LIVE UPDATES
Politike

"Është e qartë se narko pushteti është në hall", Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton kallëzim për ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit

Sipas njoftimit në Facebook, Kalaja thekson se ky kallëzim penal vjen për veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës përpara Bashkisë Tiranë.

22 Dhjetor 2024, 18:54 Nga N.F
"Është e qartë se narko pushteti është në
Foto ilustruese

TIRANË- Adriana Kalaja, në cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike (Gjykata e PDSH-së) ka njoftuar sot se do të depozitojë ditën e nesërme një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Elton Alushi, Drejtues i  Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Robert Losha, Drejtues i  Komisiariatit Nr. 1 Tiranë dhe çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar.

Sipas njoftimit në Facebook, Kalaja thekson se ky kallëzim penal vjen për veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës përpara Bashkisë Tiranë.

Ako theksoi se situata pranë vendit ku kishim njoftuar mbajtjen e tubimit, ishte kaotike dhe në rrezik të një konflikti me qytetarët, pasi organet e Policisë së Shtetit, "kishin harruar“ të zbatonin diapozitat ligjore në fuqi, dhe vetë detyrimet që lindin nga shkresa e nxjerrë prej tyre. Kalaja theksoi se në këto kushte, ata me të drejtë ngrenë shqetësimet për këtë situatë të cilën e cilëspo absurde që dëmton edhe vetë Policinë e Shtetit.


Po kështu, ajo shtoi se asnjë veprim arbitrar i Policisë së Shtetit, kthyer në Policinë e narko pushtetit, nuk i ndal në rrugën legjitime dhe të drejtave garantuar nga Kushtetuta. Kalaja shtoi se ata kërkojnë fillimin e hetimit penal ndaj të kallëzuarve për të gjithë këtë situatë dhe ku duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme si: të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Policia e Shtetit, plani i masave marë nga Komisiariati Nr. 1 Tiranë, të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka marë masa për bllokimin e atij aksi rugor etj.

NJOFTIM:

Të Nderuar Qendrestarë, Demokratë, Miq dhe Mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Ju njoftoj se nesër më datë 23.12.2024, ora 11.00, me cilësinë e avokates dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike (Gjykata e PDSH-së), do depozitoj një kallëzim penal, kundra:
1. Ervin Hodaj, Ministër i Brendshëm;


2. Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
3. Elton Alushi, Drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
4. Robert Losha, Drejtues i Komisiariatit Nr. 1 Tiranë;
5. Çdo punonjës policie të këtij komisiariati apo të paidentifikuar nga ne, që kanë konsumuar veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Pengim në ushtrimin e të drejtës së tubimit", dhe "Veprime arbitrare", lidhur me mos marrjen e masave për garantimin e kushteve për zhvillimin e protestës sipas shkresës Nr. A- J 97 Prot., datë 19.12.2024, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Më këtë rast, Ju bëj me dije se më datë 18.12.2024, kam depozituar një njoftim pranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në mbështetje dhe zbatim të nenit 47 dhe 48 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 e vijues të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe Vendimi Nr.24 datë 04.05.2021 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me një tubim qytetar që do mbahej më datë 20.12.2024 me këto të dhëna:


Qëllimi i tubimit qytetar është:
Reagim qytetar për situatën e rëndë të krijuar në Bashkinë Tiranë, pas arrestimit dhe procedimit të shumë drejtuesve të kësaj bashkie, për akuzat e ngritura nga SPAK si ajo e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës etj.


Do të kërkohet dorëheqja urgjente e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet sot Bashkia Tiranë dhe Qyteti i Tiranës. Do i bëhet thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK, marrjen e masave të menjëhershme për arrestimin e Erion Veliajt, si një rrezik serioz dhe potencial për prishjen e provave. Tubimi do të mbahet më datë 20.12.2024, përpara Bashkisë Tiranë me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në orën 10.00 deri 20.00.


Numri i përafërt i personave që do të marin pjesë në tubim do të jetë 200 deri në 350 qytetarë dhe numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e protestës do të jetë 15. Të pranishëm do te jenë qytetarë të ndryshëm, politikanë, të rinj, artistë dhe sportistë njohur të cilët mund të flasin me mikrofon sipas dëshirës. Sipas shkresës me Nr. A J 97 Prot., datë 19.12.2024 të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, jemi vënë në dijeni të faktit se kjo drejtori e ka marë njoftimin si dhe shprehet se do merte masa për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në zbatim të Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet” në oren 10.00 deri në orën 13.00, duke na kujtuar edhe respektimin e orarit të protestës.


E gjej me vend T'Ju kujtoj se sipas Ligjit Nr.8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, në nenin 6 të saj, “Detyrimi i policisë “, ligjvënësi ka sanksionuar se:

“1. Shefi i Komisariatit të Policisë, brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 2 të nenit 5 ose brenda 8 orëve nga marrja e kërkesës sipas pikës 3 të nenit 5 të këtij ligji, me vendim të arsyetuar duhet:
a) t’i komunikojë organizatorit ose drejtuesit të tubimit ndalimet dhe kufizimet e mundshme ose kushtet e tjera, duke përshirë edhe numrin e personave që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij;
b) t’u japë një kopje të urdhrit zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar e vëzhguar zhvillimin e tubimit.
2. Shefi i Komisariatit të Policisë njofton me shkrim drejtuesin e pushtetit vendor dhe prefektin për zhvillimin e tubimit.”.


Ndërkohë, situata pranë vendit ku ne kishim njoftuar mbajtjen e tubimit, ishte kaotike dhe në rrezik të një konflikti me qytetarët, pasi organet e Policisë së Shtetit, "kishin harruar“ të zbatonin diapozitat ligjore në fuqi, dhe vetë detyrimet që lindin nga shkresa e nxjerrë prej tyre.
Në këto kushte, ne me të drejtë ngremë shqetësimet tona legjitime për këtë situatë absurde që dëmton edhe vetë Policinë e Shtetit.


Po kështu, Ju kujtojmë se asnjë veprim arbitrar i Policisë së Shtetit, kthyer në Policinë e narko pushtetit, nuk na ndal në rrugën tonë legjitime dhe të drejtave tona garantuar nga Kushtetuta.
Në këto kushte, ne kërkojmë fillimin e hetimit penal ndaj të kallëzuarve për të gjithë këtë situatë dhe ku duhet të zgjidhen çështje shumë të rëndësishme si:


1. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Policia e Shtetit.
2. Të hetohet se cili ka qënë plani i masave marë nga Komisiariati Nr. 1 Tiranë.
3. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka marë masa për bllokimin e atij aksi rugor.
4. Të hetohet ajo pjesë e Policisë së Shtetit pranë Komisiariatit Nr.1 që nuk ka garantuar zhvillimin normal të protestës.
5. Të hetohet e gjithë sjellja me veprime apo mos veprime të Ministrit të Brendshëm dhe gjuthë zinxhirot drejtues në Policinë e Shtetit.


Është e qartë se narco pushteti është në hall dhe për këtë kërkon të krijoj konflikte midis protestuesve dhe policisë e mbi të gjitha midis protestuesve dhe qytetarëve. Ne nuk ndalemi.
Deri në fund e deri në fitore. Mbyllja e Tik Tokut nuk e ndal dot Tik Takun e fitores më 11 maj 2025. Ndaj, bashkohuni me Ne në MOSBINDJE CIVILE, nesër datë 23 Dhjetor, ora 17:00.
O sot, o kurrë. Është rradha jonë.


PS: Më poshtë keni shkresën datë 19.12.2024 ku Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mer përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

"Është e qartë se narko pushteti është në

kalaja protesta para bashkise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet