LIVE UPDATES
Politike

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re. Motoja jonë të jetë: ripërtëritje, vizion, modernizim, organizim

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së,  ai u shpreh se,  suksesi në kilometrin e fundit të maratonës politike kërkon që çdo deputet të udhëhiqet nga një moto e qartë, ripërtëritje, vizion, modernizim dhe organizim. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai u shpreh se,  suksesi në kilometrin e fundit të maratonës politike kërkon që çdo deputet të udhëhiqet nga një moto e qartë, ripërtëritje, vizion, modernizim dhe organizim.

3 Qershor 2026, 13:53 Nga D.S

 

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, pas Kuvendit Kombëtar, opozita ka hyrë në një etapë të re.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai u shpreh se,  suksesi në kilometrin e fundit të maratonës politike kërkon që çdo deputet të udhëhiqet nga një moto e qartë, ripërtëritje, vizion, modernizim dhe organizim.

Sipas tij, kjo strategji e çon Partinë Demokratike në përmbushje të plotë të misionit të saj, rikthimit të votës së lirë dhe fitores së saj në zgjedhjet e përgjithshme.

Deklarata e Berishës:

"Zonja dhe zotërinj deputetë. Ne pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re.
Në një kohë të re në të cilën kërkohet që çdonjëri prej nesh të përsërisë nga mëngjesi në darkë, jo një, por qindra herë fjalën: ripërtëritje, vizion, modernizim, organizim.
Rruga e vetme e përmbushjes së misionit tonë kalon në këto drejtime. Kilometri i fundit i maratonës sonë do mund të përshkohet me sukses vetëm atëherë kur ne, në radhë të parë ne si deputetë, pas të gjithash ne si deputetë, ne si drejtues dhe më pas drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike në çdo nivel, do ndalen t'i përsërisin vetes këtë moto.

Dhe çfarë duhet të bëjmë ne? Kjo është rruga e sigurt që ne të përballemi me sukses me pushtetin dhe regjimin e kalbur të Edi Ramës. Kjo është rruga e sigurt e transformimit të opozitës, e vitalizimit të saj, e mbjelljes kudo të shpresës për shqiptarët. Rruga e cila çon Partinë Demokratike në përmbushje të plotë të misionit të saj, rikthimit të votës së lirë dhe fitores së saj në zgjedhjet e përgjithshme. Mendoj dhe besoj se në këtë moto ka gjithçka reale, gjithçka plotësisht të arritshme dhe gjithçka jetike të domosdoshme për ne. Nuk janë dhe nuk do të jetë askush tjetër përveç nesh që do zhvillojmë, do promovojmë vizionin e kësaj partie.

Nuk është askush tjetër përveç nesh që do modernizojë në çdo segment këtë parti. Nuk është askush tjetër përveç nesh që do riorganizojë plotësisht Partinë Demokratike. Përgjegjësia është më e madhe se kurrë, përgjegjësi e jashtëzakonshme para shqiptarëve, para demokratëve, para miqve tanë kudo që ndodhen. Ndaj dhe unë kërkoj nga ju që çdonjëri prej jush të ketë axhendën e tij të bazuar në këtë platformë. Së bashku do përpunojmë standardet dhe kriteret e vlerësimit të punës së secilit prej nesh. Pse votoi Kuvendi për këtë moto? Votoi se e ndjeu nga shpirti i njerëzve.
Delegatët dhe qytetarët kërkojnë nga ne ripërtëritje, kërkojnë të shumëfishojmë forcën për të paraqitur dhe mbrojtur vizionin tonë, kundër një propagande që mashtron nga mëngjesi në darkë se Partia Demokratike nuk ka vizion, nuk ka program.

Kjo është e pavërtetë, ne kemi një program të shkëlqyer, por armiqtë tanë nuk janë vetëm mediat e kontrolluara nga qeveria që shpifin. Heshtja jonë është e papranueshme. Ndaj duhet një shumëfishim i të gjithë potencialit tonë në komunikim dhe mbrojtje të vizionit tonë. Të nderuar deputetë, ne duhet të transkriptojmë në ligje, të gjitha problematikat e mëdha me të cilat përballen qytetarët, me të cilat përballen prodhuesit, me të cilat përballen fermerët. Të diktuara fund e krye nga korrupsioni edhe vjedhja e qeveritarëve. Dje unë takova një përfaqësues tonin dhe më foli për ambalazhin. A mund ta imagjinoni ju se çfarë gjobë të tmerrshme iu marrin atyre për ambalazhet? Vetëm për ambalazhin, për arkat. Një sistem hajdutësh, i shndërruar në rregulla se si e si të rëndojnë mbi ta. Po kjo është në çdo sektor, në çdo fushë. Ndaj dhe ne kemi këtë platformë dhe mbi bazën e saj opozitarizmin në Shqipëri do ta ngremë në një nivel të ri, të paparë ndonjëherë më parë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd mbledhja e grupit parlamentare te pd

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës