Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në këtë përfshihet kryebashkiaku Erjon Vliaj dhe të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar dhe janë mëvetësuar.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme në GJKKO pretencën për një fraksion të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në këtë përfshihet kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar dhe janë mëvetësuar. Këtë të fundit akuzohen si bashkëpunëtorë të zyrtarit socialist.
Në kuadër të kësja SPAK ka kërkuar 7 vite burg për biznesmenin Elman Abule dhe 7 vite për Ina Goxhajn.
SPAK kërkon për:
Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik
Kontakt shpk 583 mijë leke gjobë
Ina Goxhaj 7 vit burg / 4 vjet 8 muaj, pezullim – sherbim prove 5 vjet
Elman Abule 7 vjet / 4 vjet 8 muaj
Frosina Bollo 1 vit /8 muaj
Frobolus ojf, gjobë 500 mijë lekë/ 333 mijë lekë
Adela Kondakçi 7 vjet burg/ 4 vjet 8 muaj, përjashtim nga dënimi të të pandehurës
Klotilda Bushka 600 mijë lekë gjobë/ 400 mijë
Flutura Xhani 60 mijë lekë/ 40 mijë lekë
Fatjon Baçi 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, pezullim shërbim prove
Ramental shpk 18 mlngjobë / 12 mln.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha se shteti duhet të ishte garanti në Zvërnec, ndërsa theksoi se nd&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk mund të ndërtohej kurrë ...
Foto ilistruse TIRANË- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçit, ka shpërndarë një ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka dalë në mbështetje të investimit në Zvërnec, duke deklaruar se...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, pas Kuvendit Kombëtar, opozita ka hyr&e...
IZRAEL- Një investigim i emisionit investigativ izraelit 'Uvda' ka zbuluar prapaskenat e një skandali, se si kryeministri Edi Rama ësht&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me gazetarin e Syri Tv, pasi i bëri një pyetje se cilën prej kër...
KOSOVË- Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot. Predrag...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pava...
Erion Braçe TIRANË- Gykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, në procesin gj...