LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Azem Hajdari ishte një lider i lindur, këtë e tregoi betimi që bëri në shesh gjatë protestës studentore

Berisha tha se Hajdari jo vetëm që kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.

22 Dhjetor 2024, 12:55 Nga r.ll
Berisha: Azem Hajdari ishte një lider i lindur, këtë e tregoi
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në aktivitetin "Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë", tha se Azem Hajdari ishte një lider i lindur.

Sipas tij këtë cilësi ai e tregoi edhe te betimi që bëri në shesh gjatë protestës studentore. Berisha tha se Hajdari jo vetëm që kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Ka një vlerësim për të pamposhturit. I pamposhtur është ai që rrezohet dhe ngrihet. Këtyre u nxjerr Ramiz Aliaj me Hekuran Isain dhe sampistë dhe i rrahin në mënyrën më barbare. Imagjinoni tani. I kishte pritur, por tani ai me dajak donte ti bënte të pendoheshin pse kërkuan. U pendua, jo absolutisht. Doli të nesërmen në krye të studentëve dhe u nisën tani për të pushtuar sheshin. Dhe ai ngrihej, ishte me një xhakovente të zezë, dhe ngrihej mbi supet, i rrethuar nga të gjitha anët, por një rrethim i papërshkrueshëm. Të gjitha llojet e armëve aty.

Kishte dalë dhe Garda. Dhe ky që ngrihej, poshtë dinastia, liri, demokraci. Hipte mbi supet e shokëve të vet që të dëgjohej më mirë dhe ata e duartrokisnin. Me egërsinë e tyre, diktatura e pastroi rrugën. Shkojmë me Besnikun dhe i gjejmë tek një nga konviktet. Na thanë se ju kemi kërkuar, por ju thamë se, nuk na kishte thënë njeri, por ne erdhëm sapo morëm vesh që keni dalë. A do të na përfaqësoni na thanë, jo, përfaqësojmë veten tonë, por do të ju mbështesim. Ju përfaqësoni veten tuaj, ne do t’ju mbështesim ju fuqimisht.

I rrahur, pasi e kishin goditur, ishin bërë fërtele dhe i lëshon ultimatum Ramiz Alisë. Më thotë, na i lironi dot të burgosurit, i them jo, se nuk njoh në atë sektorin e burgjeve, kur aty gjindet njëri, thotë i njoh unë. Thotë u thuaj, se nëse nuk i lirojnë shokët tanë, xham e gjë pa thyer në Sheshin Skënderbej nuk do të ketë. Ultimatum. Dhe këtë ultimatum unë pastaj ja kam përcjellë Ramiz Alisë.

Pra i lindur. Doktrina thotë që, lider bëhesh dhe nuk lind, në fakt ai ishte i lindur dhe ishte më i jashtëzakoshëm si njeri që mund të bëhej. E kishin rrethuar nga të gjitha anët. Çfarë bënte Ramiz Aliaj, ishte i dystuar. Po të mund ti shtypte, do ti shtypte. Nëse nuk i shtypte dot, pastaj do nënshtrohej. I kishte rrethuar shumë keq. Tu thonim ne se, ishin të rrethuar dhe nuk mund të dilnin, se ata i kapnin dhe i fusnin në kamionë dhe i shpërndanë. E vërteta ishte se, vetëm këta ishin aty, ishin vetëm studentët konviktorë. Tek tuk mund të ketë pasur, dhe qytetarë nuk kishte atë natë, ishin vetëm.

Pasi u bindën për të mos zbritur natën në shesh. Aty ishin mbledhur mbi 1 mijë studentë, pasi po ktheheshin nga fundjava. Më thotë, dil e folu dhe unë u them, se janë liruar ata studentët, të tjerët në spitale janë kuruar dhe nuk do të zbrisni. Me eksplozion, tradhtar, tradhtar, na tradhëtove. E merr fjalën ky. Jo, e keni shumë gabim, këta kanë ardhur me ne, për të na ndihmuar. Tani ja kthyen atij tradhtar. Tradhtar thotë; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës ua fus thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr. Ata u shtangën, ishte ky lloj betimi i lashtë, shekspirian që sheshin e dominoi tërësisht dhe pas kësaj, brohoritje të fuqishme për heroin, për Azem Hajdarin. Ishte i jashtëzakonshëm, ju them unë ju. Po ta marrësh në një aspekT, ai kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.

sali berisha azem hajdari

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje