LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PS nxjerr emra nga mafia e bodrumeve, thjeshtra dhe baxhanaku marrin mbi 100 tendera, qytetarëve u kërkon të paguajnë shtesë për operacionet, ky është krim

Ai përmendi dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me shërbimet mjekësorë dhe tha se tu kërkosh njerëzve të paguajnë shtesë për shërbim më të shpejtë mjekësor. Kjo, sipas Berishës është totalisht e papranueshme.

5 Prill 2023, 20:34 Nga F.M
Berisha: PS nxjerr emra nga mafia e bodrumeve, thjeshtra dhe baxhanaku marrin
Sali Berisha

DIVJAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Divjakës në zgjedhjet e 14 majit. Në fjalën e tij, Berisha tha se Aurel Malko dhe kandidatët e tjerë të dalë nga Primaret janë emra të zgjedhur nga vota e lirë dhe jo nga bodrumet e mafias, siç ndodh sipas tij me emrat e Partisë Socialiste. Berisha vuri theksin tek rritja e çmimeve dhe tha se me kalimin e viteve shqiptarët sa vijnë e varfërohen. Sipas tij, qeveria vjedh mundin dhe djersën e 80-90% të shqiptarëve në mënyrë absolute. Ai përmendi dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me shërbimet mjekësorë dhe tha se tu kërkosh njerëzve të paguajnë shtesë për shërbim më të shpejtë mjekësor. Kjo, sipas Berishës është totalisht e papranueshme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kandidatët tanë kudo që janë, vijnë ballëhapur para qytetatëve, vijnë pasi janë provuar, besuar nga vullneti i tyre. Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafias, vijnë në një mënyrë që askush nuk e merr vesh.  Dje isha në Has. Kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime. Ishte si puna e atij, që keni para këtij Gorresë, si puna e Kokoneshit. Kandidatët e krahut tjetër në tërësi, janë vëllezër në vese me kreun e tyre, janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët, ata për qytetarët nuk duan të ja dinë, atyre nuk ua ndjen aspak për problemin e qytetarë. Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve, janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj. Janë dhe do të jenë menaxherë, drejtues me transparencën më të madhe të kësaj bashkie dhe çdo bashkie. Se ata në standardet më transparente do të përdorin çdo qindarkë të taksave tuaja apo burimeve tjera, për të ju mbështetur ju, fermat tuaja, biznesin tuaj, ndryshimin, infrastrukturën, pra për një zhvillim të pandërprerë të komunitetit dhe bashkisë. Problemi numër 1 i shqiptarëve është problemi ekonomik.

Po pse thoni ju, çfarë ndodh sot. Sepse sot nga 2013 gjer këtë vit, çmimet janë rritur nga viti në vit. Vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë, sipas ekspertëve. Imagjinoni, pra ka humbur pothuajse një rrogë, në një kohë kur ai që shëtit me avion personal dhe dhomë gjumi, shëtit gjithë botën, kishte premtuar për ju rrogën e 13, pensionin e 13. Tani faktikisht merrni 11 rroga, 11 pensione, kjo është e vërteta. A i dëgjoni ata deputetë aty në parlament ju, të tyre, e pabesueshme. Sikur nuk ekzistoni, sikur nuk keni halle, sikur ju keni të gjitha atributet e tyre. Por çfarë ndodh në realitet. Në realitet ata vjedhin mundin dhe djersën tuaj 80-90% të saj në mënyrë absolute.

E kemi një problem, edhe ua kërkoj ju që të ndaleni me çdo qytetar. Për fat të keq ka akoma nga ata qytetarë që thonë, hë mo se ato para të qeverisë janë, nuk janë të miat. Hë mo se ato prona të qeverisë janë, nuk janë të miat. Miqtë e mi!  Qeveria nuk ka asnjë qindarkë, përveç parave tuaja. Çdo qindarkë e qeverisë merret nga djersa, taksa, pasuritë tuaja. E them këtë se në rast se qytetarët do ta kishin të qartë se si ju vidhen pasuritë atyre, këtë qeveri nuk do ta pranonin as 24 orë. Jo. Por tani ama, vjedhin haptas për fushë, nuk kanë asnjë kufi. Ndërtojnë kilometrin e rrugëve, rrugën anësore Lekaj-Fier, e ndërton me 7.2 mln euro. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, ka kushtuar 1.3 mln euro kilometri. Autostrada Rrogozhinë-Lushnje, 1.5 mln euro kilometri, autostrada Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 milionë euro. Bajpasi që ka standardet më të larta, i ndërtuar me paratë e bankave, se i mbikëqyrin bankat, ka kushtuar 2.8 mln euro.

Kurse ajo që ndërtohet me paratë tuaja të buxhetit, kushton 24 mln euro, kushton 27 mln euro. Po pse, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin. Kjo është e vërteta. Shkollat, ka manuale ndërtimi, manuali i BE-së për ndërtimin, manuali i SHBA-së për ndërtimin. Janë manualet më kryesore që sot përdoren. Ato diktojnë çdo çmim nga gozhda tek betoni, tek soleta tek çdo gjë tjetër. Mbi këto manuale me paratë e donatorëve në Tiranë, të mbikëqyrura nga PNUD-i, shkolla ndërtohet me 680 mijë euro. Me paratë tuaja, të taksëpaguasve tuaj, shkolla ndërtohet 6 mln euro. Ndërtohet pra sa 8 apo 10 shkolla. Po pse, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

Kjo është e vërteta. Dhe del tani pas 8 vitesh dhe thotë se do ti rrisim rrogat aq, do ti rrisim rrogat kaq. Mashtron në mënyrë të paskrupullt, harron se shqiptarët e dinë se kush është ai. Po lexoja sot duke ardhur këtu, thoshte se tani, ata që duan të operohen brenda 2 ditësh, ata duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor. Ai që ka nevojë për tu operuar ai duhet të presë në radhë, sa të operohen të gjithë ata që kanë mundësi dhe ai të vdesë nga sëmundja pa u operuar.  Pa më thoni ju mua. A mund të pranohet një diskriminim i tillë. Por meqë jemi këtu, a do më falni të lexoj se çfarë thoshte ky, kur erdhi në pushtet, pikërisht për këtë, pikërisht për shëndetësinë: Shërbimi shëndetësor dhe kujdesi shëndetësor në shkallë kombëtare do të jepet falas qytetarëve, 1. Prisni pak ju lutem. Kujdesi shëndetësor do të jepet sipas nevojës, jo sipas mundësisë, jo sipas xhepit. Kurse tani u thotë shqiptarëve, kujdesi sipas xhepit. Në oborrin e kryeministrisë ku nuk duket blen vazo 4 milionë euro. Olsi ortak me Josifin, baxhanaku i tij, kanë marrë tendera, thjeshtra në dhjetëra tendera. Nuk mundet kurrë që familjarët e pushtetarëve të fitojnë tendera. Ata të funksionojnë me firma private, por kurrë nuk mund të jenë përfitues dhe ortakë me tenderat publike. Kjo do jetë një nga rregullat që PD do vendosë.

edi rama sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet