LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar

Berisha gjatë fjalës së tij për qytetarët që janë duke protestuar tek banesa e tij, foli për Skëndërbeun në ditën e vdekjes së tij, 556 vite më parë.

17 Janar 2024, 18:56 Nga I.A
Berisha: Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një fjalë përpara mbështetësve dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama. Berisha gjatë fjalës së tij për qytetarët që janë duke protestuar tek banesa e tij, foli për Skëndërbeun në ditën e vdekjes së tij, 556 vite më parë. Berisha theksoi se i vetëm Skëndërbeu luftoi nj pushtim të huaj, ndërkohë që shtoi se shqiptarët po përballen me një pushtim të brendshëm. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të vërtetë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që qëndroni të pamposhtur, qëndroni të vendosur, qëndroni të sigurt në misionin tuaj, në fitoren tuaj, në fitoren e opozitës shqiptare, fitoren e Shqipërisë. Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre të të përjetshëm, Skënderbeun në lindjes së përjetësisë së tij. Miqtë e mi, Skënderbeu i doli zot Shqipërisë dhe kombit në një kohë kur rajoni dhe Europa dridhej para fuqisë së perandorisë otomane. Ky shqiptar, ky atdhetar, ky princ i lirisë, besoi tek shqiptarët, besoi tek trimëria dhe guximi i tyre, besoi te forca dhe fuqia e armëve të tyre dhe bëri beteja për 25 vite me radhe, të cilat bënë historinë e kohës, jehuan në të katër anët e planetit dhe Skënderbeu mori përjetësinë. Natyrisht ajo kohë ishte kohë perandorish, ishte kohë shekuj më parë, por Skënderbeu mbetet për çdo shqiptar, frymëzimi i tij. Skënderbeu mbetet engjëlli që ruan Shqipërinë dhe shqiptarët në çdo kohë.

Skënderbeu i vetëm, por u ngrit dhe mundi një perandori. Forca e vërtetë e tij qëndronte në të vërtetat që mbronte. Në idealet për të cilat ai luftonte dhe luftoi. Ndaj dhe për ne, ai është dhe mbetet frymëzuesi i çdo shqiptari, që beson të vërtetën, që është i vendosur të sakrifikojë për të. Ju jeni të pathyeshëm sepse po mbroni të vërtetat e mëdha të kombit. Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët. Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij. Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon. Prej muajsh e muajsh është dërguar në parlamentin e krimit ligji për minimumin jetik në mënyrë që shqiptarët të mos vuajnë për vaktin e ushqimit. Por ky ligj refuzohet sepse Edi Rama e di se duke i varfëruar shqiptarët, ata ose nënshtrohen gjithnjë e më shumë, ose largohen nga vendi i tyre," tha Berisha.

sali berisha skënderbeu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj