LIVE UPDATES
Politike

16 vjet shtet, Berisha: Ne kundërshtuam projektet e kryemafiozit Soros për ndarjen e Kosovës

Berisha u shpreh se pas largimit të PD-së nga pushteti filluan tentativat për ndarjen e Kosovës ndërsa ai shtoi se PD e kundershtoi këtë në mënyrë të fuqishme.

17 Shkurt 2024, 19:04 Nga N.F
16 vjet shtet, Berisha: Ne kundërshtuam projektet e kryemafiozit Soros
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të tij ka folur në lidhje me 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Berisha u shpreh se pas largimit të PD-së nga pushteti filluan tentativat për ndarjen e Kosovës ndërsa ai shtoi se PD e kundershtoi këtë në mënyrë të fuqishme.

Ai më tej shtoi se projekti i Ballkanit të Hapur ishte një projekt antishqiptar, që ndizte sherre dhe konflikte, kishte vetëm një qëllim eliminimin e Kosovës në rajon.

Fjala e plotë:

Kosova, gjatë këtyre 10 viteve përsëri ra midis dy zjarreve, Beogradit ultranacionalizmit të serbomadhit Vuçiç, që duhej ta kishte vendin në Hagë si autor gjenocidesh në Bosnje dhe Kosovë dhe argatit të tij të shitur, Edi Rama, Pashiqit të Tiranës. Me largimin e PD nga pushteti, filluan pazaret për ndarjen e Kosovës sipas variantit serb, midis Aleksandër Vuçiçit dhe vasalit të tij, argatit të tij, Edi Rama.

Ju e dini, PD i kundërshtoi ato në mënyrën më të fuqishme. Këto pazare mbështeteshin fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe cari Putin. Por e vërteta është se ato mbështeteshin nga kryemafiozi Xhorxh Soros dhe i biri i tij, i cili firmoste me OSF-në e tij në Beograd, hartat e ndarjes së Kosovës. Ne qëndruam, nuk është se ne nuk dinim, nuk është se unë nuk dija se cila është fuqia e perandorisë të multimiliarderit, superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros.

Por për mua, interesi kombëtar ishte mbi të gjitha. Miqtë e mi, sot ne, demokrate e dëmokratë, kauzat e drejta duhet të mbrohen me çdo sakrificë, kauzat e drejta nuk duhet kurrë të humbasin.
Demokrate e demokratë, 20 shkurti është dita e kauzave të drejta të kombit shqiptar, ndaj dhe ftoj shqiptarët të bashkohen me 20 shkurt për triumfin e dinjitetit, qenies, identitetit, të lirive, të ardhmes së shqiptarëve.

Krenarë demokrate dhe demokratë, se pasi dështuan me ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, serbomadhi Vuçiç dhe Pashiqi i Tiranës, zgjodhën projektin e Jugosllavisë së re. Donin të kthenin Shqipërinë në shtojcë të Serbisë. Dolën me projektin e Ballkanit të Hapur, për t’iu kundërvënë me çdo mënyrë inicativës së Berlinit.Ky projekt antishqiptar, që ndizte sherre dhe konflikte, kishte vetëm një qëllim, hegjemoninë serbo-ruse në rajon, eliminimin e Kosovës në rajon.

Ky projekt mbështetej fuqimisht jo vetëm nga Sergej Lavrov, që shprehej haptas se jam kundër Ballkanit të Mbyllur të Brukselit dhe jam për Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe Edvinit, por kishte firmën dhe bekimin e Aleksit dhe Xhorxh Sorosit, të cilët do ishin të pranishëm në çdo samit, paçka se në ligjin ndërkombëtar nuk përfaqësojnë asnjë vend, asnjë komb, asnjë organizatë. E kundërshtuam, ju u mblodhët dhe protestuat në sheshet e Tiranës kundër tij, nder paçi gjithmonë. Mbrojtët të vërtetat e mëdha. Demokrate dhe demokratë, keni qenë dhe jeni misionarë të kauzave të mëdha.

berisha kosova pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet