LIVE UPDATES
Politike

Deklaratat e Kim/ Paloka: Pret këstin e fundit nga qeveria! Ambasada: Baltosje, mbetje të turpshme që duhen lënë në të shkuarën

Sipas Palokës, qëllimi i Ramës dhe diplomatëve të huaj që paguheshin prej tij ishte eliminimi i opozitës, por nuk ja kanë arritur dot qëllimit. Në reagim, ambasada shton se kjo formë sjelljeje bën pjesë tek taktikat e vjetra, që nuk janë të denja për një vend të NATO-s dhe që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

5 Prill 2023, 17:08 Nga F.M
Deklaratat e Kim/ Paloka: Pret këstin e fundit nga qeveria! Ambasada:
Yuri Kim dhe Edi Paloka

TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim! Duke vijuar ‘betejën’ e kryedemokratit Sali Berisha, Paloka tha se ambasadorja Kim është paguar që ditën e parë që ka ardhur nga kryeministri Edi Rama për ta mbështetur atë në çdo gjë. Gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘7pa5’ në Vizion Plus, Paloka, referuar deklaratave të bëra një ditë më parë nga Kim, tha se ato ishin retorika normale në mënyrë që ambasadorja të marrë këstin e fundit të pagesës nga qeveria.

Sipas Palokës, qëllimi i Ramës dhe diplomatëve të huaj që paguheshin prej tij ishte eliminimi i opozitës, por nuk ja kanë arritur dot qëllimit. Deputeti tha se në ditët në vijim pritet të ketë të tjera deklarata nga ambasadorja, por që demokratët nuk do t’i ndalin betejat e tyre. Mirëpo, këto deklarata nga nuk kanë mbetur pa përgjigje. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në një përgjigje për Vizion Plus i kanë konsideruar baltosje. Në reagim, ambasada shton se kjo formë sjelljeje bën pjesë tek taktikat e vjetra, që nuk janë të denja për një vend të NATO-s dhe që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në përgjigje, deputeti i PD-së konsiderohet si një mbetje e të kaluarës nga Ambasada.

Deklarata e Edi Palokës: Në 2021 thamë 1000 gjëra dhe ikëm e shkatërruam PD. Këtë herë nuk do lejojmë me të gjitha mënyrat që të vendoset rezultati i zgjedhjeve nga presione qeveritare dhe para mafie dhe inceneratorësh. Ata që do e bëjnë do japin edhe llogari për këtë. Reagimin e kanë bërë demokratët dhe shqiptarët që para një viti. E kanë marrë përgjigjen zonja McGonigal e të gjithë që i shërbejnë Ramës.Ata kishin si qëllim eliminimin e opozitës. Por ajo fazë ka kaluar. Demokratët janë përditë në betejë me Edi Ramën për të çuar në shtëpi Ramën dhe veglat e tij. Zonja pret këstin e fundit, se këtë ka bërë që ditën e parë që ka ardhur është vënë në shërbim të Ramës sepse merr diçka. Skandali McGonigal e bëri të qartë se si funksionojnë këto gjëra. Do ketë prapë mbështetje për Ramën që zonja të meritojë këstin e fundit”, tha Paloka.

Deklarata e ambasadës së SHBA-ve: Baltosja dhe gënjeshtrat për Ambasadoren e SHBA janë një taktikë e vjetër të cilën shqiptarët e njohin sepse është përdorur ndaj çdo ambasadori si mënyrë për të sulmuar politikën e SHBA. Këto metoda të vjetra janë të padenja për një aleat krenar të NATO-s, vend aspirant për në BE, dhe mik të vyer të Shteteve të Bashkuara. Këto mbetje të turpshme të së kaluarës duhet të mbeten në të kaluarën.

Ky debat vjen një ditë pas intervistës së ambasadores Kim për Zërin e Amerikës, gjatë të cilës ajo kërkoi që në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, të ketë kandidatë të pastër dhe me integritet. Kim e konsideroi totalisht ta gabuar pjesëmarrjen e kryedemokratit Sali Berisha në këto zgjedhje. Duke theksuar faktin që ai është shpallur non-grata nga DASH, Kim shtoi se premtimi i Berishës për të luftuar korrupsionin është i barazvlefshëm me një zjarrvënës që premton të shuajë flakët. Vetë Berisha iu përgjigj në rrjetet sociale dhe kërkoi që autoritetet amerikane të hetonin aferat e ambasadores dhe pronat e saj në Shqipëri.

edi paloka yuri kim

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit