LIVE UPDATES
Politike

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Ndërkohë që më tej dha një koment, duke quajtur protestuesit manipulatorë si dhe “ronxho-bonxho” (sharlatanë, të paaftë dhe inkopetentë).

3 Qershor 2026, 13:24 Nga I.A
Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me gazetarin e Syri Tv, pasi i bëri një pyetje se cilën prej kërkesave të protestuesve do të zgjidhte, burgun apo dorëheqjen. Rama në fjalën e tij, u shpreh fillimisht se kjo pyetje nuk meritonte përgjigje.

Ndërkohë që më tej dha një koment, duke quajtur protestuesit manipulatorë si dhe “ronxho-bonxho” (sharlatanë, të paaftë dhe inkopetentë).

“Unë nuk do të përgjigjem, sepse po të përgjigjem do konsiderohem si njeri që nuk respekton mediat. Kështu nuk kam përgjigje unë për këtë pyetje sepse kjo pyetje, nuk është pyetje fare. Kësaj pyetje i mungon çdo lloj etike. Ndërsa për sa më takon, unë e di shumë mirë që ata që vijnë protestojnë janë shqiptarë dhe unë nuk u përgjigja ndaj shqiptarëve që vijnë protestojnë, u përgjigja ndaj atyre që thonë: “ne duam dorëheqjen pa kushte”, duke thënë që unë nuk kam fare ftesë për ta. Nuk janë ata që kam ftuar unë se unë e di se cilët janë ata. Unë e di se si funksionojnë ata dhe ata janë pjesë e manipulatorëve.

Ndërkohë unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme ose atij grupi në bulevard që nuk kanë lidhje me këta të parët, që nuk dalin në bulevard për të kërkuar dorëheqjen time. Përsa i përket burgut, kjo është një temë që meriton vetëm një koment nga ana ime. Koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, është një kohë të cilën e kemi lënë shumë pas dhe unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën më të madhe historike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët njësoj, duke i hapur rrugë Reformës në Drejtësi, duke i dhënë në jetë një strukture e cila është tërësisht e pavarur nga unë dhe e cila bën punën në shërbim të drejtësisë.

Kështu që janë gjëra tërësisht të ndara dhe kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe e manipulimeve, po unë kam parë shumë nga këto dhe këto s'më bëjnë përshtypje fare. Janë film shumë i vjetër që ka gjithmonë të njëjtin fund dhe ajo që më vjen keq me ata që vazhdojnë i shkojnë nga mbrapa atyre “honxho-bonxhove” të tjerë që janë që janë “nëndritarësit” profesionistë të Shqipërisë është që janë njësoj si ata që shkojnë te i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe dhe që personazhi i tyre të triumfojë. Nuk ndodh kjo! Është një film me fund që e kanë parë të gjithë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria