LIVE UPDATES
Politike

"Dy kulla i janë premtuar një investitori privat anonim", PD: Skema e Tiranës në Durrës, do jenë 125 dhe 155 m

Hysaj theksoi se ndryshimi i vetëm mes kullave të Durrësit dhe asaj të Tiranës është lartësia pasi kryeqyteti e ka 112 m ndërsa qyteti bregdetar do të guxojë më shumë duke i bërë ato me 125 dhe 155 metra lartësi. 

5 Prill 2023, 18:27 Nga I.A
"Dy kulla i janë premtuar një investitori privat anonim",
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar të njëjtën skemë që është përdorur në Tiranë për të ndërtuar kullë me stadium, e cila po përsëritet në Durrës. Në deklaratën nga selia blu, Hysaj ka theksuar se jo një, por dy kulla i janë premtuar një investitori privat që do të ndërtojë stadiumin e ri në Durrës. Po ashtu Hysaj theksoi se ndryshimi i vetëm mes kullave të Durrësit dhe asaj të Tiranës është lartësia pasi kryeqyteti e ka 112 m ndërsa qyteti bregdetar do të guxojë më shumë duke i bërë ato me 125 dhe 155 metra lartësi. 

Deklarata e Plotë:

Skema e Tiranës, kullë me stadium, po përsëritet edhe në Durrës. Jo një, por dy kulla i janë premtuar një investitori privat, ende anonim, që do të ndërtojë stadiumin e ri në Durrës. Skema do të përsëritet, ashtu si në Tiranë, edhe sa i takon transparencës. Asnjë qytetar nuk ka parë gjë, nuk është pyetur dhe, të gjithë durrsakët, ashtu si tiransit, do të gjenden para faktit të kryer. Sepse atë që do Partia nuk duhet të diskutohet nga populli. Ndryshimi i vetëm mes kullave të Durrësit dhe asaj të Tiranës është lartësia. Kryeqyteti e ka 112 m ndërsa qyteti bregdetar do të guxojë më shumë në marrëzi, me 125 dhe 155 metra. Ndërtimi i kullave shumë katëshe në lagjen nr.18 ngjan një vendim absurd, duke pasur parasysh se zona ishte ndër më të dëmtuarat nga lëkundjet sizmike të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Duke pasur parasysh se e gjithë lagjia në fjalë ishte ndër më të dëmtuarat nga lëkundja sizmike e 26 nëntorit 2019, projektet për ndërtime shumëkatëshe aty mund të rezultojnë të rrezikshme. Ky project ide , veç mungesës së transparencës, do të lërë pa anekset dhe terrenet sportive mijëra fëmijë dhe të rritur në Durrës. Për Ramën dhe Sakon është i papërfillshëm fakti që në këto terrene sportive janë zhvilluar, për shumë vite me radhë, talentet e sportit durrsak, që kanë përfaqësuar ekipin e qytetit në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Betonizmi i vijës bregdetare, i kompleksit antik mijëravjecar të qytetit do të vijojë edhe nga pjesët e fundit, mbetur pa pushtuar në qytet. Investitori privat, emri i të cili ende nuk është bërë publik, ka në project ide ndërtimin e një stadiumi me kapacitet 12 mijë vendesh, krahasuar me aktualin, që ka 8500 ulëse. Pra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në kapacitet, por qëllimi janë kullat, ndërsa stadiumi është preteksti. Në truallin ku do të ndërtohen kullat, ndodhen dy fusha stërvitore, dy kalceto dhe dy fusha basketbolli. Partia Demokratike kërkon, së pari, transparencë. Publiku duhet të dijë se kush është investitori, cili është plani, kush e ka marrë vendimin, a ka patur konsultim me komunitetin që preket nga prishja e terreneve sportive aktuale etj.

Ajo që dihet është vetëm se, në shkurt, Edi Rama hapi konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumeve në qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Ajo që dihet dhe që e theksojnë ekspertët, mediat e brendshme dhe të huaja, është se sektori i ndërtimit është parajsa e pastrimit të parave të narko-trafikut. Ajo që gjithashtu dihet është se Kryeministri, në mungesë të një projekti qeverisës, që i mban shqiptarët në vendin e vet, ka vendosur t’i dëbojë ata duke i kaluar pasuritë dhe projektet publike në duart e “klanit të babëzisë” me të cilët ndan paratë. Qytetarët e Durrësit e dinë mirë se për cfarë ka nevojë qyteti. Një stadium i ri mund të jetë një dëshirë, por qyteti nuk ka nevojë për “bukë e cirk”. Durrësi ka të kaluar romake, por nuk jemi më në kohën e Romës antike, kur peradori merrte vendime dhe populli ftohej në amfiteatër për të harruar qeverisjen e keqe.

jola hysaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit