LIVE UPDATES
Politike

Sali Berisha uron Kosovën: Shtet i lirë dhe i pavarur

Berisha vijoi urimin e tij me lavdërime për mënyrën se si Kosova i ka bërë ballë pushtimeve e shantazheve nga ana e serbëve, dhe vuri në dukje se ky shtet është vendi ku shqiptarët po jetojnë më mirë e më të lirë.

17 Shkurt 2024, 12:08 Nga S.B
Sali Berisha uron Kosovën: Shtet i lirë dhe i pavarur
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha uroi ditën e sotme pavarësinë e Kosovës. Në postim Berisha vuri theksin tek arkitektët siç i quan ai të këtij shteti duke nisur me UÇK-në, Ibrahim Rrugovën, Adem Jasharin si dhe mbështetjen e SHBA-së si pikë kyçe për çlirimin e Kosovës. Berisha vijoi urimin e tij me lavdërime për mënyrën se si Kosova i ka bërë ballë pushtimeve e shantazheve nga ana e serbëve, dhe vuri në dukje se ky shtet është vendi ku shqiptarët po jetojnë më mirë e më të lirë.

Postimi i plotë:

16 vite Kosovë e Pavarur!

Të dashur miq, sot është 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Ne shqiptaret jemi i vetmi komb në Europë që festojmë dy ditë pavarësie. Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, pa të cilën nuk do kishte shtet shqiptar dhe as Kosovë të pavarur dhe pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 pa të cilën kombi ynë nuk do të ishte një komb i lirë. Ndaj dhe sot shqiptarët në Kosovë, Shqipëri kudo që janë në mbarë botën festojnë ditën e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas pavarësisë së Shqipërisë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe genocidit ciklik serb, ka luftrat, gjakun, qendresën epike dhe sakrificën sublime të qindra e mijëra martirëve të saj që luftuan dhe ranë për tu bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga vitet 1860 në vitet 1999, ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të komandantëve dhe luftëtarëve të saj të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftrave të shqiptarve për liri dhe dinjitet kombëtar pas atyre të prijësit tonë të përjetshëm, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitetktit të saj, politikanit mëndjendritur të kombit shqiptar Presideniti Ibrahim Rugova, Gandit Ballkanit dhe Europës që thuri tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur më fisnike njeriut të civilizuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe që ngriti në kushtet e pushtimit më të egër Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur paralel me pushtetin e pushtuesve barbar. Presidenti Rugova arriti ta shndërrojë kauzën e lirisë së shqiptarve të Kosovës në çështje kryesore të axhendes të SHBA dhe vendeve të lira perendimore!

Pavaresia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që shenoi zentin e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës njerzore si dhe heronjve të tjerë te pavdekshëm dhe dhjetra mijëra luftëtarëve të lirisë të cilët me guximin, heroizmin, sakrificën e tyre çliruan Kosovën.

Pavaresia e Kosovës është kryvepera e shqiptarëve si komb kudo në botë që moton “Një komb një qendrim” u bashkuan si një trup i vetëm dhe Shqipëria pas çlirimit të vet nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazevendësueshëm!

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolin përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George W Bush, vendeve të medha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATOS në Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës!

Sot në këtë 16 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur Kosova bën krenar çdo shqiptar. Ajo është tashmë një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon.

Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lanë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën me moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lire në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bër emër botror me talentin e rallë dhe zërin magjepës tëbdivave të saj dhe shkëlqimin e yjeve dhe mbretëreshave të saj në sport.

Kosova këto vite është përballur me shantazhe provokacione të serbomdhnjëve të Beogradit dhe vasalëve të tyre të Tiranës, perkatesisht serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit të tij Edi Rama që nuk heqin dorë nga projektet për ndarjen e saj. Por pavarësisht nga këto ajo ka qëndruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon për çka meritoi dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Ndaj dhe le të urojme të dashur miq shqiptarët në Kosove dhe kudo ku janë Gëzuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Zoti e bekoftë Kosovën. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre. #sb

sali berisha uron kosoven

Sondazh

Poll
Politike 17 Shkurt 2024, 11:04 I.A

Rama uron Kosovën: Gëzuar Pavarësinë

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uroruar Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë ditën e sotme. Me anë të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet