Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shtoi se çdo demokrat sot ka një ndjenjë krenarie pasi PD -ja u themelua në dhjetor të vitit 1990 si parti që shpalli yll polar çështjen kombëtare.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje me 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Berisha u shpreh se jemi një komb me dy ditëlindje. Ai shtoi se çdo demokrat sot ka një ndjenjë krenarie pasi PD -ja u themelua në dhjetor të vitit 1990 si parti që shpalli yll polar çështjen kombëtare.
Fjala e plotë:
Është dita, e cila bëri të lirë pas shekuj e shekujsh kombin shqiptar. Ne jemi komb me dy ditëlindje lirie. Ne jemi komb me dy data pavarësie. 28 nëntori i 1912-ës, pavarësia e Shqipërisë, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar, nuk do kishte Kosovë të pavarur. Përveç kësaj, ne kemi 17 shkurtin e vitit 2008, ditëlindjen tjetër të lirisë kombëtare, pavarësinë e Kosovës, pa të cilën shqiptarët nuk do të ishin një komb i lirë, nuk do gëzonin liri kombëtare.
Ndaj dhe sot le të shprehim ne krenarinë e madhe, mirënjohjen e pakufishme ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, burrit mendjendritur të kombit, Gandit të Ballkanit dhe Europës, presidentit Ibrahim Rugova. Le të shprehim ne nderimin më të madh ndaj komandantit legjendar, Adem Jashari. Luftëtarëve të lirisë të UÇK, që me guximin epik, bënë luftën më të ndritur në historinë e shqiptarëve për liri dhe dinjitet nga kohërat e Skënderbeut.
Mirënjohje të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, partnerëve tanë, presidentit Bill Klindon dhe Xhorxh Bush, për rolin e tyre përcaktues në pavarësinë e Kosovës. Por miqtë e mi, një ndjenjë krenarie ka sot çdo demokrat, sepse kjo parti u themelua në dhjetor të vitit 1990, si parti që shpalli yll polar, çështjen kombëtare. Shpalli yll polar çështjen kombëtare, të tradhtuar për 50 vite nga Partia Komuniste shqiptare, seksion i Partisë Komuniste jugosllave. Shpalli yll polar çështjen kombëtare, në një kohë kur shqiptarët në vendet përreth mbijetonin si qeniet më të shtypura në Europë. Por ne nuk mund të ishim parti e vërtetë e shqiptarëve, në qoftë se nuk shpallnim kauzën e drejtë për liri dhe dinjitet të shqiptarëve si kauzë kryesore të programit tonë.
Miqtë e mi, forca e vetme ishin idealet tona. Forca e vetme në atë kohë ishte besimi te të vërtetat shqiptare. PD u shndërrua në mbështetje kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me ardhjen e saj në pushtet, Shqipëria u shndërrua në promotor kryesor të çështjes së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo. Qeveria e Kosovës, pushteti paralel i saj, presidenti Ibrahim Rugova por edhe aradhet që nisën luftën çlirimtare, Adem Jashari dhe luftëtarët e tjerë të lirisë, patën Shqipërinë mbështetjen më kryesore të tyre.
Gazment Bardhi ELBASAN- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka zhvilluar takime në Elbasan. ...
Edi Rama dhe Hillary Clinton MYNIH- Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-Sekretaren e Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në Myn...
Engjellueshe Morina dhe Ditmir Bushati TIRANË- Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës n&...
Astrologia GREQIA- Çështja 'Beleri' është bërë aq familjare në Greqi sa ka hyrë edhe në emisionet argët...
TIRANA- Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e SPAK, p&e...
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha uroi ditën e sotme pavarësinë e Kosovës. Në postim ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar krijimin e Federatës së Bashkuar të Opozitës...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar ditën e sotme shtetin e Kosovës në ditën e tyre ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...
Igli Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Has...