Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama theksoi se Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me mbylljen e platformës së TikTok-ut. Në reagimin e tij të fundit në "X" Rama shkruan se ndalimi i TikTok nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Kryeministri shtoi se TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.
Rama theksoi se Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij. Ai shtoi se Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës. Rama tha se platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve dhe se vendimi nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.
Reagimi i plotë i Ramës:
Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.
????????Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në…
— Edi Rama (@ediramaal) December 22, 2024
Vendimin për mbylljen e TikTok e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Rama thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social. Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.
Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e ...
Balliu TIRANË- Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu përmes një postimi në llograinë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video në TikTok ndërsa ka reaguar në...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive ...
pamje nga aktiviteti TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se Azem Hajdari ka pasur një rol shumë të rëndësis...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në aktivitetin "Në kërkim t&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Në k&eu...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Në kërkim t&...
giorgia meloni FINLANDË- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në një deklaratë për shtyp nga Finlanda njoftoi se do t&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe për...