rama ka replikuar edhe me deputetin socialist, Erion Braçe, lidhur me postimet që ky i fundit bën në rrjetet sociale për mbeturinat. Në një moment Rama i është drejtuar Braçes duke thënë: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra.
Më pas Braçe ka replikuar, duke thënë se këtë gjë se nuk ka gjetur zgjidhje.
“E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje”, mësohet të ketë thënë Braçe./Dosja.al