17 Shkurt 2024, 19:11
Nga M.B
Edi Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka thënë në një panel të hapur se Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama përmendi dhe planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai tha se Serbia e ka prishur punën me shpalljen e ditës së zisë pas sulmit në Banjskë.
“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen, sepse askush nuk na kanë deturyar se ku të pozicionohemi. Shqiptarët, veçanërisht nuk kanë pasur shans per të zgjedhur për shekuj të tërë. Tani duam Evropën si Shqipërinë, por kjo është temë tjetër. Ne kemi zgjedhur, për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë. Serbia vërtet e ka prishur punën, jo atë ditë kur ndodhi Banjska, por të nesërmen kur presidenti Vuçiç e shpalli ditë zie për ata që e bënë sulmin. Dua të them atë që është për t’u thënë. Kosova nuk po negocion me Serbinë, pikë. Kosova po negocion me BE dhe SHBA. Ka një plan franko-gjerman. Serbia, me të gjithë progresin, nuk është vend etalon. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqen të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet t’i bëjmë nëse duam të jemi bashkë në këtë komunitet. Na duhet të qëndrojmë së bashku. Kemi fqinjë që janë në BE dhe ata nuk duhet të harrojnë që kur kanë të bëjnë me ne, duhet të marrin parasysh edhe marrëdhëniet e fqinjësisë. Serbia duhet të vendosë, por Kosova nuk ka asgjë për të vendosur. Është një vend që është padyshim në këtë komunitet me SHBA dhe BE”, tha Rama.
edi rama mynih
Politike
17 Shkurt 2024, 19:08
M.B
Edi Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka folur në...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:04
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij...
Politike
17 Shkurt 2024, 19:05
M.B
Edi Rama
MYNIH- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferenës ë Sigurisë, ka th&eu...
Politike
17 Shkurt 2024, 18:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij...
Politike
17 Shkurt 2024, 18:41
N.F
Gazment Bardhi
ELBASAN- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka zhvilluar takime në Elbasan. ...
Politike
17 Shkurt 2024, 18:25
M.B
Edi Rama dhe Hillary Clinton
MYNIH- Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-Sekretaren e Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në Myn...
Politike
17 Shkurt 2024, 17:22
N.F
Engjellueshe Morina dhe Ditmir Bushati
TIRANË- Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës n&...
Politike
17 Shkurt 2024, 14:52
M.B
Astrologia
GREQIA- Çështja 'Beleri' është bërë aq familjare në Greqi sa ka hyrë edhe në emisionet argët...
Politike
17 Shkurt 2024, 14:28
M.B
TIRANA- Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e SPAK, p&e...
Politike
17 Shkurt 2024, 12:08
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha uroi ditën e sotme pavarësinë e Kosovës. Në postim ...