Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianji shton se Komisioneri duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi ky i fundit, sipas PS-së, nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat për keyetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

SHIJAK- Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha. Në kërkesën që PS dorëzoi dje në KQZ thuhet se Rezeart Tusha rezulton i dëbuar nga Zvicra në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja për 5 vite.
“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.
Por lidhur me denoncimin, Prokuroria e Përgjithshme ka thënë se në 2021 kandidati nuk është verifikuar plotësisht për shkak se nga Zvicra është refuzuar dhënia e informacionit. Megjithatë Prokuroria e Përgjithshme ka shtuar se ende3 po vazhdon verifikimin.
Pretendimet e maxhorancës i ka hedhur posht% vetë kandidati Tusha. Në një dalje për mediat, kandidati i Shijakut për koalicionin “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit në një deklaratë për mediat tha se në KQZ ka dorëzuar formularin përkatës ku deklaron se ka një kundravajtje në Zvicër për shkelje të lejes së qëndrimit.
"KQZ më ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, për arsye se e kam dorëzuar formularin përkatës ku deklaroj se kam një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur kam qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet. Në 2021, kur u ngrit ky pretendim për ‘dënim’, KQZ e çoi formalisht ne Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim të thelluar nga sektori i dekriminalizimit dhe mora dritën jeshile të kandidimit. Kjo është e vërteta me dokumente, të cilat do t’i vë në dispozicion të medias dhe publikut bashkë me këtë deklaratë,"-shtoi Tusha.
DEKLARATA E PLOTË:
Të nderuar bashkëqytetarë të Shijakut dhe rrethinave. Të dashur vëllezër e motra shqiptarë! Siç mund ta keni parë, mediat pranë pushtetit, me porosi qeveritare, kanë nisur kundër meje një seri sulmesh bazuar në shpifje e shtrembërime. Së pari, kjo dëshmon se i ka kapur paniku për humbjen pritshme më 14 maj, dhe shpresojnë ta mundin Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj në tavolinë. Përpjekja për të më skualifikuar mua si kandidat të koalicionit “Bashkë fitojmë”, nuk bëhet se u intereson e vërteta, por se e dinë se çfarë i pret në Shijak këto zgjedhje. Së dyti, unë dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me atë që qeveria dhe mediat pranë saj quajnë “dënim”. Fakt ky që ndodhet vetëm në imagjinatën e tyre, jo në dokumente zyrtare. KQZ më ka regjistruar për zgjedhjet e 14 majit, për arsye se e kam dorëzuar formularin përkatës ku deklaroj se kam një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur kam qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet. Në 2021, kur u ngrit ky pretendim për ‘dënim’, KQZ e çoi formalisht ne Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim të thelluar nga sektori i dekriminalizimit dhe mora dritën jeshile të kandidimit. Kjo është e vërteta me dokumente, të cilat do t’i vë në dispozicion të medias dhe publikut bashkë me këtë deklaratë. Kjo është pjesë e luftës politike, përpjekje amorale e qeveisë për të më skualifikuar nga zgjedhjet. Nuk u vë faj, se u është bërë huq që, ose i vjedhin zgjedhjet, ose i fitojnë pa asnjë kundërshtar përballë. E kanë kot. Do të më kenë përballë më 14 maj, jo vetëm si kandidat por edhe si gardian të votës së lirë. Për shijakasit e mi kam vetëm një thirrje: mos u trembni! Bashkë fitojmë!
Në vitin 2021 u publikua një dokument që pretendohet se kishte hyrë në fuqi prej tetorit të vitit 1997. Sipas denonicimit pretendohej se kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë. Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.
Taulant Balla FIER- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste në...
Sali Berisha DIVJAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Divjakës në zg...
Sali Berisha DIVJAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se socialistët abuzojnë me fondet për të përfituar personalisht...
Julian Deda TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati për anë...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës. Në një...
Jola Hysaj TIRANË- Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar të njëjtën skemë që &...
Ilir Meta SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar lajmet që kanë dalë sot se Agon Channel ka ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në listat e kandidatëve për k&eu...
Ilir Meta dhe Bardh Spahia SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shkodra në 14 maj do të f...
Yuri Kim dhe Edi Paloka TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ambasadores së Shteteve të Bas...