E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Disa nga temat më të rëndësishme në të cilën u ndalen gjatë bisedës së tyre Bushati dhe Morina kishin të bënin me sfidat, arritjet dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova dhe populli i saj por edhe bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me aleatët tanë strategjikë.
TIRANË- Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës në Podcastin e tij Publik Square, Ditmir Bushati bisedon me Engjellueshe Morina, politologe në ECFR (European Council on Foreign Relations). Disa nga temat më të rëndësishme në të cilën u ndalen gjatë bisedës së tyre Bushati dhe Morina kishin të bënin me sfidat, arritjet dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova dhe populli i saj por edhe bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me aleatët tanë strategjikë.
Duke folur për rrugëtimin e Kosovës në këto 16 vite, Bushati dhe Morina ndanë mendimin se janë bërë shumë përparime, por ka ende probleme të shumta. Sipas ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme nga momenti i nisjes së dialogut nuk kemi një raport të drejtë ndërmjet numrit të njohjeve dhe procesit të dialogut. Politologia shton se dialogu me Serbinë është një pengesë për integrimin e Kosovës në BE, pasi vendet e unionit që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, presin të ketë një marrëveshje. Të dy bashkëbiseduesit u ndalen edhe tek zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë të cilat janë reflektuar vecanërisht në marrëdhënie me Serbinë në kurriz të Kosovës.
“Personalisht kam menduar se pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë së Vladimir Putinit, më 24 shkurt 2022, BE-ja do ndryshonte qasje në mënyrë radikale edhe ndaj Ballkanit Perëndimor. Pra, do mbyllte konfliktet ende të papërfunduara ose çështjet e shtetësisë në mënyrë që t’i rezistonte agresionit në lindje të kontinentit. Kjo tezë ra, pavarësisht se të gjithë mendonim se po jetonim një realitet të ri, sepse BE-ja u përqëndrua në lindje të kontinentit, duke mbështetur disi status-quo në rajonin tone”, tha Bushati.
Ndërsa Morina thotë se në situatën gjeopolitike në të cilën gjendet Europa, Lindja e Mesme, pyetja do duhet të jetë se sa vëmendje merr Kosova në një të ardhme të afërt, nëse problem i sigurisë nuk adresohet dhe në fakt përkeqësohet dhe më tutje? Unë, vijon ajo, nuk e kisha përjashtuar.
Sa i përket marrëdhënieve me aleatët strategjikë, Morina thekson se fatkeqësisht qasja e tyre në raport me Serbinë ka ndryshuar, duke e parë këtë të fundit si një shtet i rëndësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor dhe si një shtet partner që kishte me reduktu influencën e Rusisë në Ballkan, premisa këto që sipas politologes janë shumë gabim.
Sipas saj, qeveria Kurti ka një vizion ndryshe nga qeveritë e mëparshme, duke qenë më këmbëngulëse për të drejtat që pretendon, duke i bërë ballë presioneve. Morina shtoi se Kosova shënon rritje pozitive në disa raporte sidomos në normat e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe po ashtu ka rritje ekonomike, por “jo aq sa duhet që Kosova të ecë përpara”.
Astrologia GREQIA- Çështja 'Beleri' është bërë aq familjare në Greqi sa ka hyrë edhe në emisionet argët...
TIRANA- Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e SPAK, p&e...
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha uroi ditën e sotme pavarësinë e Kosovës. Në postim ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar krijimin e Federatës së Bashkuar të Opozitës...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar ditën e sotme shtetin e Kosovës në ditën e tyre ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...
Igli Hasani TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë. Has...
McGonigal SHBA- Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, &...
Foto ilustruese TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e liderit të Opozitës ruse Alexei Navalny. Rama e quajti ngjarjen ...
Foto ilustruese SHBA-Gjykata federale e Uashingtonit dënoi sot me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelj...