16 Qershor 2026, 20:21
Nga E. D
Fredi Beleri
BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shoqërohet me kompromise ndaj standardeve dhe vlerave europiane.
Gjatë diskutimit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Beleri tha se dokumenti njeh aspiratën e vendit për anëtarësim në BE dhe mbështetjen e Parlamentit Europian për këtë proces, por shtoi se realiteti në terren paraqet probleme serioze.
Sipas tij, për gati 13 vjet, institucionet europiane kanë mbështetur qeverinë shqiptare me argumentin se ajo garanton stabilitet dhe gëzon mbështetjen e qytetarëve, por sot shqiptarët po protestojnë për mungesën e demokracisë, mirëqenies, cenimin e së drejtës së pronës dhe për manipulimin e drejtësisë.
"Sot po diskutojmë një raport që njeh si aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, ashtu edhe mbështetjen e Parlamentit Europian për këtë proces. Për gati 13 vjet, me justifikimin se zoti Rama ofron stabilitet dhe gëzon mbështetjen e popullit, institucionet europiane e kanë mbështetur atë pa rezerva.
Sot, qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e demokracisë, për mungesën e mirëqenies, për cenimin e së drejtës së pronës, për manipulimin e drejtësisë, për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe, në fund të fundit, për largimin e të rinjve nga vendi. Natyrisht, këto probleme prekin pakicat, dhe mjafton të shihni minoritetin grek, që është më i madhi në vend.
Heshtja përballë realitetit, zbukurimi i situatës dhe prirja që në shumë raste ka treguar Komisioni AFET për t’u rreshtuar me kryeministrin shqiptar, interpretohen nga një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare jo si mbështetje për popullin shqiptar në realizimin e ëndrrës së tij europiane, por si mbështetje për Ramën. Duhet të jemi të qartë: Po integrimit, por pa kompromise me acquis-in," u shpreh Fredi Beleri./Dosja.al
fredi beleri
Politike
16 Qershor 2026, 20:10
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin...
Politike
16 Qershor 2026, 19:58
E. D
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit t...
Politike
16 Qershor 2026, 19:49
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë një hap të ...
Politike
16 Qershor 2026, 18:50
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Protestuesja Doriana Musai ka deklaruar se ngjarja e 30 majit, ndryshe nga protestat e mëparshme, e ka indinjuar ...
Politike
16 Qershor 2026, 14:51
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka shfrenuar gojën gjatë mbledhjes së Komisionit ditën e sot...
Politike
16 Qershor 2026, 18:47
E. D
SAZAN- Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të bllokuar planet e Jared Kushner për të ndërt...
Politike
16 Qershor 2026, 18:36
E. D
pamjet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga protestat e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Në vi...
Politike
16 Qershor 2026, 16:54
D.S
TIRANË- Komisioni i Burimeve Natyrore miratoi projektligjin “Për energjinë elektrike”, i cili synon reformimin e sektorit dhe p&eum...
Politike
16 Qershor 2026, 16:38
D.S
Kuvend- Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës (AK) një hetim t&eum...
Politike
16 Qershor 2026, 15:38
D.S
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste ku ka treguar versionin e tij të së vërtetës mbi investim...