LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Qeveria e Edi Ramës në 12 vite ka zhvilluar farsë elektorale! Jini krenar, mbrojtëm votën e çdo shqiptari

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, por përsëri falë qëndresës mbrojtën kauzën e drejtë. Berisha shtoi se duhet të jenë krenar që mbrojtën votën e çdo shqiptari.

22 Dhjetor 2024, 19:59 Nga N.F
Berisha: Qeveria e Edi Ramës në 12 vite ka zhvilluar farsë
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë të PD të degës 9. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, por përsëri falë qëndresës mbrojtën kauzën e drejtë. Berisha shtoi se duhet të jenë krenar që mbrojtën votën e çdo shqiptari. Ai theksoi se qeveria e Edi Ramës në 12 vite vodhën por ata me protesta dhe qëndresën e tyre i damkosën.

Berisha shtoi se u bë çdo përpjekje nga Edi Rama, qeveria e tij, McGonigal, Xhorxh Sorosi që PD të arkivohej në histori, ose të shndërrohej në simotër të Rilindjes kriminale. Ai theksoi se ata mbrojtën një tufë parimesh pa të cilat shoqëria e lirë nuk ekziston. 

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, këto 3 vite kanë qenë shumë të vështira, por përsëri, lavdi Zotit dhe falë qëndresës suaj, mençurisë suaj, faktit se ne mbrojtëm kauzë të drejtë, ne takohemi sot me ndjenjën e krenarisë së madhe, me ndjenjën e bësimit te fitorja, me ndjenjën e përmbushjes të misionit tonë gjer këtu, për ta vazhduar atë gjer në fitore. Kthehuni pak, do kthehemi bashkë. Po marrim disa momente.

Ne deklaruam se do mbrojmë votën. Qindra herë, gazetarët na shtronin pyetjen: ku po e mbron votën? Si po e mbron votën? Po sot që, janë të gjitha forcat politike në botë të djathta, që në tre rezoluta deklarojnë se, zgjedhjet në Shqipëri janë farsë. Se qeveria e Edi Ramës në 12 vite ka zhvilluar farsë elektorale.


Jini krenar, mbrojtëm votën e çdo shqiptari! E bëmë këtë! Ia dolëm! Ata vodhën vërtetë në 12 vite, por edhe ne i damkosëm. Kjo është mbrojtja më civile, më qytetare e votës. Pa protestat tuaja, pa qëndresën tuaj, kurrë kjo nuk bëhej. Patëm një proces brenda partisë, në pamje të parë të therrmuar copë-copë. Ja ku jemi sot. Pse? Sepse ne këtu shkruajtëm: për një PD më të fortë, më të hapur, më të bashkuar!


Ne jemi njerëz politikë, dhe e dinim që ai proces që po kalonim po përpiqej gjithmonë të na përçante. Por ne duhet të gjenim të gjitha forcat dhe mundësitë që, t’ua digjnim planet atyre që donin ta shuanin PD dhe ta bashkonin përsëri. Dhe ja ku jemi sot, më të bashkuar se asnjëherë.

A nuk është kjo një e pamundur tjetër që, e kthyem të mundur? Kaluam një kalvar, na morën flamurin, na fshinë nga listat. Ja ku jemi sot, me flamur, me seli dhe me kryetar. U bë çdo përpjekje nga Edi Rama, qeveria e tij, McGonigal, Xhorxh Sorosi që kjo parti të parti të arkivohej në histori, ose të shndërrohej në simotër të Rilindjes kriminale.

E vërteta është se, kjo parti as nuk u arkivua, as nuk u shndërrua në simotër, por u shndërrua në një parti të shpresës, të besimit të mbarë shqiptarëve sot më shumë se kurrë. Menduan se do të na izolonin, dhe na izoluan. Vërsulën kundër nesh me qindra e qindra deklarata të paguara dhe të pa paguara. Po për ne, e vërteta mbetej ylli polar. Ne përsërisnim së bashku, çdo natë: kauza e drejtë nuk vdes kurrë!

Ne qëndronim së bashku për ato vlera që qendron njeriu i lirë. Qendronim se bashku që ju dhe askush tjetër duhet të përcaktojë drejtuesit e kësaj partie dhe të Shqipërisë. Qendronim së bashkur se, familja dhe vlerat e saj janë themeli i shoqërisë njerëzore. Qendronim së bashku se, interesi kombëtar është interesi kryesor i çdo shoqërie të civilizuar. Qendronim së bashku se, ligji dhe barazia para ligjit janë kushte themelore për një shoqëri demokratike.

Pra, ne mbrojtëm një tufë parimesh pa të cilat shoqëria e lirë nuk ekziston. Dhe ja ku jemi sot, kemi ata të cilët menduan se na izoluan. Ata të cilët menduan se na gozhduan. Ata sot, janë në gjyqin e turpit të hitorisë para shqiptarëve dhe para botës.

berisha edi rama

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime