LIVE UPDATES
Politike

Balla nga Fieri: Berishës e Metës do u japim përgjigjen që meritojnë, Kryemadhi të mos kërcënojë mediat, por të japë llogari për financimet ruse

Balla e nisi fjalën e tij me një përshëndetje për udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me gjyqin në Hagë dhe kërkoi që të gjithë të pranishmit të valëvisnin flamujt kuqezi në formë përshëndetjeje.

5 Prill 2023, 21:04 Nga F.M
Balla nga Fieri: Berishës e Metës do u japim përgjigjen që
Taulant Balla

FIER- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste në Fier, Armando Subashin, që është dhe kryebashkiaku aktual. I panishëm në Fier, Balla e nisi fjalën e tij me një përshëndetje për udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me gjyqin në Hagë dhe kërkoi që të gjithë të pranishmit të valëvisnin flamujt kuqezi në formë përshëndetjeje.

Balla deklaroi gjithashtu se faturat e Monika Kryemadhit, rferuar akuzave për financime ruse janë vetëm maja e Ajsbergut dhe se Partia Socialiste nuk do të ndalet deri sa t’i shkoje në fund dhe të zbulojë të vërtetën e pagesave të kryera nga kompanitë ruse për Kryemadhin. Balla tha gjithashtu se Kryemadhi nuk duhet të kërcënojë mediat, por tu japë një shpjegim qytetarëve rreth pagesave të rrjedhura nga kompanitë ruse.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Shumë faleminderit për këtë prezencë në këtë moment të rëndësishëm të pjesës që paraprin fushatën parazgjedhore. E them parazgjedhore pasi nuk kam asnjë dyshim se në 14 maj populli i Fierit do t’i rinovojë kontratën krytarit tonë të Bashkisë Armando Subashi. Dhe jam shumë i sigurtë që rezultati i 14 Majit për Armandon do të jetë shumë më i mirë se në 2015-n, shumë më i mirë se në 2019. Do të jetë kurorëzimi i një pune shumë të shkëlqyer në dobi të këtij qyteti. Por mos harroni Armando ka nevojë që në 14 maj të marrë mbështetjen për Këshillin Bashkiak. Na duhet që Parlamenti vendor i Fierit të jetë me një shumicë të cilësuar socialiste për të mbështetur të gjitha projektet që Bashkia do të vijojë të implementojë në dobi të zhvillimit të qëndueshëm të kësaj Bashkie. Motra e vëllezër, kur planifikuam këtë takim të prezantimit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak nën udhëheqjen e Armandos si kandidati ynë për Bashkinë në fakt menduam ta bëjmë në Pallatin tonë të Kulturës por duke ditur se kërkesa e të gjithëve ishte shumë e madhe për të qenë pjesë atëherë zgjodhëm këtë shesh të bukur këtu i cili do të vazhdojë të transformohet sikurse po transformohen të gjitha sheshet e Fierit. Pikërisht për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të Fierit të jetë prezent. Sot unë kam nderin që të prezantojmë të gjithë  anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe Armando në fund do t’i ftojë për të qenë prezent këtu në mënyrë që     nga sot në çdo lagje të qytetit të Fierit dhe në çdo cep të kësaj Bashkisë të madhe edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të marrin kontakt me zgjedhësit, të njihen me zgjedhësit dhe natyrshëm t’i kërkojnë atyre besimin. Këto zgjedhje nuk duken të jenë zgjedhje të vështira për sa i përket ofertës për të cilën qytetarët kanë përpara. Në Fier jo e jo por unë mendoj në çdo Bashki të vendit duhen votuar kandidatët e Partisë Socialiste të cilët kanë dëshmuar aty ku kandidojnë por edhe aty ku ne kandidojmë me kandidatë të rinj se janë e vetmja ofertë e besueshme bashkv me ta është e gjithë mbështetja e Kryeministrit tonë Edi Rama. Na duhet që Armando dhe Edi Rama të punojnë bashkë për Fierin ashtu sikurse na duhet se edhe në Patos Fatjoni dhe Edi Rama të punojnë bashkë për Patosin; në Mallakastër Qerimi dhe Edi Rama të punojnë bashkë për Mallakastrën; në Roskovec na duhet që Majlinda dhe Edi Rama të punojnë së bashku për Roskovecin; Në Lushnje Eriselda dhe Edi Rama të punojnë bashkë për Lushnjen; Në Divjakë Josifi bashkë me Edi Ramën të punojnë për Divjakën. Nuk ka asnjë dyshim se rezultati i 14 majit do të jetë 6 me 0 për qarkun Fier sepse duhet t’i japim njjë përgjigje siç i shkon për shtat Sali Berishës dhe Ilir Metës. Socialistët mezi presin që më në fund t’i kenë përballë të dy bashkë edhe Saliun dhe Ilirin. Këto ditë opinioni publik është njohur me një fakt që është thjesht dhe vetëm maja e ajsbergut e një historie financimesh ruse për dyshen Berisha-Meta dhe në vend që bashkëshortja e ish-Presidentit, deputetja e Fierit të dalë dhe të sqarojë nga vijnë këto pagesa dividentësh e të qenurit aksioner me kompani përfituesish të pushtetit të Vladimir Putinit, kërcënon mediat se do të padisë mediat. Gjëja e parë që duhet të bëjë një politikan ndaj të cilit ngrihet një akuzë, duhet të dalë përpara publikut dhe të sqarojë se si ka mundësi që përfituesit drejtpërdrejtë të pushtetit të Putin financojnë deputeten e Fierit? Ne nuk do të heshtim. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë prokurorisë Speciale Antikorrupsion të sqarojë sikurse është e detyrueshme për prokurorinë të hetojë financimet e Sali Berishës. Sepse një gjë duhet të dini, asgjë nuk është e rastësishme nga financimet e Rusisë për Saliun dhe Ilir Metën. Këto ditë ne jemi duke diskutuar më së shumti për pagat e punonjësve, pagat e punonjësve janë çështja themelore për të cilën do të vazhdojmë ta diskutojmë edhe përgjatë takimeve në çdo cep dhe në çdo ditë të kësaj fushate. Kemi marrë vendimin historik për ta rritur pagën minimale në 400 mijë lek në muaj. Unë e di se shumë mund të thonë se edhe 400 mijë lek janë pak por mos harroni kurrë se në 2013 paga minimale ishte vetëm 190 mijë lek. Të vjetra. Kemi arritur pvr një kohë të shkurt ta dyfishojmë dhe ta tejkalojmë dyfishin dhe synojmë që të vazhdojmë ta rrisim pagën minimale edhe në muajt dhe në vitet në vijim. Mos harroni vendimet e partisë socialiste dhe qeverisë për rritjen e rrogës mesatare, për të rritur pagat e administrates, mësuesve, infermierve, të mjekëve, mjekëve specialist i rritet paga me 500 mijë lekë aq sa ishte paga e nnjë muaji në 2013. Dhe këto janë detyrimet që ne kemi ndaj atyre që me përkushtim kemi arritur të tejkalojmë sfidat e mëdha që na u vunë përpara qv nga termeti i 2019, pastaj pandemia e pastaj kjo Luftë.

Motra e Vëllezër të Fierit. Natyrshëm që Partia Socialiste pret një rezultat të rëndësishëm në Fier. Po mos harroni se ku e gjetëm Fierin nën qeverisjen e Partisë Demokratike. Mos harroni se në Fier Partia Demokratike ka qeverisur edhe në Bashki nga viti 1992 deri 2000 dhe po na duhet një punë e madhe për të pastruar të gjthaato pisllëqe që lanë pas duke filluar që nga pastrami i Gjanicës, transformimi i Gjanicës është pikërisht një nga veprat më domethënëse të punës së mirë të bërë nga Armando Subashi në krye të kësaj Bashkie. Dhe ne do të vazhdojmë të lirojmë hapësira publike se duam t’i kthejmë çdo banori të Fierit hapësirat publike. Dhe prandaj transformimi i Qytetit do të vazhdojë me transformimin e qëndrave të Njësive Administrative. Jemi duke bërë një punë të shkëlqyer në Cakran. Po bëjmë një punë të shkëlqyer në Libofshë. Do të vazhdojmë me të gjitha njësitv e tjera administrative sepse ne duam që Fieri të mos ketë vetëm një qendër në Qytet por çdo qendër Lagje, çdo qendër njësie, cdo qendër fshati të jetë me të njëjta standard. Kur m’u besua detyra e drejtuesit politik e Qarkut Fier e kam mirëpritur me shumë kënaqësi sepse nuk ka socialist që nuk do dëshironte që një herë të jetë drejtues politik në kryeqytetin e socialistëve, në Fier. Por kjo kënaqësi është edhe më e madhe kur sheh se si çdo ditë mbahen premtimet. Vetëm këtë vit ne realizojmë pothuajse 30 km asfalt vetëm me buxhetin e bashkisë, sikurse vazhdojmë këtë vit investimet në rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm dhe të  kanalizimeve për të garantuar atë objektiv që i kemi vendosur vetes, furnizim 24 orë në çdo cep të Fierit. Po ashtu edhe në kanalizime, po ashtu edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ku e vërteta është që dyhet të bëjmë më shumë dhe më mirë në muajt dhe në vitet që vijnë. Do të doja shumë të flisja për shumë çështje por sot në fund të fundit jemi mbledhur këtu që të dëgjojmë atë që partia socialiste e Shqipërisë kishte një ndër vendimet më të lehta për të marrë, rikandidimin e Armando Subashit, sepse puna e Armandos është ajo që flet vet është ajo që flet më së miri dhe po ashtu dua që të jepni siç e thash besimin djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë në këshillin bashkia. Gjej rastin të falenderoj një për një të gjithë ata anëtarë të këshillit bashkia që  nuk do jenë më  në këshill por që  kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë 4 viteve. Por mos harroni  kjo është partia socialiste,  ka aq shumë  burime njerëzore që i duhet herë pas here të ndryshojë edhe t’ju japi mundësi edhe më të rinjve por edhe profesionistëve, dhe në këshillin bashkiak, në parlamentin vendor të Fierit ne kemi bërë një  përzgjedhje të atillë  që të kemi mundësi  që çdo komunitet çdo profesion çdo lagje, çdo rajon  dhe njësi e fierit të ketë përfaqësuesit e vet. Të dashur motra e vëllezër pa u zgjatur më lejoni ti japë fjalën mikut tim dhe  kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit, i cili ka detyrën që në zgjedhjet  e 14 Majit bashkë me në e bashkë me ju  ti japi partisë socialiste fitoren më të bukur të 14 Majit.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 taulant balla

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës