LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi marrëveshjen Itali -Shqipëri për emigrantët

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar.

18 Janar 2024, 08:59 Nga r.ll
Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi marrëveshjen Itali -Shqipëri
edi rama, giorgia meloni

TIRANË- Institucioni më i lartë gjyqësor në Shqipëri pritet të thotë fjalën e vet dhe të vendosë mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane, në dy qendra që do të ngrihen në veri-perëndim të vendit.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Shkelje ligjesh, cënim i sigurisë

Sipas Dorian Matlisë, jurist dhe drejtues i qendrës ligjore "Res Publica”, aspekti i parë ka të bëjë me abuzimin e parimit të ekstra-territorialitetit. "Në rastin konkret, Shqipëria do të jetë pjesë e shtetit Italian, dhe jo më e shtetit shqiptar. Që do të thotë që do të aplikohet legjislacioni Italian. Çdo gjë që ka të bëjë më të drejtat civile, trajtimet e veprave penale që mund të ndodhin aty, gjithçka do të jetë në zbatim të ligjit Italian.

Ky parim zbatohet zakonisht vetëm për rastet e ambasadave, që janë territore të vogla, të kontrolluara dhe me njerëz që janë të akredituar nga shteti i tyre por nuk përdoret për të sjellë një numër të madh refugjatësh, kur nuk ke asnjë informacion se çfarë kontigjenti janë, sepse mund të ketë njerëz shumë të mirë por edhe njerëz të kontigjentit kriminal” – analizon ai për Deutsche Welle.

Kjo, sipas Matlisë, mund të konsiderohet edhe "tokë e humbur”. "Shteti tjetër e shndërron në kamp atë territor dhe bën me të ç'të dojë. Zëre se e jep me koncension atë territor, por një koncension pa afat” – shprehet eksperti ligjor Matlija.

Skepticizëm dhe pasiguri

Eksperti për çështjet e sigurisë, Arjan Dyrmishi, njëkohësisht drejtues i "Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, e sheh gjithashtu me skepticizëm marrëveshjen dhe implementin e saj. "Ky kapacitet prej 3 mijë vetësh që do të ngrihet, çfarë shkalle popullimi do të ketë? A do të ketë mbipopullim? Cili do të jetë kontakti me pjesën e jashtme, sepse do të jetë në territor shqiptar. Do të ketë nevojë për furnizime, ushqime etj. Do të jetë si një lloj burgu, por ata njerëz nuk janë të burgosur, ata thjesht do të strehohen këtu.

Janë të pashmangshme marrëdhëniet e tyre me territorin ku do të vendosen dhe këto ngelen të paqarta. Sigurisht në marrëveshje thuhet se Shqipëria do të sigurojë perimetrin, por kjo ka të bëjë vetëm me mosarratisjen. Por ne kemi parë që edhe në burgjet e sigurisë së lartë ndodhin incidente” – thotë Dyrmishi për DW.

Precedent për shtetet e tjera europiane?

Eksperti i ligjeve, Matlija, është plot shpresë se Gjykata Kushtetuesë do ta shfuqizojë këtë marrëveshje, sepse në të kundërt hapja e rrugës e ratifikimit të saj në Kuvend, do të shënonte një precedent të rrezikshëm edhe për të ardhmen.

"Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të vërë një fre sot, atëherë ky do të kthehet në një precedent shumë të keq, që do të sillte nesër edhe një numër më të madh refugjatësh, duke zgjeruar gjithmonë e më tepër këtë marrje toke, territori, duke sjellë mbase dhe ata më problematikët në Shqipëri. Dhe duke parasysh që kriza e emigrantëve të Europë sa vjen e thellohet, kjo nënkupton që dhe nevoja e shteteve të tjera europiane, jo vetëm e Italisë, do të vijë duke u shtuar”.

"Nuk mendoj që kjo marrëveshje do ta bënte tërheqëse Shqipërinë për marrëveshje me shtete të tjera. Unë mendoj që problemi aktual më të cilin vendet e Bashkimit Europian po përballen, është i madh. E ka vendosur në një presion shumë të madh strukturën politike të këtyre vendeve dhe vendimmarrjen brenda BE-së përsa i përket migracionit” – përfundon Dyrmishi./DW

marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj