Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë thotë se është e rëndësishme të dihet qëllimi i hapjes së dosjeve

KOSOVË- Ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve nuk është miratuar nga asnjë qeveri serbe nga viti 2000 e deri sot.
Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë thotë se është e rëndësishme të dihet qëllimi i hapjes së dosjeve: nëse bëhet për lustrim, për ballafaqim me të kaluarën, për ndjekje penale, apo për të gjitha këto së bashku.
“Përveç kësaj, kemi një rrethanë të rëndësishme që disa persona që u gjendën në të ashtuquajturat pushtete të reja demokratike, me shumë gjasë kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurisë. Do të ishte shumë e pafavorshme për ta që kjo të zbulohej. Për shumë prej tyre periudha nga ’45 deri në vitet 2000 nuk konsiderohet autokratike, prandaj mendojnë se dosjet nuk përmbajnë asgjë problematike”, thotë Petroviq.
Agjencia e sotme e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ia dorëzon në mënyrë të vazhdueshme Arkivit të Serbisë dokumentacionin më të vjetër se 30 vjet, në të cilin përfshihen edhe 80.000 dosje personale të qytetarëve.
Arkivi operativ, të ashtuquajturat dosje të gjalla dhe dokumentacioni i krijuar pas vitit 2002 ruhen në selinë e BIA-s në Beograd. Numri i këtyre dosjeve është sekret shtetëror. Po ashtu, nuk dihet as vëllimi i arkivit të krijuar nga shërbimet sekrete në Serbi që nga viti 1945.
BIA u krijua në vitin 2002, pas shuarjes së Resorit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, një agjenci që konsiderohet kyç në formimin e formacioneve paramilitare përgjegjëse për krimet e luftës të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, si dhe për krime brenda vendit.
BIA nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është në plan miratimi i një ligji që do të rregullonte hapjen e dosjeve.
Predrag Petroviq nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë vlerëson se modernizimi i shërbimit sekret në Serbi është kufizuar në blerjen e pajisjeve të reja dhe rritjen e pagave të punonjësve të tij.
“Prandaj që nga krijimi i saj ajo ka shënuar vetëm dështime. Ka mbrojtur mbretërinë, mbretëria u rrëzua. Më pas patëm një shërbim që mbrojti komunizmin, komunizmi u shemb dhe fituan nacionalistët”, u shpreh Petroviq.
Më shumë se gjysma e shefave të shërbimit sekret që janë emëruar që nga viti 2000 nuk kishin punuar më parë në sektorin e sigurisë dhe nuk ishin profesionistë.
Një pjesë e tyre janë vendosur drejtpërdrejt nga radhët e partive në pushtet, që është edhe rasti me drejtorin aktual të BIA-s, Vladimir Orlliq.
Deri në shpalljen e pavarësisë, Kosova nuk kishte një shërbim të pavarur të inteligjencës, por ishte nën kontrollin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
UDB-ja në Kosovë ka përndjekur aktivistët politikë dhe kundërshtarët e regjimit, ndërsa ekzistojnë akuza dhe raste të dokumentuara të represionit dhe vrasjeve politike.
Një nga rastet e njohura është vrasja e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut Enver Hadri në vitin 1990 në Bruksel.
Gjykata belge në vitin 2016 vendosi se kjo vrasje ishte porositur nga shërbimi i sigurisë jugosllave dhe, në lidhje me këtë, dënoi me burgim të përjetshëm Bozhidar Spasiq, ish-anëtar i shërbimit sekret serb.
Spasiq sot e kësaj dite gjendet në liri në Serbi, ku merr pjesë edhe në paraqitje publike.
Në Kosovë sot funksionon Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), e formuar pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se çfarë ka ndodhur me arkivin e UDB-së që ndodhej në Kosovë.
Mendohet se AKI është krijuar si pasardhëse institucionale e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), i cili kishte dalë nga strukturat e Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat merren me krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga ish-pjesëtarët e UÇK-së nga janari 1998 deri në dhjetor 2000, në aktakuzën ndaj Kadri Veselit – ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës – e përmendin atë edhe si shef të shërbimit të inteligjencës së UÇK-së..
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se çdo zbulim i të dhënave apo informacioneve lidhur me arkivin e UDB-së duhet të trajtohet me rezerva, duke marrë parasysh “politikën antagoniste të Serbisë ndaj Kosovës”.
“Autoritetet serbe, përmes formave të ndryshme të luftës speciale kundër Kosovës, shpesh përdorin madje edhe të dhëna të inteligjencës apo të dhëna të UDB-së për të shënjestruar ose dëmtuar figura me ndikim në Kosovë. Deri më sot nuk ekzistojnë informacione të besueshme se arkivi i lidhur me UDB-në është shkatërruar apo është larguar nga Kosova, kur institucionet serbe janë tërhequr”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, pas disa agjencive të fragmentuara që u krijuan gjatë dhe pas luftës, sektori i sigurisë në vitin 2004 u transformua në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
Pas përfundimit të luftës, në vitin 1996 u themelua Agjencia për Hulumtim dhe Dokumentim (AID).
Gjatë periudhës së ekzistimit të entitetit para-shtetëror Herceg-Bosnja në vitin 1994 u formua Shërbimi i Sigurisë Kombëtare (SNS), i cili gjithashtu vepronte si agjenci inteligjence, ndërsa në entitetin e Republikës Sërpska funksiononte Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë, i formuar në vitin 1998./REL
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pava...
Erion Braçe TIRANË- Gykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, në procesin gj...
Enena Karakaçi TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi ka deklaruar ditën e sotme se aeroporti i...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sërish sot lidhur me zhvillimet në Zvërnec, duke konsideruar zhvillim pozitiv lirimin e llo...
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar në ndërte...
sali berisha TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike ka zbardhur detaje nga takimi me ish-presidentin Ilir Meta. Ky takim u zhvillua kur kryedemokrat...
Erion Veliaj TIRANË- SPAK pritet të paraqesë sot pretencën për 7 të pandehurit e dosjes "Veliaj" në seanc&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e ngushëllimit t&eu...
Edi Rama TIRANË- Ndërsa protestat kundër projektit të Zvërnecit vijojnë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reago...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish ambientet e paraburgimit për të marrë pjesë në ...